Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ligjit Nr.7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM Nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM Nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM Nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm, si dhe të Urdhrit të Kryeministrit Nr. 144, datë 02.09.2025, ”Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm,
Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele, konkurrimit për ngritjen në detyrë dhe nga jashtë sistemit të inspektimit, në Inspektoratin e Përgjithshëm, për grupin e pozicioneve:
• Inspektor, Sektori i Koordinimit të Inspektimeve Online dhe Statistikës, në Inspektoratin e Përgjithshëm
- Klasa IV-1 ( 1 vakantë)
- Lëvizja Paralele
Kandidati duhet të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori.
Kërkesat që duhet të plotësojë kandidati për pozicionin “inspektor”, në Sektorin e Koordinimit të Inspektimeve Online dhe Statistikës.
• Të jetë shtetas shqiptarë;
• Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
• Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
• Të mos ketë masë disiplinore në fuqi që nuk është shuar sipas legjislacionit përkatës;
• Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit “mirë, “shumë mire”;
• Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose “Master Profesional” në një nga fushat: informatike dhe teknologji informacioni (informatikë, inxhinieri informatike, elektronike, sisteme informacioni, teknologji informacioni), statistikë dhe analiza e të dhënave (statistikë, data science, matematikë e aplikuar), ekonomike dhe menaxheriale (ekonomi, menaxhim, financë, analitikë ekonomike), juridike dhe administrim publik (drejtësi, administrim publik, politika publike), ose fusha të afërta, në përputhje me funksionin e koordinimit të inspektimeve online, përpunimit të të dhënave dhe raportimit statistikor, sipas përcaktimeve të miratuara nga Inspektori i Përgjithshëm.
• Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara sipas legjislacionit shqiptar.
• Të ketë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion;
• Të ketë aftësi të mira analitike në hartimin e dokumenteve teknike;
• Të kenë njohuri të mira të procedurave administrative, si dhe në përdorimin e programve bazë kompjuterike (MS Offise; Word; Excel; Power Point)
• Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze;
Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin “inspektor”, në Sektorin e Koordinimit të Inspektimeve Online dhe Statistikës:
• Zbaton inspektimet sipas udhëzimeve të Shefes së Sektorit; mbledh dhe përpunon të
• dhëna.
• Bashkëpunon me kolegët dhe institucionet për shkëmbimin e informacionit.
• Zbaton programet e inspektimeve të miratuara.
• Përgatit raporte periodike mbi rezultatet e inspektimeve dhe analizat statistikore.
• Harton raporte të rregullta për drejtuesit dhe strukturat përkatëse.
• Ofron asistencë teknike dhe metodologjike për përdoruesit e sistemit eInspektimi.
• Monitoron platformën digjitale dhe raporton problematikat teknike.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
• Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
• Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
• Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
• Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
• Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
• Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
• Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
• Dëshmi Penaliteti;
• Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
• Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
• Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me kërkesën ku për pozicionin ku aplikohet, për lëvizjen paralele, duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë, brenda datës 28.09.2026.
Rezultatet e Vlerësimit Paraprak
Në datën 01/10/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele.
Rezultatet e Vlerësimit Përfundimtar
Në datën 06/10/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën përfundimtar të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele.
Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 09/10/2026, ora 10:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista:
• Njohuritë mbi ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
• Njohuritë mbi VKM nr.16.8.2013,“Për përcaktimin e procedurave të ushtrimit të kompetencave të Inspektoratit Qendror dhe të rregullave për përmbajtjen dhe administrimin e portalit unik “e-inspektimi”;
• Njohuritë mbi VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
a) vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 40 (dyzet) pikë;
b) intervista me gojë 60 (gjashtëdhjetë) pikë
- Ngritja në detyrë
Nëse pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele nuk ka kandidatë të kualifikuar ose nuk rezulton asnjë fitues, do të vijohet me procedurën e ngritjes në detyrë ose me procedurën e pranimit nga jashtë sistemit të inspektimeve.
Kërkesat që duhet të plotësojë kandidati për pozicionin “inspektor”, në Sektorin e në Sektorin e Koordinimit të Inspektimeve Online dhe Statistikës:
• Të jetë shtetas shqiptarë;
• Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
• Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
• Të mos ketë masë disiplinore në fuqi që nuk është shuar sipas legjislacionit përkatës;
• Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit “mirë, “shumë mire”;
• Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose “Master Profesional në një nga fushat: informatike dhe teknologji informacioni (informatikë, inxhinieri informatike, elektronike, sisteme informacioni, teknologji informacioni), statistikë dhe analiza e të dhënave (statistikë, data science, matematikë e aplikuar), ekonomike dhe menaxheriale (ekonomi, menaxhim, financë, analitikë ekonomike), juridike dhe administrim publik (drejtësi, administrim publik, politika publike), ose fusha të afërta, në përputhje me funksionin e koordinimit të inspektimeve online, përpunimit të të dhënave dhe raportimit statistikor, sipas përcaktimeve të miratuara nga Inspektori i Përgjithshëm.
• Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara sipas legjislacionit shqiptar;
• Të ketë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion;
• Të ketë aftësi të mira analitike në hartimin e dokumenteve teknike;
• Të kenë njohuri të mira të procedurave administrative, si dhe në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Offise; Word; Excel; Power Point)
• Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze;
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
• Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
• Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
• Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
• Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
• Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
• Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
• Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
• Dëshmi Penalitetit;
• Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
• Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
• Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me kërkesën ku për pozicionin ku aplikohet, për ngritje në detyrë duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë, brenda datës 01/10/2026.
Rezultatet e Vlerësimit Paraprak
Në datën 05/10/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë.
Rezultatet e Vlerësimit Përfundimtar
Në datën 12/10/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën përfundimtar të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 16/10/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 16/10/2026, ora 13:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:
• Njohuritë mbi ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
• Njohuritë mbi VKM nr.16.8.2013,“Për përcaktimin e procedurave të ushtrimit të kompetencave të Inspektoratit Qendror dhe të rregullave për përmbajtjen dhe administrimin e portalit unik “e-inspektimi”;
• Njohuritë mbi VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”.
Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
• Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimet e pozicioneve të punës;
• Eksperiencat e tyre të mëparshme;
• Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
a) Testimi me shkrim, deri në 40 (dyzet) pikë;
b) Intervista me gojë deri në 40 (dyzet) pikë;
c) vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 20 pikë;
- Konkurrimi nga jashtë sistemit
Procedura e konkurrimit nga jashtë vetëm në mungesë të kandidatëve konkurrues nga sistemi i karrierës.
Kriteret e përgjithshme:
• Të jetë shtetas shqiptar;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të zotërojë shumë mirë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
• Të jetë në kushte shëndetësore që lejojnë kryerjen e detyrës;
• Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për një krim ose kundërvajtje penale me dashje;
• Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore e largimit nga puna në 5 vitet e fundit;
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, analize dhe prezantimi.
Kriteret e arsimit:
• Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose “Master Profesional” në një nga fushat: informatike dhe teknologji informacioni (informatikë, inxhinieri informatike, elektronike, sisteme informacioni, teknologji informacioni), statistikë dhe analiza e të dhënave (statistikë, data science, matematikë e aplikuar), ekonomike dhe menaxheriale (ekonomi, menaxhim, financë, analitikë ekonomike), juridike dhe administrim publik (drejtësi, administrim publik, politika publike), ose fusha të afërta, në përputhje me funksionin e koordinimit të inspektimeve online, përpunimit të të dhënave dhe raportimit statistikor, sipas përcaktimeve të miratuara nga Inspektori i Përgjithshëm.
• Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara sipas legjislacionit shqiptar.
• Të ketë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion;
• Të ketë aftësi të mira analitike në hartimin e dokumenteve teknike;
• Të kenë njohuri të mira të procedurave administrative, si dhe në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Offise; Word; Excel; Power Point)
• Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze;
Kriteret e përvojës:
• Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë pune në profesion;
• Të ketë njohuri shumë të mira në administrimin dhe mbikëqyrjen e platformave elektronike të inspektimeve;
• Të ketë aftësi për të analizuar dhe raportuar mbi të dhënat e mbledhura nga sistemet online;
• Të ketë aftësi të mira teknike për mirëmbajtjen dhe përdorimin e sistemeve elektronike;
• Të ketë njohuri shumë të mira të procedurave administrative;
• Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office: Word, Excel, PowerPoint);
• Preferohet të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze ose një gjuhe tjetër të BE-së.
Kritere shtesë të veçanta:
• Preferohet të ketë eksperiencë pune në projekte ndërkombëtare ose bashkëpunime institucionale ndërkombëtare në fushën e sistemeve online;
• Preferohet të ketë trajnime dhe certifikime që lidhen pozicionin.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
• Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
• Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
• Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
• Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
• Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
• Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
• Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
• Dëshmi Penalitetit;
• Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
• Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
• Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me kërkesën ku për pozicionin ku aplikohet, për jashtë sistemit, duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë, brenda datës 01/10/2026.
Rezultatet e Vlerësimit Paraprak
Në datën 05/10/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë.
Rezultatet e Vlerësimit Përfundimtar
Në datën 12/10/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën përfundimtar të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 16/10/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 16/10/2026, ora 14:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:
• Njohuritë mbi ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
• Njohuritë mbi VKM nr.16.8.2013,“Për përcaktimin e procedurave të ushtrimit të kompetencave të Inspektoratit Qendror dhe të rregullave për përmbajtjen dhe administrimin e portalit unik “e-inspektimi”;
• Njohuritë mbi VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”.
Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
• Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimet e pozicioneve të punës;
• Eksperiencat e tyre të mëparshme;
• Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
a) Testimi me shkrim, deri në 60 pikë;
b) Intervista me gojë deri në 30 pikë;
c) vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë deri në 10 pikë;