Në zbatim të ligjit nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, ligjit nr. 9154, datë 6.11.2003 ‘ʼPër arkivatʼʼ, i ndryshuar, si dhe në VKM nr. 821, datë 26.12.2024 ‘ʼPër miratimin e rregullores ‘ʼPër organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe të organeve që funksionojnë pranë sajʼʼ, si dhe kërkesës për shpallje të vendeve vakante nr. 7217 Prot., datë 16.07.2026
Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele për pozicionin:
POZICION VAKANT
- Pozicioni: Inspektor, në Sektorin e Inspektimit Jug,
- Institucioni: Drejtoria e Inspektimit, DPA
- Qarku: Gjirokastër
- Numri i vendeve vakante 1 (një)
- Klasa IV-1
LËVIZJA PARALELE
- KRITERET E PËRGJITHSHMEDHETËPOSACME
Kandidati duhet të plotësoj këto kritere:
- Të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit “mirë, “shumë mire” ose “shkëlqyeshëm”;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së Inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” në “Shkenca shoqërore”. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
- Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara sipas legjislacionit shqiptar.
- Të ketë përfunduar me sukses ciklin e studimeve, sipas kërkesave të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
- Të plotësojë kriteret dhe kërkesat e posaçme për pozicionin e punës sipas kërkesave të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
- PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
- Inspekton sekretari-arkivat e institucioneve shtetërore vendore, në bazë të ligjit “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjit “Për arkivat”, i ndryshuar.
- Ndjek zbatimin e detyrave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për inspektimet.
- Pezullon procese të punës arkivore, kur ato kryhen jashtë kërkesave të akteve ligjore e nënligjore dhe merr masa administrative dhe sanksione ligjore në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.
- Mban kontakte pune dhe zyrtare me institucionet që ligji i detyron të dorëzojnë si pasuri kombëtare pranë arkivave të përhershëm në varësi të DPA-së, dokumentet e krijuara prej tyre, në afatin e parashikuar nga ligji.
- Organizon konsulta e takime me arkivistët dhe titullarët e institucioneve të qarkut të tij të veprimit për mbarëvajtjen e punëve arkivore.
- Dhënien e mendimeve për unifikimin dhe zgjidhjen e problematikave në fushën e arkivave, nëpërmjet përmirësimit të akteve ligjore dhe nënligjore, procedurave dhe akteve të tjera administrative.
- Ndihmon funksionimin e komisioneve të ekspertizës në institucionet vendore. Asiston e kontrollon përpunimin e dokumenteve të institucioneve të administratës shtetërore rajonale e vendore, që përgatiten për t’u dorëzuar në arkivin e përhershëm.
- Merr në dorëzim dhe e dorëzon në arkivin e përhershëm përkatës, dokumentacionin e përpunuar të institucioneve vendore.
- DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar.
- Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penaliteti;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj
- AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë
Afati i fundit: 21/09/2026
- FAZAT E KONKURRIMIT
- Vlerësimi Paraprak
- Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele 24 /09/2026
- Intervista me gojë
Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 06/10/2026, ora 10:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
- FUSHAT E TESTIMIT
Kandidatët gjatë testimit me shkrim do të vlerësohen në lidhje me:
- Ligji nr. 9154, datë 06.11.2003 ‘ʼPër Arkivatʼʼ;
- Normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë;
- Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 ‘ʼPër rregullat e etikës në administratën publike”;
- Ligji nr. 119/2014 ‘ʼPër të drejtën e informimit.
- Ligji nr. 99/2024ʼPër Inspektimin në Republikën e Shqipërisëʼʼ dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;
- VKM nr. 874, datë 29.09.20211 ‘ʼPër miratimin e rregullave për zbatimin e parimeve të etikës, të klasifikimit të veprimtarive të jashtme dhe vlerën e dhuratave, që mund të pranohen gjatë veprimtarisë së nëpunësit të administrates publikeʼʼ.
Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen edhe në lidhje më:
Njohuritë profesionale, kompetencat funksionale, aftësitë e komunikimit, motivimin dhe integritetin personal.
- MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Vlerësimi bëhet sipas kësaj skeme:
- Intervista me gojë – deri në 60 pikë;
- Dokumentacioni – deri në 40 pikë.