Inspektorati Qendror, me hyrjen në fuqi të Ligjit për inspektimit në Republikën e Shqipërisë në 2011, ka mbikëqyrur dhe udhëhequr metodologjikisht Inspektoratet shtetërore dhe vendore në Republikën e Shqipërisë. Gjatë këtyre viteve misioni ynë ka qenë rritja e efektivitetit të inspektimeve me qëllim garantimin e detyrimeve ligjore me nivel të lartë për të gjitha fushë-veprimtaritë e inspektimeve në vend.
Inspektorati Qendror ka përgatitur implementimin e një draftligji të ri, për inspektimin në Republikën e Shqipërisë, i cili parashikon që gjatë viteve 2023-25, Inspektorati i Përgjithshëm Shtetëror të arrijë përmirësim cilësor të veprimtarisë inspektuese në drejtim të inspektorëve, Operatorëve të Biznesit si dhe në rritjen e besimit tek qytetarët, për funksionimin dhe zbatimin e ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin në nivel më të lartë të sigurisë dhe cilësisë së produkteve dhe shërbimeve.
Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.
Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.
Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.
Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.
Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit