NJOFTIM PËR SHPALLJE VENDE VAKANTE

Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm”, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 893, datë 04.11.2015 “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” i ndryshuar, Urdhrit të Kryeministrit nr. 22, datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” i ndryshuar, si dhe Rregullores së Brendshme të IKMT, miratuar me Urdhrin e Ministrit nr. 424, datë 25.11.2020, si dhe në vijim të njoftimit për shpallje të datës 04.08.2026,

Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurën e pranimit të kandidatëve për jashtë sistemit të inspektimit, duke qenë se pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë nuk ka kandidatë të kualifikuar për pozicionin:

  1. POZICIONI VAKANT
  • Pozicioni: Përgjegjës Sektori, në Sektorin e Inspektimit të Territorit
  • Struktura: Drejtoria Rajonale Vlorë
  • Institucioni: Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit

Numri i vendeve vakante 1 (një)

– Klasa III-2

  1. KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSAÇME

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos ketë masë disiplinore largimi nga puna 5 vitet e fundit;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi;
  • Të zotërojë Diplomë Master Shkencor dhe Profesional me 120 kredite dhe me kohëzgjatje 2 vite,  në të gjitha fushat e Inxhinierisë së Ndërtimit, Arkitekturës, Urbanistikës dhe Gjeologjisë;
  • Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara sipas legjislacionit shqiptar në fuqi;
  • Të ketë mbi 1 vit eksperiencë pune në fushën e ndërtimit, mbikëqyrjes, projektimit, zbatimit të punimeve ose kontrollit teknik;
  • Të ketë njohuri mbi legjislacionin për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit, procedurat administrative dhe legjislacionin në fuqi;
  • Të ketë aftësi për hartimin e akteve administrative, proceduarve dhe raporteve të inspektimit;
  • Të ketë njohuri në sistemet GIS, AutoCad dhe pajisje monitorimi;
  • Të zotërojë njohuri në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS office, Word, Excel, PowerPoint)
  • Preferohet të ketë trajnim dhe certifikime në fushën e kërkuar ose administrimit publik.
  • Preferohet të jenë njohës të gjuhës angleze ose një gjuhë tjetër të Bashkimit Evropian.
  1. PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
  • Mbulon veprimtarinë për ushtrimin e përgjegjësive dhe kompetencave në fushën e ndërtimit dhe planifikimit brenda territorit të qarkut, në koordinim me Drejtorinë e Inspektimit të Territorit dhe Planifikimit qendër dhe me miratim të Kryeinspektorit.
  • Në përputhje me orientimet e instancave eprore, vendos kontakte të vazhdueshme me IMT- të, institucionet e tjera të pushtetit vendor, instancat që ushtrojnë pushtetin e deleguar ekzekutiv në nivel lokal, strukturat rajonale të inspektorateve të tjera shtetërore, grupet e interesit në funksion të sigurimit të një mbështetjeje sa më të gjerë publike dhe krijimit të raporteve institucionale, të nevojshme gjatë ushtrimit të veprimtarisë.
  • Merr masa organizative për ushtrimin në vijimësi të kontrollit mbi territorin në juridiksion.
  • Përgjigjet drejtpërdrejte për aspektin organizativ dhe efektivitetin e kontrolleve dhe inspektimit pranë IMT- ve dhe/ose subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e ndërtimit.
  • Përgatit dhe propozon për miratim, pranë instancave eprore, masa operacionale, teknike dhe organizative në rastet e ndërhyrjeve për ekzekutim.
  • Jep mendimin e tij për aktet procedurale të mbajtura nga Sektori, si dhe për probleme të veçanta që i ngarkohen për trajtim dhe vlerësim dhe ia paraqet eprorit.

IV. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass;
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë
  • Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë;
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Çdo dokumentacion tjetër, fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë), vlerësimin e fundit nga eprori direkt, vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi; trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

V. AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT

Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, Adresa: Rr. “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Business, Kati 8, Tiranë. 

Afati i fundit: 28/08/2026

Rezultatet e Vlerësimit Paraprak

  • Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën nga jashtë sistemit 31/08/2026

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 15/09/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 15/09/2026, ora 12:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.

VI. FUSHAT E TESTIMIT

Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:

  • Ligjin nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  • Ligjin nr. 9780/2007 “Për Inspektimin dhe Mbrojtjen e Territorit nga Ndërtimet e Kundërligjshme” i Ndryshuar me Aktin Normativ nr. 9 datë 01.10.2025;
  • Ligjin nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” i ndryshuar me Aktin Normativ nr. 8 datë 01.10.2025;
  • Ligjin nr 8402 datë 10.9.1998 “Për Kontrollin dhe Disiplinimin e Punimeve të Ndërtimit” i ndryshuar me Aktin Normativ nr. 7 datë 01.10.2025;
  • Ligjin nr 9290, datë 7.10.2004 “Për Produktet e Ndërtimit”, i ndryshuar me Ligjin nr.19/2013

VII. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:

  1. Testimi me shkrim, deri në 60 (gjashtëdhjetë) pikë;
  2. Intervista me gojë deri në 30 (tridhjetë) pikë;
  3. vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 10 pikë;

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit