Takime të Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit Qendror, Z. Shkëlqim Hajdari në Ministrinë e Shëndetësisë, Inspektoratin e Sigurisë Ushqimore dhe Koroporatën Panasonic në Tokio, Japoni

(Japonia e gatshme të mbështesi Inspektoratin Qendror për Reformën në fushën e Inspektimeve në Shqipëri)

Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoriatit Qëndror, z. Shkëlqim Hajdari pati nderin të vizitoj nga datat 17 – 22 Mars Institucionet homologe për Shëndetësine dhe Sigurinë Ushqimore të shtetit të Japonisë. Në vijim të takimeve të zhvilluara gjatë muajve Korrik – Tetor 2017 me Ambasadorin e parë rezident të shtetit të Japonisë në Shqipëri, Z. Makoto ITO, me mbështetjen e tij dhe të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Japoni Z. Gjergj Teneqexhiu, Inspektori i Përgjithshëm u ftua të vizitoj Institucionet homologe në Japoni.

Kryeinspektori për Sigurinë Ushqimore Z. Akei Minami, si dhe Z. Akatsuki Hirao, shef i Laboratorit të Ushqimit në Karantinën e Tokios, theksuan se inspektimet kryhen vetëm duke u bazuar në për llogaritjen e riskut, përmes teknikave e mjeteve dixhitale. Për rastet e konstatimit të shkeljeve, masat e zbatuara kishin të bënin me sekuestrimin e të gjithë produkteve dhe shkatërrimin, asgjësimin e tyre. Nga ana e mikpritësve u shpjeguan dhe u prezantuan procedurat dhe rregullat e marrjes së kampionëve dhe verifikimit të tyre në laboratorët e specializuara, për të gjitha produktet ushqimore që hynë në Japoni. E veçanta e këtij procesi ishte se, kampionet u merren produkteve që në vendin e origjinës, pra në nisje nga vendi ku merren (importohen). Japonia kishte Laboratore të specializuara në të gjitha pikat kufitare të hyrje/daljes së produkteve ushqimore në Japoni dhe vetëm pas marrjes së miratimit të Laboratoreve, autoritetet e kufirit lejonin hyrjen e produkteve ushqimore për konsum në Japoni.

Në takimin me Profesorin Wataru Iizuka, në Ministrinë e Shëndetësisë, u prezantuan proceset dhe procedurat e kryerjes së inspektimeve, bazuar në analizën e riskut me dokumente të standardizuara, dhe me mjete e sisteme elektronike, dixhitale dhe, çfarë ishte më e rëndësishmja, të gjitha rezultatet e inspektimit shoqëroheshin me analizat e kryera.

Nga ana e Inspektorit të Përgjithshëm pasi u trajtuan përpjekjet e puna për standardizimin dhe unifikimin e inspektimeve online, përmes sistemit elektronik “e-Inspektimi”, u trajtuan edhe projektet konkrete, fushat me interes të bashkëpunimit, fusha në të cilat Japonia është shembulli më i mirë në botë. Inspektori i Përgjithshëm e informoi Profesorin Iizuka me punën për reformimin e sistemit të inspektimeve, nga pikpamja strukturore dhe metodologjike. Inspektimet në Shqipëri, theksoi Inspektori i Përgjithshëm, do të kryhen vetëm online, në ndihmë të biznesit dhe ky do të jetë edhe thelbi i reformimit të inspektimeve.

Në takimin prezantues me Z. Takuya Ishimaru, shef për prezantimin e brandit Panasonic, u prezantua puna kërkimore shkencore dhe zhvillimet më të fundit teknologjike, të cilat konsistojnë në përdorimin e teknologjisë më të lartë në mbështetje të analizës së riskut, kryerjes së analizave shkencore dhe realizimin online të inspektimeve. Inspektori i Përgjithshëm gjatë prezantimit dhe takimit me ekspertë të kompanisë Panasonic. shprehu bindjen se industria Japoneze e pajisjeve elektronike & aplikacioneve software do të ishte një shembull avant-garde për t’u marrë në konsideratë për kryerjen e inspektimeve.

Inspektori i Përgjithshëm gjatë paraqitjes së projekteve konkrete shpalosi prioritetet e punës dhe nevojat për mbështetje, veçanërisht me sjelljen e ekspertëve për trainimin e Inspektorëve Shtetërorë të Republikës së Shqipërisë, si dhe zgjidhjeve më të fundit teknologjike nga Industria Japoneze.

Mësimi i praktikave më të mira dhe rregullave të zbatuara për mbrojtjen e mjedisit, biodiversitetin, ekosistemin dhe menaxhimin e mbetjeve do të jenë në fokusin e përpjekjeve për tërheqjen e ndihmës dhe mbështetjes së Agjenvcisë JICA. Japonia si shembulli më i mirë për trajtimin tejet të kujdësshëm të masave për mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimit të mbetjeve, me sjelljen e ekspertëve të saj, ka çfarë eksperience dhe njohurie të transmetojë për Inspektoratin Qendror dhe Inspektoratet Shtetërore dhe ato të qeverisjes Vendore në Republikën e Shqipërisë.

Qeveria e Japonisë do të studiojë projektet e paraqitura dhe do të shikojë mundësinë dhe mbështetjes përmes Agjencisë së Ndihmës dhe Zhvillimit Ndërkombëtar Japonez – JICA për projektet e përmirësimit dhe fuqizimit të sistemit elektronik të inspektimeve online, si dhe sjelljen e ekspertëve më të mirë për fushat me interes të ndërsjelltë.

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit