NJOFTIM PËR SHPALLJE VENDE VAKANTE

Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm”, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 893, datë 04.11.2015 “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” i ndryshuar, Urdhrit të Kryeministrit nr. 22, datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” i ndryshuar, si dhe Rregullores së Brendshme të IKMT, miratuar me Urdhrin e Ministrit nr. 424, datë 25.11.2020,

Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele dhe konkurrimit për ngritjen në detyrë, në pozicionin:

POZICIONI VAKANT

  • Pozicioni: Inspektor
  • Struktura:Sektori i Burimeve Natyrore dhe Produkteve të Ndërtimit në Drejtorinë e Inspektimit të Territorit dhe Planifikimit
  • Institucioni: Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit

numri i vendeve vakante 1 (një)

-Klasa IV-1

I. LËVIZJA PARALELE

II. KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSAÇME

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit në njërin nga nivelet: “mirë”, “shumë mirë” ose “shkëlqyeshëm”;
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së Inspektoratit qëndror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse;
  • Të ketë përfunduar me sukses ciklin e studimeve, sipas kërkesave të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të zotërojë diplomë të nivelit master shkencor, ose master profesional, në të gjitha degët e Inxhinierisë së Ndërtimit, Arkitekturës, Urbanistikës, Inxhinierisë Mekanike;
  • Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

III. PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS

  • Zbaton programin e punës sipas miratimit nga përgjegjësi i sektorit, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fushën e inspektimit.
  • Ushtron kontrolle në sektorët e Drejtorive Rajonale të IKMT– së, në bazë të metodikave dhe programeve të miratuara, jep ndihmesë për riparimin e të metave dhe përmirësimin e punës, sipas ndarjes organizative të mbulimit territorial.
  • Në zbatim të detyrave që i ngarkohen, ushtron kontrolle dhe verifikime të drejtpërdrejta, për problematika të veçanta që përfshihen në objektin e veprimtarisë të sektorit.
  • Evidenton rezultatet e kontrollit dhe së bashku me zgjidhjen e dhënë prej tij, raporton konkluzionet tek përgjegjësi i sektorit.
  • Sipas porosive të eprorëve, përpilon shkresa dhe materiale të ndryshme që lidhen me korrespondencën zyrtare të institucionit, duke nënshkruar kopjen e dokumentit që arkivohet.
  • Mban kontakt të vazhdueshëm me Drejtoritë Rajonale të IKMT- së, në lidhje me evidentimin e problemeve të ndryshme dhe zgjidhjen e tyre, shkëmbimin e informacionit të nevojshëm, si dhe çështje të tjera.
  • Në funksion të ushtrimit të iniciativës legjislative nga institucioni, merr pjesë në grupet e posaçme të punës, të ngritura me urdhër të veçantë të Kryeinspektorit, për hartimin e projekt-akteve ligjore dhe nënligjore.
  • Në mbështetje të punës të strukturave të inspektimit dhe ekzekutimit në aparatin qëndror, drejtorive rajonale të IKMT- së, aktivizohet me detyra konkrete në terren (në përputhje me profilin profesional), sipas urdhërave të dhëna nga eprorët.
  • Me urdhër të eprorit kompetent, merr pjesë në komisionet e ngritura për zbatimin e procedurave të prokurimit.

IV. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

V. AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT

Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, Adresa: Rr. “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Business, Kati 8, Tiranë. Afati i fundit: 22/05/2026

VI. FAZAT E KONKURRIMIT

1. Vlerësimi paraprak

  • Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën për procedurën e lëvizjes paralele 25/05/2026

2. Intervista me gojë

  • Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 8/06/2026, ora 10:00 pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë.

VII. FUSHAT E TESTIMIT

Testimi do të përfshijë njohuri mbi:

  • Ligjin nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  • Ligjin nr. 9780/2007 “Për Inspektimin dhe Mbrojtjen e Territorit nga Ndërtimet e Kundërligjshme” i ndryshuar me Aktin Normativ nr. 9 datë 01.10.2025;
  • Ligjin nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” i ndryshuar me Aktin Normativ nr. 8 datë 01.10.2025;
  • Ligjin nr 8402 datë 10.9.1998 “Për Kontrollin dhe Disiplinimin e Punimeve të Ndërtimit” i ndryshuar me Aktin Normativ nr. 7 datë 01.10.2025;
  • Ligjin nr 9290, datë 7.10.2004 “Për Produktet e Ndërtimit”, i ndryshuar me Ligjin nr.19/2013.

Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen edhe në lidhje me:

  • Njohuritë profesionale, kompetencat funksionale, aftësitë e komunikimit, motivimin dhe integritetin personal.

VIII. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:

  1. vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimi i përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë  40 (dyzet) pikë;
  2. intervista me gojë 60 (gjashtëdhjetë) pikë.

I. NGRITJA NË DETYRË

Nëse pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele nuk ka kandidatë të kualifikuar ose nuk rezulton asnjë fitues, do të vijohet me procedurën e ngritjes në detyrë.

II. KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSAÇME

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të ketë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion;
  • Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit në njërin nga nivelet: “mirë”, “shumë mirë” ose “shkëlqyeshëm”;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së Inspektoratit qëndror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse;
  • Të ketë përfunduar me sukses ciklin e studimeve, sipas kërkesave të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të zotërojë diplomë të nivelit master shkencor, ose master profesional, në të gjitha degët e Inxhinierisë së Ndërtimit, Arkitekturës, Urbanistikës, Inxhinierisë Mekanike;
  • Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara sipas legjislacionit shqiptar në fuqi;
  • Të ketë aftësi të mira analitike në hartimin e dokumenteve teknike;

III. PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS

  • Zbaton programin e punës sipas miratimit nga përgjegjësi i sektorit, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fushën e inspektimit.
  • Ushtron kontrolle në sektorët e Drejtorive Rajonale të IKMT– së, në bazë të metodikave dhe programeve të miratuara, jep ndihmesë për riparimin e të metave dhe përmirësimin e punës, sipas ndarjes organizative të mbulimit territorial.
  • Në zbatim të detyrave që i ngarkohen, ushtron kontrolle dhe verifikime të drejtpërdrejta, për problematika të veçanta që përfshihen në objektin e veprimtarisë të sektorit.
  • Evidenton rezultatet e kontrollit dhe së bashku me zgjidhjen e dhënë prej tij, raporton konkluzionet tek përgjegjësi i sektorit.
  • Sipas porosive të eprorëve, përpilon shkresa dhe materiale të ndryshme që lidhen me korrespondencën zyrtare të institucionit, duke nënshkruar kopjen e dokumentit që arkivohet.
  • Mban kontakt të vazhdueshëm me Drejtoritë Rajonale të IKMT- së, në lidhje me evidentimin e problemeve të ndryshme dhe zgjidhjen e tyre, shkëmbimin e informacionit të nevojshëm, si dhe çështje të tjera.
  • Në funksion të ushtrimit të iniciativës legjislative nga institucioni, merr pjesë në grupet e posaçme të punës, të ngritura me urdhër të veçantë të Kryeinspektorit, për hartimin e projekt-akteve ligjore dhe nënligjore.
  • Në mbështetje të punës të strukturave të inspektimit dhe ekzekutimit në aparatin qëndror, drejtorive rajonale të IKMT- së, aktivizohet me detyra konkrete në terren (në përputhje me profilin profesional), sipas urdhërave të dhëna nga eprorët.
  • Me urdhër të eprorit kompetent, merr pjesë në komisionet e ngritura për zbatimin e procedurave të prokurimit.

IV. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

V. AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT

Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, Adresa: Rr. “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Business, Kati 8, Tiranë. Afati i fundit: 25/05/2026

VI. FAZAT E KONKURRIMIT

1. Vlerësimi paraprak

  • Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë  28/05/2026

2. Testimi dhe intervista

  • Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën  10/06/2026, ora 10:00 pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm
  • Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 10/06/2026, ora 12:00 pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë.

VII. FUSHAT E TESTIMIT

  • Testimi do të përfshijë njohuri mbi:
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9780/2007 “Për Inspektimin dhe Mbrojtjen e Territorit nga Ndërtimet e Kundërligjshme” i ndryshuar me Aktin Normativ nr. 9 datë 01.10.2025;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” i ndryshuar me Aktin Normativ nr. 8 datë 01.10.2025;
  • Njohuri mbi ligjin nr 8402 datë 10.9.1998 “Për Kontrollin dhe Disiplinimin e Punimeve të Ndërtimit” i ndryshuar me Aktin Normativ nr. 7 datë 01.10.2025;
  • Njohuri mbi ligjin nr 9290, datë 7.10.2004 “Për Produktet e Ndërtimit”, i ndryshuar me Ligjin nr.19/2013.

Kandidatët gjatë testimit me shkrim do të vlerësohen në lidhje me:

Vlerësimin e njohurive të përgjithshme dhe të veçanta sipas kërkesave të pozicionit, në lidhje me;

  • legjislacionin për inspektimin;
  • të drejtën administrative dhe procedurën e saj;
  • rregullat e etikës;
  • fushat e veçanta, që lidhen me fushën e inspektimit të institucionit përkatës

Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen edhe në lidhje me:

  • Njohuritë profesionale, kompetencat funksionale, aftësitë e komunikimit, motivimin dhe integritetin personal.

VIII. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Vlerësimi bëhet sipas kësaj skeme:

  • 40 (dyzet) pikë për testimin me shkrim;
  • 40 (dyzet) pikë për intervistën me gojë;
  • 20 (njëzet) pikë pikë për vlerësimin e dokumentacionit, që konsiston në vlerësimin e përvojës, trajnimeve dhe certifikimeve të lidhura me fushën e inspektimit.

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit