NJOFTIM PËR SHPALLJE FITUESI

Komisionit i Rekrutimit dhe Ecurise në Karrierë, pranë Inspektoratit të Pergjithshem, i ngritur me anë té urdhrit nr. 394, date 27.02.2026, “Për ngritjen e Komisionit tế Rekrutimit dhe Ecurisẽ nè Karriere, pranë Inspektoratit të Pergjithshëm, për zhvillimin e procedurës së konkurrimit për pozicionet “Drejtor/Pergjegjës Sektori/Inspektor” nế Inspektoratin e Përgjithshëm”, si dhe në zbatim té ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin nế Republiken e Shaipërise”, si dhe tể ligjit nr.7961, date 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shaipërisë”, , i ndryshuar, të vkm nr. 330, date 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Pergjithshëm”, tế vkm nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave t hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, , të vkm nr. 778, date 19.12.2025, “Për perzgjedhjen, emërimin, vlerésimin e rezultateve ne punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Pergjithshëm, në përfundim te procedurës të pranimit të kandidatëve njofton se për pozicionin:

• Inspektor, në Sektorin e Koordinimit të Inspektimeve Online dhe Statistikës, në Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Inspektorateve Vendore dhe Koordinimit të Inspektorateve Qendrore dhe Vendore – Klasa IV-1

Kandidati fitues eshtë:

Z. Gerald Çobaj

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit