Në zbatim të ligjit nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, Urdhrit nr. 232 datë 05.12.2024 për “Disa ndryshime në urdhrin nr. 119 datë 28.07.2022 të Kryeministrit “Për miratimin e strukturës dhe të Organikës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”, VKM nr. 241 datë 27.03.2013 “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”. si dhe në vijim të kërkesës për shpallje nr. 2898 prot., datë 10.09.2026,
Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele për pozicionin:
POZICION VAKANT
Pozicioni: Inspektor
Institucioni: Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Rajonale Vlorë
Numri i vendeve vakante 1 (një)
– Klasa IV-3
LËVIZJA PARALELE
I. KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSACME
Kandidati duhet të plotësoj këto kritere:
Të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori;
Të jetë shtetas shqiptar;
Të mos ketë masë disiplinore në fuqi që nuk është shuar sipas legjislacionit përkatës;
Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit “mirë, “shumë mire” ose “shkëlqyeshëm”;
Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së Inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse;
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor”,nivelit “Master i Shkencave” ose “Master Profesional” në një nga fushat e studimit të ofruara në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, që përfshijnë fushat, në shkencat juridike, inxhinierike (inxhinieri mekanike, inxhinieri elektronike), mjekësore, ekonomike, të natyrës (biologji, fizikë, kimi), sociale, në përputhje me objektin e sektorit.
Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
II. PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
Kryen inspektime, sipas përcaktimeve në programimin e inspektimit.
Zbaton procedurat dhe hapat e inspektimit sipas ligjit Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjeve e akteve të tjera nënligjore në fushën e shëndetit publik që janë në fuqi.
Kryen detyrat që i ngarkohen konform legjislacionit në fuqi, në kohë dhe me cilësi si dhe duke respektuar me rigorozitet kërkesat dhe parimet kryesore si objektiviteti, korrektësia, konfidencialiteti, profesionalizmi etj.
Gjatë ushtrimit të detyrës, ruan konfidencialitetin e të dhënave dhe jep informacion vetëm në bazë dhe brenda kufijve të ligjit dhe rregullores te institucionit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të dhënave që lidhen me veprimtarinë tregtare apo profesionale të subjektit të inspektimit apo personave të tjerë.
Gjatë ushtrimit të kontrollit, është i detyruar të zbatojë të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi si dhe akte të tjera administrative që janë në funksion të veprimtarisë në fushën e inspektimeve.
Mban lidhje të vazhdueshme me përgjegjësin e sektorit dhe i njofton ata për ecurinë dhe problemet që evidentohen gjatë ushtrimit të inspektimit dhe për masat e ndërhyrjet që kërkohen në proces në varësi të këtyre problemeve.
I kërkon përgjegjësit të sektorit për zgjatjen e afatit të programuar për përfundimin e inspektimit, kur e gjykon të nevojshme dhe e argumenton atë me volum më të madh pune nga parashikimi apo për probleme të ndryshme të dala gjatë procesit të inspektimit.
Bazuar në rezultatet dhe dokumentacionin e inspektimit, harton relacion inspektimi, ku pasqyrohen përfundimet e arritura nga inspektimi.
Merr dokumente për sigurimin e provave dhe fotokopje të vërtetuara me origjinalin të dokumenteve për veprimet që kanë lidhje me inspektimin që ushtrohet.
Në përfundim të të gjithë fazave dhe procedurave të kontrollit të çdo subjekti plotëson dosjen e kontrollit në inventarin e së cilës evidentohet dhe administratohet i gjithë dokumentacioni i kontrollit sipas kërkesave të përcaktuara.
Dorëzon tek përgjegjësi i sektorit ose një punonjësi të autorizuar prej tij, dosjen e plotësuar si më sipër dhe me shkresën evidentuese për çdo inspektim të përfunduar.
Mban përgjegjësi ligjore, disiplinore, administrative, sipas rastit, për vërtetësinë dhe saktësinë e rezultateve të punës së tij inspektuese.
Inspektorët që ngarkohen me shqyrtimin e denoncimeve duhet të marrin çdo informacion dhe dokumentacion të nevojshëm nga përgjegjësi i sektorit dhe për përfundimet e procesit të njoftojnë organet përkatëse dhe subjektin denoncues.
Merr masë administrative në rastet e konstatimit të shkeljeve ligjore së bashku me inspektorët e tjerë të grupit.
Përgjigjet para përgjegjësit të Sektorit për realizimin e detyrave të ngarkuara.
Mban përgjegjësi për bazën materiale të praktikave inspektuese.
III. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
Kërkesa për punësim;
Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
Dëshmi Penaliteti;
Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
IV. AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
Afati i fundit: 17/09/2026.
V. FAZAT E KONKURRIMIT
- Vlerësimi Paraprak Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele 21 / 09 /2026,
- Intervista me gojë
Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 02/10/2026, ora 11:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
VI. FUSHAT E TESTIMIT
Kandidatët gjatë testimit me shkrim do të vlerësohen në lidhje me:
a. Ligjin nr. 99/2024 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
b. Ligjin nr. 7643 datë 09.12.1992 “Për Inspektimin Sanitar” i ndryshuar;
c. Ligjin nr. 15/2016 “Për Parandalimin dhe Luftimin e Infeksioneve dhe Sëmundjeve Infektive”, i ndryshuar;
d. Ligjin Nr.10 107, datë 30.3.2009 “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
e. Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
f. Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”.
Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen edhe në lidhje më:
• Njohuritë profesionale, kompetencat funksionale, aftësitë e komunikimit, motivimin dhe integritetin personal.
VII. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
a. vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 40 (dyzet) pikë;
b. intervista me gojë 60 (gjashtëdhjetë) pikë.