Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, ligjit nr. 10416, datë 07.04.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, i ndryshuar; ligjit nr. 17/2020, datë 17.02.2020 “Për produktet plehëruese”; ligjit nr. 15/2022, datë 03.02.2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 105/2016 “Për mbrojtjen e bimëve”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, ”Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 708, datë 9.9.2020 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Urdhrit të Kryeministrit nr.7, datë 10.01.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Rregullores së Brendshme për organizimin dhe Funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të miratuar me Urdhrin nr. 297, datë 23.6.2022 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,
Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele, si dhe konkurrimit për ngritjen në detyrë, në Inspektoratin e Përgjithshëm, në pozicionin:
I. POZICIONI VAKANT
- Pozicioni: Inspektor
- Struktura: Sektori i Kontrollit të Mbrojtjes së Bimëve dhe Inputeve Bujqësore
- Institucioni: Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Qarku Durrës
- Kategoria/klasa: IV-2
- Numri i vendeve vakante: 1 (një)
II. Lëvizja Paralele
Kandidati duhet të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori.
III. KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSAÇME
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit në njërin nga nivelet: “mirë”, “shumë mirë” ose “shkëlqyeshëm”;
- Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse.
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” në fushat: Inxhinieri Agrare në profilet Mbrojtje Bimësh/Hortikulturë/Prodhim Bimor/Agronomi e Përgjithshme/ Inxhineri Agromjedisi, ose në fusha të tjera që përshtaten me pozicionin e shpallur vakant.
- Diplomat e marra jashtë vendit duhet të duhet të jenë njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
- Të ketë përfunduar me sukses ciklin e studimeve, sipas kërkesave të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
- Të ketë aftësi të mira analitike në hartimin e dokumenteve teknike;
- Të kenë njohuri të mira të procedurave administrative, si dhe në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office; Word; Excel; Power Point)
- Të plotësojë kriteret dhe kërkesat e posaçme për pozicionin e punës, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
IV. PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
Inspektori:
- Kryen kontrollet zyrtare në fushën e mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore, prodhimit dhe tregtimit të Duhanit si dhe produkteve të tij, në të gjitha hallkat e zinxhirit për prodhimin, ruajtjen dhe tregtimin e tyre;
- Kryen kontrollet zyrtare paraprake për të vërtetuar/verifikuar nëse janë plotësuar kërkesat tekniko-teknologjike, si dhe verifikimin e dokumentacionit të nevojshëm për licencimin/pezullimin e aktivitetit apo propozim për revokimin e licencës të operatoreve të biznesit në fushën e mbrojtjes së bimëve dhe inputeve bujqësore;
- Kryen kontrollin zyrtar dhe është përgjegjës për marrjen e masave parandaluese e korrigjuese me qëllim menaxhimin e riskut në lidhje me njoftimet që vijnë nga RASFF dhe/ose ankesa nga burime të tjera informative, në fushën e mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore, prodhimit dhe tregtimit të duhanit si dhe produkteve të tij, duke siguruar të dhëna të sakta dhe kthimin e përgjigjeve në Drejtorinë e Përgjithshme;
- Mbledh dhe organizon informacionin bazë, cilësor dhe sasior, në fushën e mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore, prodhimit dhe tregtimit të duhanit, si dhe produkteve të tij;
- Në bashkëpunim me përgjegjësin e sektorit, ndihmon në përgatitjen e planit vjetor me bazë risku dhe marrjes së mostrave për kontrollin zyrtar në fushën e mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore, prodhimit dhe tregtimit të duhanit si dhe produkteve të tij;
- Bën raportim ditor të kontrolleve zyrtare të kryera prej tij pranë përgjegjësit të Sektorit të Kontrollit të Mbrojtjes së Bimëve dhe Inputeve Bujqësore;
- Me miratimin e Kryeinspektorit rajonal bashkëpunon me policinë e rendit, tatim-taksa dhe institucione të tjera për kryerjen e veprimeve të përbashkëta ndërhyrëse në fushën e sigurisë ushqimore;
- Përgjigjet për plotësimin dhe ruajtjen e dokumentacionit që përdoret gjatë kontrollit zyrtar deri në dorëzimin e tij;
- Përditëson regjistrin e marrjes së mostrave dhe regjistrin e masave administrative;
- Raporton tek Përgjegjësi i Sektorit të Kontrollit të Mbrojtjes së Bimëve dhe Inputeve Bujqësore për mbarëvajtjen, ecurinë dhe problematikat e hasura gjatë kryerjes së detyrave të ngarkuara;
- Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Përgjegjësi i Sektorit të Kontrollit të Mbrojtjes së Bimëve dhe Inputeve Bujqësore.
V. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penaliteti;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
VI. AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, Adresa: Rr. “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Business, Kati 8, Tiranë. Afati i fundit: 07.05.2026
VII. FAZAT E KONKURRIMIT
1. Vlerësimi paraprak
- Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele: 11.05.2026
2. Testimi dhe intervista
- Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 25.05.2026, ora 10:00 pranë Inspektoratit të Përgjithshëm
VIII. FUSHAT E TESTIMIT
Testimi do të përfshijë njohuri mbi:
- Ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në republikën e shqipërisë”;
- Ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i republikës së shqipërisë”;
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Ligjin nr. Ligji nr. 10416, datë 07.04.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, i ndryshuar;
- Ligjin nr. 17/2020, datë 17.02.2020 “Për produktet plehëruese”;
- Ligjin nr. 15/2022, datë 03.02.2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 105/2016 ‘për mbrojtjen e bimëve’”.
IX. VLERËSIMI I KANDIDATËVE
Vlerësimi bëhet sipas kësaj skeme:
- Intervista me gojë – deri në 60 pikë;
- Dokumentacioni – deri në 40 pikë.
I. NGRITJA NË DETYRË
Nëse pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele nuk ka kandidatë të kualifikuar ose nuk rezulton asnjë fitues, do të vijohet me procedurën e ngritjes në detyrë.
II. KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSAÇME
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit në njërin nga nivelet: “mirë”, “shumë mirë” ose “shkëlqyeshëm”;
- të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” në fushat: Inxhinieri Agrare në profilet Mbrojtje Bimësh/Hortikulturë/Prodhim Bimor/Agronomi e Përgjithshme/ Inxhineri Agromjedisi, ose në fusha të tjera që përshtaten me pozicionin e shpallur vakant.
- Diplomat e marra jashtë vendit duhet të duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” në fushat: Inxhinieri Agrare në profilet Mbrojtje Bimësh/Hortikulturë/Prodhim Bimor/Agronomi e Përgjithshme/ Inxhineri Agromjedisi, ose në fusha të tjera që përshtaten me pozicionin e shpallur vakant
- Të ketë aftësi të mira analitike në hartimin e dokumenteve teknike;
- Të kenë njohuri të mira të procedurave administrative, si dhe në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office; Word; Excel; Power Point)
- Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Të plotësojë kriteret dhe kërkesat e posaçme për pozicionin e punës, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
- Për pozicionin “Inspektor” kandidati duhet të ketë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në pozicionin “Inspektor” në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
III. PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
Inspektori:
- Kryen kontrollet zyrtare në fushën e mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore, prodhimit dhe tregtimit të Duhanit si dhe produkteve të tij, në të gjitha hallkat e zinxhirit për prodhimin, ruajtjen dhe tregtimin e tyre;
- Kryen kontrollet zyrtare paraprake për të vërtetuar/verifikuar nëse janë plotësuar kërkesat tekniko-teknologjike, si dhe verifikimin e dokumentacionit të nevojshëm për licencimin/pezullimin e aktivitetit apo propozim për revokimin e licencës të operatoreve të biznesit në fushën e mbrojtjes së bimëve dhe inputeve bujqësore;
- Kryen kontrollin zyrtar dhe është përgjegjës për marrjen e masave parandaluese e korrigjuese me qëllim menaxhimin e riskut në lidhje me njoftimet që vijnë nga RASFF dhe/ose ankesa nga burime të tjera informative, në fushën e mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore, prodhimit dhe tregtimit të duhanit si dhe produkteve të tij, duke siguruar të dhëna të sakta dhe kthimin e përgjigjeve në Drejtorinë e Përgjithshme;
- Mbledh dhe organizon informacionin bazë, cilësor dhe sasior, në fushën e mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore, prodhimit dhe tregtimit të duhanit, si dhe produkteve të tij;
- Në bashkëpunim me përgjegjësin e sektorit, ndihmon në përgatitjen e planit vjetor me bazë risku dhe marrjes së mostrave për kontrollin zyrtar në fushën e mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore, prodhimit dhe tregtimit të duhanit si dhe produkteve të tij;
- Bën raportim ditor të kontrolleve zyrtare të kryera prej tij pranë përgjegjësit të Sektorit të Kontrollit të Mbrojtjes së Bimëve dhe Inputeve Bujqësore;
- Me miratimin e Kryeinspektorit rajonal bashkëpunon me policinë e rendit, tatim-taksa dhe institucione të tjera për kryerjen e veprimeve të përbashkëta ndërhyrëse në fushën e sigurisë ushqimore;
- Përgjigjet për plotësimin dhe ruajtjen e dokumentacionit që përdoret gjatë kontrollit zyrtar deri në dorëzimin e tij;
- Përditëson regjistrin e marrjes së mostrave dhe regjistrin e masave administrative;
- Raporton tek Përgjegjësi i Sektorit të Kontrollit të Mbrojtjes së Bimëve dhe Inputeve Bujqësore për mbarëvajtjen, ecurinë dhe problematikat e hasura gjatë kryerjes së detyrave të ngarkuara;
- Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Përgjegjësi i Sektorit të Kontrollit të Mbrojtjes së Bimëve dhe Inputeve Bujqësore.
IV. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penaliteti;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
V. AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, Adresa: Rr. “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Business, Kati 8, Tiranë. Afati i fundit: 10.05.2026
VI. FAZAT E KONKURRIMIT
1. Vlerësimi paraprak
- Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele: 13.05.2026
2. Testimi dhe intervista
- Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 27.05.2026, ora 10:00 pranë Inspektoratit të Përgjithshëm
- Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 27.05.2026, ora 12:00 pranë Inspektoratit të Përgjithshëm
VII. FUSHAT E TESTIMIT
Testimi do të përfshijë njohuri mbi:
- Ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në republikën e shqipërisë”;
- Ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i republikës së shqipërisë”;
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Ligjin nr. Ligji nr. 10416, datë 07.04.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, i ndryshuar;
- Ligjin nr. 17/2020, datë 17.02.2020 “Për produktet plehëruese”;
- Ligjin nr. 15/2022, datë 03.02.2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 105/2016 ‘për mbrojtjen e bimëve’”.
VIII. Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimet e pozicioneve të punës;
- Eksperiencat e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.
IX. VLERËSIMI I KANDIDATËVE
Vlerësimi bëhet sipas kësaj skeme:
- Testimi me shkrim – deri në 40 pikë
- Intervista me gojë – deri në 40 pikë;
- Dokumentacioni – deri në 20 pikë.