NJOFTIM PËR SHPALLJE VENDE VAKANTE

Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, ligjit nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm, si dhe të Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, ”Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 708, datë 9.9.2020 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Urdhrit të Kryeministrit nr.7, datë 10.01.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Rregullores së Brendshme për organizimin dhe Funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të miratuar me Urdhrin nr. 297, datë 23.6.2022 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,

Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele, konkurrimit për ngritjen në detyrë , në Inspektoratin e Përgjithshëm, pozicioni:

  • Inspektor në Sektorin e Kontrollit të Ushqimit, Ushqimit për Kafshë dhe OBU në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Tiranë

– Klasa IV-2 (2 vakantë)

  1. Lëvizja Paralele

Kandidati duhet të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori.

Kërkesat që duhet të plotësojë kandidati për pozicionin “Inspektor” në Sektorin e Kontrollit Ushqimit, Ushqimit për Kafshë dhe OBU në Drejtorinë Rajonale AKU

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit në njërin nga nivelet: “mirë”, “shumë mirë” ose “shkëlqyeshëm”;
  • Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse.
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” në fushat: Mjekësi Veterinare/ Bioteknologji Ushqimore/ Shkencat dhe Teknologjitë Ushqimore/Shkencat e ushqimit dhe të ushqyerit /Mercologji/ Inxhinieri Agroushqimore në profilet Vreshtari- Enologji /Teknologji Agroushqimore /Inxhinieri Agrare në profilet – Zootekni – Zootekni dhe Siguria e Produkteve Blegtorale–Akuakulturë dhe Peshkim/Bioteknologji Molekulare dhe Industriale/Kimi/Biologji/Biokimi/Inxhinieri Agrare në profilet Mbrojtje Bimësh/ Hortikulturë/ Prodhim Bimor/Agronomi e Përgjithshme/ ose në fusha të tjera që përshtaten me pozicionin e shpallur vakant.
  • Diplomat e marra jashtë vendit duhet të duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
  • Të ketë përfunduar me sukses ciklin e studimeve, sipas kërkesave të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
  • Të kenë njohuri të mira të procedurave administrative, si dhe në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office; Word; Excel; Power Point)
  • Të plotësojë kriteret dhe kërkesat e posaçme për pozicionin e punës, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
  • Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin “Inspektor” në Sektorin e Kontrollit Ushqimit, Ushqimit për Kafshë dhe OBU në Drejtorinë Rajonale AKU, është:
  • Kryen kontrolle zyrtare në fushën e sigurisë ushqimore për ushqimet duke përfshirë prodhimin, përpunimin, magazinimin dhe tregtimin e produkteve ushqimore dhe ushqimit për kafshë.
  • Kryen kontrolle zyrtare paraprake për të vërtetuar/verifikuar nëse janë plotësuar kërkesat tekniko-teknologjike, si dhe verifikimin e dokumentacionit të nevojshëm për licencimin/pezullimin e aktivitetit apo propozim për revokimin e licencës të operatoreve të biznesit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë.
  • Shqyrton aplikimet e kryera nga OBU-të për notifikimin e etiketave të produkteve ushqimore.
  • Kryen kontrollin zyrtar dhe është përgjegjës për marrjen e masave parandaluese e korrigjuese me qëllim menaxhimin e riskut në lidhje me njoftimet që vijnë nga RASFF dhe/ose ankesa nga burime të tjera informative, në fushën e ushqimit dhe ushqimit për kafshë duke siguruar të dhëna të sakta dhe kthimin e përgjigjeve në Drejtorinë e Përgjithshme.
  • Mbledh dhe organizon informacionin bazë, cilësor dhe sasior, në fushën e ushqimit dhe ushqimit për kafshë.
  • Në bashkëpunim me përgjegjësin e sektorit, ndihmon në përgatitjen e planit vjetor me baze risku dhe marrjes se mostrave për kontrollin zyrtarë të ushqimit dhe ushqimit për kafshë.
  • Bën raportim ditor të kontrolleve zyrtare të kryera prej tij pranë përgjegjësit të Sektorit të Kontrollit të Ushqimit, Ushqimit për Kafshë dhe OBU.
  • Me miratimin e Kryeinspektorit rajonal, bashkëpunon me policinë e rendit, tatim-taksa dhe institucione të tjera për kryerjen e veprimeve të përbashkëta ndërhyrëse në fushën e sigurisë ushqimore.
  • Përgjigjet për plotësimin dhe ruajtjen e dokumentacionit që përdoret gjatë kontrollit zyrtar deri në dorëzimin e tij.
  • Përditëson regjistrin e marrjes së mostrave dhe regjistrin e masave administrative.
  • Raporton tek Përgjegjësi i Sektorit të Kontrollit të Ushqimit, Ushqimit për Kafshë dhe OBU për mbarëvajtjen, ecurinë dhe problematikat e hasura gjatë kryerjes së detyrave të ngarkuara.
  • Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Përgjegjësi i Sektorit të Kontrollit të Ushqimit, Ushqimit për Kafshë dhe OBU.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me kërkesën për pozicionin ku aplikohet, për lëvizjen paralele, duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë, brenda datës 27/04/ 2026.

Rezultatet e Vlerësimit Paraprak

Në datën 30/04/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele.

Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 12/05/2026, ora 10:00, pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë.

Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuritë mbi ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 87/2012 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 16.8.2012, të Këshillit të Ministrave ‘Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre’”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 87/2013 “Për kategorizimin e prodhimit, emërtimin dhe tregtimin e vajit të ullirit dhe vajit të bërsisë së ullirit”;
  • Njohuri mbi ligjin nr.  104/2024 “Për prodhimin organik, etiketimin e produkteve organike dhe kontrollin e tyre”.

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:

  1. vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e  përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë  40 (dyzet) pikë;
  2. intervista me gojë 60 (gjashtëdhjetë) pikë

2. NGRITJA NË DETYRË

Nëse pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele nuk ka kandidatë të kualifikuar ose nuk rezulton asnjë fitues, do të vijohet me procedurën e ngritjes në detyrë

Kërkesat që duhet të plotësojë kandidati për pozicionin “inspektor” në Sektorin e Kontrollit Ushqimit, Ushqimit për Kafshë dhe OBU në Drejtorinë Rajonale AKU

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit në njërin nga nivelet: “mirë”, “shumë mirë” ose “shkëlqyeshëm”;
  • Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse.
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” në fushat: Mjekësi Veterinare/ Bioteknologji Ushqimore/ Shkencat dhe Teknologjitë Ushqimore/Shkencat e ushqimit dhe të ushqyerit /Mercologji/ Inxhinieri Agroushqimore në profilet Vreshtari- Enologji /Teknologji Agroushqimore /Inxhinieri Agrare në profilet – Zootekni – Zootekni dhe Siguria e Produkteve Blegtorale–Akuakulturë dhe Peshkim/Bioteknologji Molekulare dhe Industriale/Kimi/Biologji/Biokimi/Inxhinieri Agrare në profilet Mbrojtje Bimësh/ Hortikulturë/ Prodhim Bimor/Agronomi e Përgjithshme/ ose në fusha të tjera që përshtaten me pozicionin e shpallur vakant.
  • Diplomat e marra jashtë vendit duhet të duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
  • Të ketë përfunduar me sukses ciklin e studimeve, sipas kërkesave të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
  • Të kenë njohuri të mira të procedurave administrative, si dhe në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office; Word; Excel; Power Point)
  • Të plotësojë kriteret dhe kërkesat e posaçme për pozicionin e punës, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
  • Për pozicionin “Inspektor” kandidati duhet të ketë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në pozicionin “Inspektor” në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me kërkesën ku për pozicionin ku aplikohet, për ngritje në detyrë duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë, brenda datës 29/04/2026.

Rezultatet e Vlerësimit Paraprak

Në datën 01/05/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë.

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 14/05/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 14/05/2026, ora 12:00, pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë.

Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:

  • Njohuritë mbi ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 87/2012 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 16.8.2012, të Këshillit të Ministrave ‘Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre’”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 87/2013 “Për kategorizimin e prodhimit, emërtimin dhe tregtimin e vajit të ullirit dhe vajit të bërsisë së ullirit”;
  • Njohuri mbi ligjin nr.  104/2024 “Për prodhimin organik, etiketimin e produkteve organike dhe kontrollin e tyre”.

Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimet e pozicioneve të punës;
  • Eksperiencat e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:

  1. Testimi me shkrim, deri në 40 (dyzet) pikë;
  2. Intervista me gojë deri në 40 (dyzet) pikë;
  3. vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e  përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 20 pikë;

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit