NJOFTIM PËR SHPALLJE VENDE VAKANTE

Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm, si dhe të Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, ”Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm,” VKM nr. 893, datë 04.11.2015 “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” i ndryshuar, Urdhërin e Kryeministrit nr. 22, datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ” i ndryshuar, Rregullores së Brendshme të IKMT, miratuar me Urdhrin e Ministrit nr. 424, datë 25.11.2020,

Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele, konkurrimit për ngritjen në detyrë , në Inspektoratin e Përgjithshëm, pozicioni:

  • Drejtor në Drejtorinë e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujrave, në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

– Klasa II-1 (1 vakantë)

  1. Lëvizja Paralele

Kandidati duhet të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori.

Nëse pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele nuk ka kandidatë të kualifikuar ose nuk rezulton asnjë fitues, do të vijohet me procedurën e ngritjes në detyrë.

Kërkesat që duhet të plotësojë kandidati për pozicionin “Drejtor”, në Drejtorinë e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujrave.

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit në njërin nga nivelet: “mirë”, “shumë mirë” ose “shkëlqyeshëm”;
  • Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse.
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të zotërojë diplomë të nivelit “ Master Profesional” me 120 kredite dhe me kohezgjatje normale 2-vite akademike, ose “Master i Shkencave” në fushën e inxhinierisë së Mjedisit ose në fushën e Drejtësisë në përputhje me objektin e drejtorisë dhe sipas përcaktimeve të miratuara nga Inspektori i Përgjithshëm;
  • Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara sipas legjislacionit shqiptar në fuqi;
  • Të ketë aftësi të mira analitike në hartimin e dokumenteve teknike;
  • Të kenë njohuri të mira të procedurave administrative, si dhe në përdorimin e programve bazë kompjuterike (MS Office; Word; Excel; Power Point)
  • Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin Drejtor, në Drejtorinë e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujrave, në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, është:
  • Organizon dhe drejton punën për realizimin e objektivave të programuara, si dhe përgjigjet për funksionin e brendshëm dhe zbatimin e detyrave organike dhe funksionale, në përputhje me objektin e veprimtarisë së Drejtorisë.
  • Bashkërendon punën e sektorëve në varësi dhe të drejtorive rajonale, për hartimin e programeve vjetore të punës, planeve dhe masave tekniko – organizative, sipas tematikave të ndryshme dhe programeve të veçanta.
  • Identifikon nevojat për plotësim apo rregullim të kuadrit ligjor ekzistues, si dhe siguron drejtpërdrejtë apo me delegim, pjesëmarrjen aktive në grupet e punës të ngarkuara me përgatitjen e akteve ligjore dhe nënligjore, apo akteve të tjera me karakter normativ (manual, udhëzues, formularë, etj) që rregullojnë marrëdhëniet juridike dhe administrative, në përputhje me objektin e veprimtarisë që mbulon kjo drejtori.
  • Organizon punën për trajtimin, ndjekjen e praktikave të korrespondencës administrative brenda dhe jashtë institucionit, si dhe për zgjidhjen e problemeve eventuale që mund të parashikohen në to.
  • Jep mendimin e tij për aktet proceduriale të mbajtura nga Sektorët në varësi, si dhe për probleme të veçanta që i ngarkohen për trajtim dhe vlerësim dhe ia paraqet eprorit.
  • Bashkërendon punën me institucionet qëndrore shtetërore dhe njësitë e qeverisjes vendore, për zbatimin e detyrimeve të përbashkëta, gjatë ndërhyrjeve për konstatimin dhe ndëshkimin e kundravajtjeve në fushën e mjedisit dhe ujërave.
  • Në bashkëpunim me drejtoritë e tjera në aparatin qendror, merr pjesë aktive në organizimin e veprimtarive të ndryshme për diskutimin, informimin dhe sensibilizimin e grupeve të interesit ose opinionit publik, në funksion të rritjes të objektivitetit të vendimarrjeve për çështje me rëndësi të veçantë. 
  • Merr pjesë në organizimin e aktiviteteve të ndryshme, rajonale dhe kombëtare me karakter trajnues për ngritjen e kapacitetit profesional të inspektorëve dhe përmirësimin e vazhdueshëm të metodave të punës.
  • Përgatit raporte informative periodike që pasqyrojnë situatën reale mbi punën e kryer dhe ia paraqet për njohje dhe miratim Kryeinspektorit.
  • Organizon punën për mbledhjen e informacionit të nevojshëm, që lidhet me realizimin e objektivave të programuara, grupimin e informacionit statistikor për treguesit kryesorë në shkallë vendi dhe përpilimin e pasqyrave statistikore përkatëse.
  • Bashkërendon punën me drejtoritë e tjera në aparatin qendror, për problemet me karakter të përbashkët.
  • Evidenton problematikat, paqartësitë apo pasaktësitë që mund të hasen gjatë ushtrimit të përgjegjësive ligjore dhe merr masa konkrete për zgjidhjene shpejtë të tyre.
  • Nënshkruan personalisht të gjitha aktet administrative shkresore apo proceduariale që dalin nga drejtoria.         

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me kërkesën për pozicionin ku aplikohet, për lëvizjen paralele, duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë, brenda datës 23/04/ 2026.

Rezultatet e Vlerësimit Paraprak

Në datën 27/04/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele.

Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 11/05/2026, ora 10:00, pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë.

Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuritë mbi ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 10448/2011 i ndryshuar me nr.52/2020 “Për Lejet e Mjedisit”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9115/2003 i ndryshuar me ligjin nr. 34/2013 “ Për Trajtimin Mjedisor të Ujërave të Ndotura”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 10431/2011 i ndryshuar me ligjin nr. 53/2020 “ Per Mbrojtjen e Mjedisit”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 29/2024 “Për Burimet Ujore”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 162/2014 “Për Mbrojtjen e Cilësisë së Ajrit”
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 10440/2011 i ndryshuar me ligjin nr. 67/2024 “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 57/2025 “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 162/2014 “Për Mbrojtjen e Cilësisë së Ajrit nga Ndotja”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 9587 indryshuar me ligjin nr. 69/2024 “Për Mbrojtjen e Biodiversitetit”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 27/2016 “Për Menaxhimin e Kimikateve”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 155/2020 “Për ndryshimet kklimatike”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 9774/2007 i ndryshuar me ligjin nr. 50/2023 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 8905/2002 “Per mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotja dhe demtimi”.

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:

  1. vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e  përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë  40 (dyzet) pikë;
  2. intervista me gojë 60 (gjashtëdhjetë) pikë

2. NGRITJA NË DETYRË

Nëse pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele nuk ka kandidatë të kualifikuar ose nuk rezulton asnjë fitues, do të vijohet me procedurën e ngritjes në detyrë.

  • Kërkesat që duhet të plotësojë kandidati për pozicionin “Drejtor”, në Drejtorinë e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujrave, në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit në njërin nga nivelet: “mirë”, “shumë mirë” ose “shkëlqyeshëm”;
  • të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse;
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të zotërojë diplomë të nivelit “ Master Profesional” me 120 kredite dhe me kohezgjatje normale 2-vite akademike, ose “Master i Shkencave” në fushën e inxhinierisë së Mjedisit ose në fushën e Drejtësisë në përputhje me objektin e drejtorisë dhe sipas përcaktimeve të miratuara nga Inspektori i Përgjithshëm;
  • Për pozicionin “drejtor drejtorie”, kandidati duhet të ketë të paktën 3 (tri) vite përvojë pune në pozicionin përgjegjës sektori në drejtorinë rajonale, 2 (dy) vjet në drejtorinë qendrore të inspektorateve qendrore apo të strukturave të tjera inspektuese ose 1 (një) vit në Inspektoratin e Përgjithshëm;
  • Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara sipas legjislacionit shqiptar në fuqi;
  • Të ketë aftësi të mira analitike në hartimin e dokumenteve teknike;
  • Të kenë njohuri të mira të procedurave administrative, si dhe në përdorimin e programve bazë kompjuterike (MS Office; Word; Excel; Power Point)
  • Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me kërkesën ku për pozicionin ku aplikohet, për ngritje në detyrë duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë, brenda datës 27/04/2026.

Rezultatet e Vlerësimit Paraprak

Në datën 29/04/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë.

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 13/05/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 13/05/2026, ora 12:00, pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë.

Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:

  • Njohuritë mbi ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 10448/2011 i ndryshuar me nr.52/2020 “Për Lejet e Mjedisit”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9115/2003 i ndryshuar me ligjin nr. 34/2013 “ Për Trajtimin Mjedisor të Ujërave të Ndotura”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 10431/2011 i ndryshuar me ligjin nr. 53/2020 “ Per Mbrojtjen e Mjedisit”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 29/2024 “Për Burimet Ujore”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 162/2014 “Për Mbrojtjen e Cilësisë së Ajrit”
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 10440/2011 i ndryshuar me ligjin nr. 67/2024 “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 57/2025 “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 162/2014 “Për Mbrojtjen e Cilësisë së Ajrit nga Ndotja”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 9587 indryshuar me ligjin nr. 69/2024 “Për Mbrojtjen e Biodiversitetit”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 27/2016 “Për Menaxhimin e Kimikateve”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 155/2020 “Për ndryshimet kklimatike”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 9774/2007 i ndryshuar me ligjin nr. 50/2023 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 8905/2002 “Per mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotja dhe demtimi”.

Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimet e pozicioneve të punës;
  • Eksperiencat e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:

  1. Testimi me shkrim, deri në 40 (dyzet) pikë;
  2. Intervista me gojë deri në 40 (dyzet) pikë;
  3. vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e  përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 20 pikë;

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit