Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të inspektoratit Qendror dhe Inspektoratit të Përgjithshëm”, si dhe të Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, ”Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 708, datë 9.9.2020 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Urdhrit të Kryeministrit nr.7, datë 10.01.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Rregullores së Brendshme për organizimin dhe Funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të miratuar me Urdhrin nr. 297, datë 23.6.2022 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe në vijim të njoftimit të shpalljes së datës 20.04.2026,
Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurën e pranimit të kandidatëve për jashtë sistemit të inspektimit, duke qenë se pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë nuk ka kandidatë të kualifikuar për pozicionin:
Inspektor në sektorin e Koordinimit të Kontrollit të Mbrojtjes së Bimëve dhe Inputeve Bujqësore në Drejtorinë e Menaxhimit të Riskut dhe Koordinimit të Kontrollit Zyrtar, në Drejtorinë e Përgjithëshme të AKU-së
– Klasa II-1 (1 vakantë)
Kërkesat që duhet të plotësojë kandidati:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” ose diplomë të nivelit “Master Profesional” ose diplomë të nivelit “Master i Shkencave”/“Master profesional, të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike” ose të barazvlefshme me to, në fushat: Inxhinieri Agrare në profilet Mbrojtje Bimësh/ Hortikulturë/ Prodhim Bimor/Agronomi e Përgjithshme/ ose në fusha të tjera që përshtaten me pozicionin e shpallur vakant.
- Diplomat e marra jashtë vendit duhet të duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
- Të kenë njohuri të mira të procedurave administrative, si dhe në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office; Word; Excel; Power Point)
- Preferohet të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze ose një gjuhe tjetër të BE-së.
- Të ketë njohuri shumë të mira të specialitetit brenda fushës profesionale
- Të ketë aftësi shumë të mira Komunikimi dhe Prezantimi
- Të plotësojë kërkesat e posaçme për pozicionin e punës, të përcaktuara në shpalljen për konkurim
- Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Kryen koordinimin e kontrollit zyrtar në fushën e mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore, duhanit dhe produkteve të tij në të gjitha hallkat e zinxhirit për prodhimin, ruajtjen dhe tregtimin e tyre.
- Realizon unifikimin e praktikave të kontrolleve zyrtare në Operatorët e Biznesit që operojnë në fushën e mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore, prodhimit dhe tregtimit të duhanit si dhe produkteve të tij.
- Kryen monitorimin e sektorëve të Kontrollit të Mbrojtjes së Bimëve dhe Inputeve Bujqësore në Drejtoritë Rajonale të AKU-së.
- Merr pjesë si trupë mbështetëse në veprimtarinë e inspektimit në bashkëpunim me sektorët përkatës të Drejtorive Rajonale të AKU-së, në kryerjen e kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit që ushtrojnë aktivitetin në fushën e mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore, prodhimit dhe tregtimit të Duhanit si dhe produkteve të tij konform parashikimeve ligjore.
- Përgatit raportimet në lidhje me aktivitetet e sektorit përkatës në DR.AKU, si dhe përgatit raporte periodike të cilat i dorëzon në kohë tek përgjegjësi i sektorit.
- Kryen informimin me shkrim të SPMB-në, brenda muajit Mars të çdo viti, për sasinë dhe cilësinë e secilit PMB, qё është hedhur nё treg, si dhe është përdorur gjatë vitit tё mëparshëm kalendarik, si dhe për probleme të veçanta, që kanë lidhje me monitorimin e PMB-ve.
- Përgatit të dhëna të sakta dhe bashkëpunon me Përgjegjësin e Sektorit, ndjek dhe koordinon masat e marra në lidhje me alarmet që vijnë nga RASFF apo ankesat nga burime të tjera informative, që kanë lidhje me fushën e mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore, prodhimit dhe tregtimit të duhanit si dhe produkteve të tij.
- Përgatit raportet përkatëse sipas formatit të kërkuar për plotësimin e rekomandimeve të Raportit të Progresit, Nën-Komitetit BE-Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin mbi veprimtarinë e kryer dhe sektori dhe është pjesë e takimeve dhe delegacionit për raportim, në lidhje me proceset me miratim nga Drejtori i Drejtorisë;
- Identifikon mangësitë në aktet ligjore e nënligjore me të cilat operon sektori gjatë ushtrimit të funksioneve dhe propozon tek Përgjegjësi i Sektorit ndryshime apo shtesa në aktet ligjore e nënligjore.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penaliteti;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Rezultatet e Vlerësimit Paraprak
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me kërkesën ku për pozicionin ku aplikohet, për konkurrimin nga jashtë duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë, brenda datës 15/05/2026.
Në datën 18/05/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën jashtë sistemit të inspektimit.
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 04/06/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 04/06/2026, ora 12:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
Fusha e njohurive mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:
- Njohuritë mbi ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Njohuri mbi ligjin nr. Ligji nr. 10416, datë 07.04.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, i ndryshuar;
- Njohuri mbi ligjin nr. 17/2020, datë 17.02.2020 “Për produktet plehëruese”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 15/2022, datë 03.02.2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 105/2016 ‘Për mbrojtjen e bimëve’”.
Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencat e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- Testimi me shkrim, deri në 60 (gjashtëdhjetë) pikë;
- Intervista me gojë deri në 30 (tridhjetë) pikë;
- vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 10 pikë;