Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm”, si dhe njoftimit për shpallje vende vakante të datës 02.03.2026, njofton se:
Në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe të kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim për procedurën lëvizje paralele dhe ngritjen në detyrë nuk ka kandidatë aplikues ndërsa për procedurën jashtë sistemit, kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e konkurrimit për pozicionet:
- Drejtor, Drejtoria e Vlerësimit të Riskut dhe Metodologjisë së Inspektimeve – Klasa II-1
- Përgjegjës Sektori, Sektori i Metodologjisë së Inspektimeve, në Drejtorinë e Vlerësimit të Riskut dhe Metodologjisë së Inspektimeve – Klasa III-1
janë:
Z. Sokol Tafani (Jashtë Sistemit)
Znj. Rezarta Alla (Jashtë Sistemit)