Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm”, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, ligjit
nr. 9154, datë 6.11.2003 ‘ʼPër arkivatʼʼ, i ndryshuar, si dhe në VKM nr. 821, datë 26.12.2024 ‘ʼPër miratimin e rregullores ‘ʼPër organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe të organeve që funksionojnë pranë sajʼʼ, si dhe në vijim të njoftimit për shpallje të datës 20.07.2026,
Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurën e pranimit të kandidatëve për jashtë sistemit të inspektimit, duke qenë se pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele nuk ka kandidatë të kualifikuar për pozicionin:
- POZICIONI VAKANT
- Pozicioni: Inspektor, në Sektorin e Inspektimit Jug
- Institucioni: Drejtoria e Inspektimit, DPA
- Qarku Gjirokastër
- Numri i vendeve vakante 1 (një)
- Klasa IV-I
- KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSAÇME
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos ketë marrë masë disiplinore në fuqi;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi;
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” në “Shkenca shoqërore”. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
- Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara sipas legjislacionit shqiptar në fuqi;
- Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë pune në profesion;
- Të ketë njohuri shumë të mira të specialitetit brenda fushës profesionale;
- Të ketë aftësi për të përcaktuar objektivat dhe për të vendosur prioritete dhe respektuar afate;
- Të ketë njohuri të mira të procedurave administrative;
- Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office: Word, Excel, PowerPoint);
- Preferohet të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze ose një gjuhe tjetër të BE-së.
- PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
- Inspekton sekretari-arkivat e institucioneve shtetërore, në bazë të ligjit ‘’Për arkivat’’, i ndryshuar dhe ligjit ‘’Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë’’.
- Ndjek zabtimin e detyrave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për inspektimin.
- Pezullon procese të punës arkivore, kur ato kryehen jashtë kërkesave të akteve ligjore, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.
- Mban kontakte pune dhe zyrtare me institucionet që ligji i detyron të dorëzojë, si pasuri kombëtare pranë arkivave tëp përhershëm në varësi të DPA-së, dokumentete e krijuara prej tyre, në afatin e parashikuar në ligj.
- Përgatit kualifikimin e punonjësve të sekretarive dhe arkivistëve në nivel vendor
- Mban kontakte pune dhe zyrtare me institucionet që ligji i detyron të dorëzojnë si pasuri kombëtare pranë ASHV përkatës, dokumentet e krijuara prej tyre, në afatin e parashkuar nga ligji.
IV. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass;
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë
- Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë;
- Dëshmi Penaliteti;
- Çdo dokumentacion tjetër, fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë), vlerësimin e fundit nga eprori direkt, vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi; trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
V. AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, Adresa: Rr. “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Business, Kati 8, Tiranë.
Afati i fundit: 10/08/2026
Rezultatet e Vlerësimit Paraprak
Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën nga jashtë sistemit 13/08/2026
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 28/08/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 28/08/2026, ora 12:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
VI. FUSHAT E TESTIMIT
Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:
- Ligji nr. 9154, datë 06.11.2003 ‘ʼPër Arkivatʼʼ;
- Normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë;
- Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 ‘ʼPër rregullat e etikës në administratën publikeʼʼ;
- Ligji nr. 119/2014 ‘ʼPër të drejtën e informimitʼʼ.
- Ligji nr. 99/2024ʼPër Inspektimin në Republikën e Shqipërisëʼʼ dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;
- VKM nr. 874, datë 29.09.20211 ‘ʼPër miratimin e rregullave për zbatimin e parimeve të etikës, të klasifikimit të veprimtarive të jashtme dhe vlerën e dhuratave, që mund të pranohen gjatë veprimtarisë së nëpunësit të administrates publikeʼʼ
VII. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- Testimi me shkrim, deri në 60 (gjashtëdhjetë) pikë;
- Intervista me gojë deri në 30 (tridhjetë) pikë;
- vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 10 pikë;