NJOFTIM PËR SHPALLJE VENDE VAKANTE

Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, ligjit nr. 10416, datë 07.04.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, i ndryshuar; ligjit nr. 17/2020, datë 17.02.2020 “Për produktet plehëruese”; ligjit nr. 15/2022, datë 03.02.2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 105/2016 “Për mbrojtjen e bimëve”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, ”Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 708, datë 9.9.2020 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Urdhrit të Kryeministrit nr.7, datë 10.01.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Rregullores së Brendshme për organizimin dhe Funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të miratuar me Urdhrin nr. 297, datë 23.6.2022 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,

Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele, konkurrimit për ngritjen në detyrë , në Inspektoratin e Përgjithshëm, pozicioni:

  • Inspektor në sektorin e Koordinimit të  Kontrollit të Mbrojtjes së Bimëve dhe Inputeve Bujqësore në Drejtorinë e Menaxhimit të Riskut dhe Koordinimit të Kontrollit Zyrtar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

– Klasa IV-1 (1 vakantë)

  1. Lëvizja Paralele

Kandidati duhet të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori.

Kërkesat që duhet të plotësojë kandidati për pozicionin “Inspektor” në sektorin e Koordinimit të  Kontrollit të Mbrojtjes së Bimëve dhe Inputeve Bujqësore në Drejtorinë e Menaxhimit të Riskut dhe Koordinimit të Kontrollit Zyrtar

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit në njërin nga nivelet: “mirë”, “shumë mirë” ose “shkëlqyeshëm”;
  • Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse.
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” ose diplomë të nivelit “Master Profesional” ose diplomë të nivelit “Master i Shkencave” /“Master profesional, të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike” ose të barazvlefshme me to, në fushat: Inxhinieri Agrare në profilet Mbrojtje Bimësh/ Hortikulturë/ Prodhim Bimor/Agronomi e Përgjithshme/ ose në fusha të tjera që përshtaten me pozicionin e shpallur vakant.
  • Diplomat e marra jashtë vendit duhet të duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
  • Të ketë përfunduar me sukses ciklin e studimeve, sipas kërkesave të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
  • Të ketë aftësi të mira analitike në hartimin e dokumenteve teknike;
  • Të kenë njohuri të mira të procedurave administrative, si dhe në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office; Word; Excel; Power Point)
  • Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Të plotësojë kriteret dhe kërkesat e posaçme për pozicionin e punës, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
  • Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin “Inspektor” në sektorin e Koordinimit të  Kontrollit të Mbrojtjes së Bimëve dhe Inputeve Bujqësore në Drejtorinë e Menaxhimit të Riskut dhe Koordinimit të Kontrollit Zyrtar, është:
  • Kryen koordinimin e kontrollit zyrtar në fushën e mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore, duhanit dhe produkteve të tij në të gjitha hallkat e zinxhirit për prodhimin, ruajtjen dhe tregtimin e tyre. 
  • Realizon  unifikimin e praktikave të kontrolleve zyrtare në Operatorët e Biznesit që operojnë në fushën e mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore, prodhimit dhe tregtimit të duhanit si dhe produkteve të tij. 
  • Kryen monitorimin e sektorëve të Kontrollit të Mbrojtjes së Bimëve dhe Inputeve Bujqësore në Drejtoritë Rajonale të AKU-së. 
  • Merr pjesë si trupë mbështetëse në veprimtarinë e inspektimit në bashkëpunim me sektorët përkatës të Drejtorive Rajonale të AKU-së, në kryerjen e kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit që ushtrojnë aktivitetin  në fushën e mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore, prodhimit dhe tregtimit të Duhanit si dhe produkteve të tij konform parashikimeve ligjore. 
  • Përgatit raportimet në lidhje me aktivitetet e sektorit përkatës në DR.AKU, si dhe përgatit raporte periodike të cilat i dorëzon në kohë tek përgjegjësi i sektorit. 
  • Kryen informimin me shkrim të SPMB-në,  brenda muajit Mars të çdo viti, për sasinë dhe cilësinë e secilit PMB, qё është hedhur nё treg, si dhe është përdorur gjatë vitit tё mëparshëm kalendarik, si dhe për probleme të veçanta, që kanë lidhje me monitorimin e PMB-ve. 
  • Përgatit  të dhëna të sakta dhe bashkëpunon me Përgjegjësin e Sektorit, ndjek dhe koordinon masat e marra në lidhje me alarmet që vijnë nga RASFF apo ankesat nga burime të tjera informative, që kanë lidhje me fushën e mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore, prodhimit dhe tregtimit të duhanit si dhe produkteve të tij. 
  • Përgatit raportet përkatëse sipas formatit të kërkuar për plotësimin e rekomandimeve të Raportit të Progresit, Nën-Komitetit BE-Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin mbi veprimtarinë e kryer dhe sektori dhe është pjesë e takimeve dhe delegacionit për raportim, në lidhje me proceset me miratim nga Drejtori i Drejtorisë; 
  • Identifikon  mangësitë në aktet ligjore e nënligjore me të cilat operon sektori gjatë ushtrimit të funksioneve dhe propozon tek Përgjegjësi i Sektorit ndryshime apo shtesa në aktet ligjore e nënligjore. 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me kërkesën për pozicionin ku aplikohet, për lëvizjen paralele, duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë, brenda datës 27/04/ 2026.

Rezultatet e Vlerësimit Paraprak

Në datën 30/04/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele.

Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 12/05/2026, ora 10:00, pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë.

Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuritë mbi ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. Ligji nr. 10416, datë 07.04.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, i ndryshuar;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 17/2020, datë 17.02.2020 “Për produktet plehëruese”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 15/2022, datë 03.02.2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 105/2016 ‘Për mbrojtjen e bimëve’”.

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:

  1. vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e  përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë  40 (dyzet) pikë;
  2. intervista me gojë 60 (gjashtëdhjetë) pikë

2. NGRITJA NË DETYRË

Nëse pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele nuk ka kandidatë të kualifikuar ose nuk rezulton asnjë fitues, do të vijohet me procedurën e ngritjes në detyrë

  • Kërkesat që duhet të plotësojë kandidati për pozicionin “Inspektor” në sektorin e Koordinimit të  Kontrollit të Mbrojtjes së Bimëve dhe Inputeve Bujqësore në Drejtorinë e Menaxhimit të Riskut dhe Koordinimit të Kontrollit Zyrtar.
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit në njërin nga nivelet: “mirë”, “shumë mirë” ose “shkëlqyeshëm”;
  • të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse;
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” ose diplomë të nivelit “Master Profesional” ose diplomë të nivelit “Master i Shkencave” /“Master profesional, të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike” ose të barazvlefshme me to, në fushat: Inxhinieri Agrare në profilet Mbrojtje Bimësh/ Hortikulturë/ Prodhim Bimor/Agronomi e Përgjithshme/ ose në fusha të tjera që përshtaten me pozicionin e shpallur vakant.
  • Diplomat e marra jashtë vendit duhet të duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
  • Të ketë përfunduar me sukses ciklin e studimeve, sipas kërkesave të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
  • Të ketë aftësi të mira analitike në hartimin e dokumenteve teknike;
  • Të kenë njohuri të mira të procedurave administrative, si dhe në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office; Word; Excel; Power Point)
  • Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Të plotësojë kriteret dhe kërkesat e posaçme për pozicionin e punës, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
  • Për pozicionin “Inspektor” kandidati duhet të ketë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në pozicionin “Inspektor” në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me kërkesën ku për pozicionin ku aplikohet, për ngritje në detyrë duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë, brenda datës 29/04/2026.

Rezultatet e Vlerësimit Paraprak

Në datën 01/05/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë.

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 14/05/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 14/05/2026, ora 12:00, pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë.

Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:

  • Njohuritë mbi ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. Ligji nr. 10416, datë 07.04.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, i ndryshuar;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 17/2020, datë 17.02.2020 “Për produktet plehëruese”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 15/2022, datë 03.02.2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 105/2016 ‘Për mbrojtjen e bimëve’”.

Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimet e pozicioneve të punës;
  • Eksperiencat e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:

  1. Testimi me shkrim, deri në 40 (dyzet) pikë;
  2. Intervista me gojë deri në 40 (dyzet) pikë;
  3. vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e  përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 20 pikë;

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit