NJOFTIM PËR SHPALLJE VENDE VAKANTE

Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, ligjit nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të  inspektoratit Qendror dhe Inspektoratit të Përgjithshëm”, si dhe të Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 708, datë 9.9.2020 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Urdhrit të Kryeministrit nr.7, datë 10.01.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Rregullores së Brendshme për organizimin dhe Funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të miratuar me Urdhrin nr. 297, datë 23.6.2022 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe në vijim të kërkesës për shpallje të vendeve vakante të dates 01.10.2026,

Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurën e pranimit të kandidatëve për jashtë sistemit të inspektimit, duke qenë se pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë nuk pati aplikant për pozicionin:

I. POZICIONI VAKANT

  • Pozicioni: Inspektor (Fitosanitar)
  • Struktura: Sektori I Koordinimit të Kontrollit në PIK në Drejtorinë e Menaxhimit të Riskut dhe Koordinimit të Kontrollit Zyrtar
  • Institucioni: Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit
  • Numri i vendeve vakante: 1
  • Kategoria/klasa: IV-1

II. Konkurrimi për jashtë sistemit të inspektimit

III. KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSAÇME

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos ketë marrë masë disiplinore largimi nga puna 5 vitet e fundit;
  • Të ketë aftësi shume te mira komunikimi dhe prezantimi:
  • Të zotërojë diplomë të nivelit minimal “Bachelor” ose diplomë te nivelit “Master Professional ose diplomë të nivelit “Master i shkencave”/ “Master professional”, të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike ose të barazvlefshme me to, në fushat: Inxhinieri Agrare në profilet Mbrojtje Bimësh/ Hortikulturë/ Prodhim Bimor/Agronomi e Përgjithshme/ ose në fusha të tjera që përshtaten me pozicionin e shpallur vakant.
  • Diplomat e marra jashtë vendit duhet të duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të kenë njohuri shumë të mira të specialitetit të fushës profesionale;
  • Të ketë njohuri të avancuara të procedurave administrative;
  • Të ketë aftësi për të përcaktuar objektivat, vendosur prioritete dhe respektuar afatet;
  • Të ketë aftësi për të shqyrtuar, verifikuar dhe vlerësuar informacione komplekse;
  • Të kenë njohuri të mira të procedurave administrative, si dhe në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office; Word; Excel; Power Point);
  • Preferohet të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze ose nje gjuhë tjetër të BE-së;
  • Preferohet të ketë trajnim dhe certifikime në fushën e kërkuar dhe administrim publik.

IV. PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS

·  Kryen koordinimin e procedurave dhe praktikave të kontrolleve zyrtare në Pikat e Inspektimit Kufitar (PIK) të ngarkesave të mbrojtjes së bimëve dhe të inputeve bujqësore, duhanit dhe produkteve të tij, të cilat hyjnë, dalin ose tranzitojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

·  Siguron dhe ndjek unifikimin e procedurave dhe praktikave të kontrolleve zyrtare në Pikat e Inspektimit Kufitar (PIK) të ngarkesave të mbrojtjes së bimëve dhe të inputeve bujqësore, duhanit dhe produkteve të tij, të cilat hyjnë, dalin ose tranzitojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

·  Bashkëpunon me sektorët e Drejtorisë së Menaxhimit të Riskut dhe Koordinimit të Kontrollit Zyrtar dhe mbikëqyr zbatimin e masave emergjente që merr nga informacionet që vijnë nga RASFF.

· Mbikëqyr dhe monitoron të dhënat e inspektimit të mbrojtjes së bimëve, produkteve bimore dhe inputeve bujqësore.

·  Bashkëpunon me sektorët e Drejtorisë së Menaxhimit të Riskut dhe Koordinimit të Kontrollit Zyrtar dhe DR.AKU dhe është përgjegjës për ndjekjen e të gjitha problematikave të evidentuara edhe në PIK.

·  Përgatit raportime ditore dhe informacione mbi kryerjen e aktiviteteve që mbulon PIK dhe i dorëzon në kohë tek Drejtori i Drejtorisë së Menaxhimit të Riskut dhe Koordinimit të Kontrollit Zyrtar, si dhe dërgon informacionin e përditësuar Drejtorisë përkatëse në ministrinë përgjegjëse për ushqimin.

·  Në bashkëpunim me përgjegjësin e sektorit, përgatit raporte sipas formatit të kërkuar për plotësimin e rekomandimeve të Raportit të Progresit, Nën-Komitetit BE-Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin mbi veprimtarinë e kryer nga sektori dhe është pjesë e takimeve dhe delegacionit për raportim, në lidhje me proceset me miratim nga Drejtori i Drejtorisë.

·  Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga përgjegjësi i sektorit dhe që parashikohet nga rregullorja e brendshme.

V. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass;
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë;
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi (ose Vetëdeklarim);
  • Çdo dokumentacion tjetër, fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë), vlerësimin e fundit nga eprori direkt; trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

VI. AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT

Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, Adresa: Rr. “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Business, Kati 8, Tiranë. 

Afati i fundit: 31.10.2026

VII. FAZAT E KONKURRIMIT

1. Vlerësimi paraprak

  • Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele: 03.11.2026

2. Testimi dhe intervista

  • Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën  17.11.2026, ora 10:00 pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm
  • Intervista me gojë do të zhvillohet në datën  17.11.2026, ora 12:00 pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm

VIII. FUSHAT E TESTIMIT

Testimi do të përfshijë njohuri mbi:

  • ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  • ligjin nr. Ligji nr. 10416, datë 07.04.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, i ndryshuar;
  • ligjin nr. 17/2020, datë 17.02.2020 “Për produktet plehëruese”;
  • ligjin nr. 15/2022, datë 03.02.2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 105/2016 ‘Për mbrojtjen e bimëve’.

Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Legjislacionin e sipërcituar, njohuritë profesionale, kompetencat funksionale, aftësitë e komunikimit, motivimin dhe integritetin personal.

IX. VLERËSIMI I KANDIDATËVE

Vlerësimi bëhet sipas kësaj skeme:

  • Testimi me shkrim – deri në 60 pikë
  • Intervista me gojë – deri në 30 pikë;
  • Dokumentacioni – deri në 10 pikë.

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit