NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Në zbatim të Ligjit Nr. 10433, datë 16.06.2011, “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të Ligjit Nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Urdhrit të Kryeministrit me Nr. 24, datë 03.03.2017, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit Qendror”, i ndryshuar, si dhe akteve të tjera ligjore e nën ligjore në fuqi, Inspektorati Qendror do të punësojë punonjës:
- (nje) Sekretar Arshivë/Protokoll
Kërkesa të veçanta për kandidatët :
- Të jetë shtetas shqiptar
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë për shkenca sociale
- Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerje të veprave penale dhe të mos jetë në ndjekje penale aktualisht
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze, italiane dhe franceze
Të ketë eksperienca të mëparshme pune mbi nje vit.
- Të ketë çertifikatë në programet kompjuterrike në programet Microsoft etj.
Kandidatët duhet të paraqesin brenda datës 10.04.2019, në njësinë e burimeve njerëzore të Inspektoratit Qendror, këto dokumenta:
- Kërkesën për aplikim
- CV
- Fotokopje të noterizuar të diplomes
- Fotokopje e librezës së punës
- Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë
- Dëshmi e gjendjes gjyqësore
- Kopje të ID
- Raport mjekësor që është i aftë për punë.
- Kopje të çertifikateve të gjuhëve të huaja
- Kopje të çertifikateve të përdorimit të kompjuterit
Kandidatët e përzgjedhur do të shqyrtohen nga komisioni, nga ku do të shpallet dhe fituesi nëpërmjet webside-it, në adresën:www@insq.gov.al