Njoftime

Rezultatet e testimit periodik datë 03/07/2023 Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT)

Rezultatet e testimit periodik të inspektorëve të IKMT, 03/07/2023 Nr. rendor Nr. Personal Rezultati 1

Njoftim i rezultateve të testimit periodik të inspektorëve të AKBPM, datë 30.06.2023

Rezultatet e testimit periodik të inspektorëve të AKBPM, datë 30.06.2023. Nr. Nr. Identifiki Rezultati

Njoftim i rezultateve të testimit fillestar të inspektorëve të AKU datë 23.06.2023

Njoftimi i rezultatit të testimit periodik të inspektorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), datë 23 Qershor

Njoftimi i rezultatit të testimeve të datës 20, 21 dhe 22 Qershor 2023  per inspektoret e Inspektoratit Shteteror Shendetesor (ISHSH)

Njoftimi i rezultatit të testimeve të datës 20, 21 dhe 22 Qershor 2023 per

Njoftimi i rezultateve te testimit periodik te inspektoreve te ISHTI date 19.06.2023

Njoftimi i rezultateve te testimit periodik te inspektoreve te ISHTI ( Inspektorati Shteteror Teknik Industrial

Njoftim i rezultateve te testimit fillestar te inspektoreve te AKU date 14.06.2023

Rezultatet e testimit fillestar të inspektorëve të AKU ( Autoriteti Kombetar i Ushqimit ), realizuar

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit