NJOFTIM PËR SHPALLJE VENDE VAKANTE

Në zbatim të ligjit nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, ligjit nr. 9154, datë 6.11.2003 ‘ʼPër arkivatʼʼ, i ndryshuar, si dhe në VKM nr. 821, datë 26.12.2024 ‘ʼPër miratimin e rregullores ‘ʼPër organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe të organeve që funksionojnë pranë sajʼʼ, si dhe kërkesës për shpallje të vendeve vakante nr. 9610 Prot., datë 16.09.2026

Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele për pozicionin:

POZICION VAKANT

  • Pozicioni: Përgjegjës Sektori, në Sektorin e Inspektimit Qendror, Drejtoria e Inspektimit
  • Institucioni: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
  • Numri i vendeve vakante 1 (një)
  • Klasa III-2

LËVIZJA PARALELE

  1. KRITERET E PËRGJITHSHMEDHETËPOSACME

Kandidati duhet të plotësoj këto kritere:

  • Të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit “mirë, “shumë mire” ose “shkëlqyeshëm”;
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” në “Shkenca shoqërore”. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
  • Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara sipas legjislacionit shqiptar.
  • Të ketë përfunduar me sukses ciklin e studimeve, sipas kërkesave të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
  • Të plotësojë kriteret dhe kërkesat e posaçme për pozicionin e punës sipas kërkesave të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
  1. PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
  • Inspekton sekretari-arkivat e institucioneve shtetërore që ligji I detyron të dorëzoj dokumente pune arkivave të sistemit, si dhe ne arkivat e personave juridik e fizik privat që administrojnë dokumente me rëndësi historike kombëtare (RHK), sipas ligjit ‘’Për Arkivat’’, i ndryshuar dhe ligjit ‘’Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë’’.
  • Organizon, drejton, koordinon dhe kontrollon punën e sektorit dhe të punonjësve që janë në varësi të tij.
  • Mban kontakte pune dhe zyrtare me institucionet që ligji i detyron të dorëzojnë si pasuri kombëtare pranë arkivave të përhershëm në varësi të DPA-së, dokumentet e krijuara prej tyre në afatin e parashikuar nga ligji.
  • Organizon konsulta e takime me arkivistë të institucioneve vendore për mbarëvajtjen e punëve arkivore.
  • Mirëmban dhe mbikëqyr data bazën e konsoliduar të institucioneve vendore.
  • Drejton, kontrollon dhe ndihmon inspektorët për pasurimin e fondeve arkivore të ardhura nga institucionet.
  • Harton raporte paraprake dhe përfundimtare për veprimtarinë inspektuese.
  1. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar.
  • Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj
  1. AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT

Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë

Afati i fundit: 01/10/2026

  • FAZAT E KONKURRIMIT
  1. Vlerësimi Paraprak
  • Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele 05 /10 /2026
  • Intervista me gojë

Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 16/10/2026, ora 11:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.

  • FUSHAT E TESTIMIT

Kandidatët gjatë testimit me shkrim do të vlerësohen në lidhje me:

  • Ligji nr. 9154, datë 06.11.2003 ‘ʼPër Arkivatʼʼ;
  • Normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë;
  • Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 ‘ʼPër rregullat e etikës në administratën publike”;
  • Ligji nr. 119/2014 ‘ʼPër të drejtën e informimit.
  • Ligji nr. 99/2024ʼPër Inspektimin në Republikën e Shqipërisëʼʼ dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;
  • VKM nr. 874, datë 29.09.20211 ‘ʼPër miratimin e rregullave për zbatimin e parimeve të etikës, të klasifikimit të veprimtarive të jashtme dhe vlerën e dhuratave, që mund të pranohen gjatë veprimtarisë së nëpunësit të administrates publikeʼʼ.

Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen edhe në lidhje më:

Njohuritë profesionale, kompetencat funksionale, aftësitë e komunikimit, motivimin dhe integritetin personal.

  • MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Vlerësimi bëhet sipas kësaj skeme:

  • Intervista me gojë – deri në 60 pikë;
  • Dokumentacioni – deri në 40 pikë.

NGRITJA NË DETYRË

  1. KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSACME

Kandidati duhet të plotësoj këto kritere:       

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi që nuk është shuar sipas legjislacionit përkatës;
  • Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit “mirë, “shumë mire” ose “shkëlqyeshëm”;
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse;
  • Të ketë përfunduar me sukses ciklin e studimeve, sipas kërkesave të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
  • Të plotësojë kriteret dhe kërkesat e posaçme për pozicionin e punës sipas kërkesave të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Për pozicionin “përgjegjës sektori” kandidati duhet të ketë të paktën 3 (tri) vite përvojë pune në pozicionin “inspektor” në drejtorinë rajonale/2 (dy) vjet në drejtorinë qendrore të inspektorateve qendrore apo të strukturave të tjera inspektuese ose 1 (një) vit në Inspektoratin e Përgjithshëm.
  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional” përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Shkenca shoqërore.
  • Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njësuara sipas legjislacionit shqiptar.
  1. PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
  • Inspekton sekretari-arkivat e institucioneve shtetërore që ligji I detyron të dorëzoj dokumente pune arkivave të sistemit, si dhe ne arkivat e personave juridik e fizik privat që administrojnë dokumente me rëndësi historike kombëtare (RHK), sipas ligjit ‘’Për Arkivat’’, i ndryshuar dhe ligjit ‘’Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë’’.
  • Organizon, drejton, koordinon dhe kontrollon punën e sektorit dhe të punonjësve që janë në varësi të tij.
  • Mban kontakte pune dhe zyrtare me institucionet që ligji i detyron të dorëzojnë si pasuri kombëtare pranë arkivave të përhershëm në varësi të DPA-së, dokumentet e krijuara prej tyre në afatin e parashikuar nga ligji.
  • Organizon konsulta e takime me arkivistë të institucioneve vendore për mbarëvajtjen e punëve arkivore.
  • Mirëmban dhe mbikëqyr data bazën e konsoliduar të institucioneve vendore.
  • Drejton, kontrollon dhe ndihmon inspektorët për pasurimin e fondeve arkivore të ardhura nga institucionet.
  • Harton raporte paraprake dhe përfundimtare për veprimtarinë inspektuese
  • DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar.
  • Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj
  1. AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT

Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë

Afati i fundit: 04/ 10/2026

  1. FAZAT E KONKURRIMIT
  • Vlerësimi Paraprak
  • Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele 07 /10 /2026
  • Intervista me gojë

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 23/10/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 23/10/2026, ora 12:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.

  • FUSHAT E TESTIMIT

Kandidatët gjatë testimit me shkrim do të vlerësohen në lidhje me:

  • Ligji nr. 9154, datë 06.11.2003 ‘ʼPër Arkivatʼʼ;
  • Normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë;
  • Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 ‘ʼPër rregullat e etikës në administratën publike”;
  • Ligji nr. 119/2014 ‘ʼPër të drejtën e informimit.
  • Ligji nr. 99/2024ʼPër Inspektimin në Republikën e Shqipërisëʼʼ dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;
  • VKM nr. 874, datë 29.09.20211 ‘ʼPër miratimin e rregullave për zbatimin e parimeve të etikës, të klasifikimit të veprimtarive të jashtme dhe vlerën e dhuratave, që mund të pranohen gjatë veprimtarisë së nëpunësit të administrates publikeʼʼ.

Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen edhe në lidhje më:

Njohuritë profesionale, kompetencat funksionale, aftësitë e komunikimit, motivimin dhe integritetin personal.

  • MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Vlerësimi bëhet sipas kësaj skeme:

  1. vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 20 (njëzet) pikë;
  2. testimi me shkrim deri në 40 (dyzet) pikë;
  3. intervista me gojë 40 (dyzet) pikë

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit