Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të inspektoratit Qendror dhe Inspektoratit të Përgjithshëm”, të Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, ”Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 708, datë 9.9.2020 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Urdhrit të Kryeministrit nr.7, datë 10.01.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Rregullores së Brendshme për organizimin dhe Funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të miratuar me Urdhrin nr. 297, datë 23.6.2022 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe në vijim të shpalljes së datës 20.04.2026,
Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurën e pranimit të kandidatëve për jashtë sistemit të inspektimit, duke qenë se pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë nuk ka kandidatë të kualifikuar për pozicionin:
- Kryeinspektor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit
- Qarku Dibër
– Klasa III–I ( 1 vakantë)
Kërkesat që duhet të plotësojë kandidati:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos ketë marrë masë disiplinore largimi nga puna 5 vitet e fundit;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi;
- Të zotërojë diplomë të nivelit minimal “Bachelor” ose diplomë të nivelit “Master Profesional” ose diplomë të nivelit “Master i Shkencave” /“Master profesional, të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike” ose të barazvlefshme me to, në fushat: Mjekësi Veterinare/ Bioteknologji Ushqimore/ Shkencat dhe Teknologjitë Ushqimore/ Shkencat e ushqimit dhe të ushqyerit /Mercologji/ Inxhinieri Agroushqimore në profilet Vreshtari- Enologji /Teknologji Agroushqimore /Inxhinieri Agrare në profilet – Zootekni – Zootekni dhe Siguria e Produkteve Blegtorale–Akuakulturë dhe Peshkim/ Bioteknologji Molekulare dhe Industriale/ Kimi/ Biologji/ Biokimi / Inxhinieri Agrare në profilet – Zootekni – Zootekni dhe Siguria e Produkteve Blegtorale–Akuakulturë dhe Peshkim/ Bioteknologji Molekulare dhe Industriale/ Kimi/ Biologji/ Biokimi/- Inxhinieri Agrare në profilet Mbrojtje Bimësh/ Hortikulturë/ Prodhim Bimor/Agronomi e Përgjithshme/ Shkenca Ekonomike/ Shkenca Juridike/Diploma në fushën e Sigurisë ose ose në fusha të tjera që përshtaten me pozicionin e shpallur vakant.
- Diplomat e marra jashtë vendit duhet të duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
- Të kenë njohuri të mira të procedurave administrative, si dhe në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office; Word; Excel; Power Point)
- Preferohet të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze ose një gjuhe tjetër të BE-së.
- Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune në profesion
- Preferohet të ketë eksperiencë pune në projekte ndërkombëtare apo në bashkëpunime institucionale ndërkombëtare.
- Preferohet të ketë trajnim dhe certifikime në menaxhim dhe drejtim
- Të plotësojë kërkesat e posaçme për pozicionin e punës, të përcaktuara në shpalljen për konkurim
- Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Organizon, koordinon dhe menaxhon punën me cilësi dhe efektivitet për kryerjen e veprimtarisë inspektuese të drejtorisë rajonale, në fushat e saj përgjegjëse.
- Organizon punën për analizimin dhe menaxhimin e riskut për ushqimin dhe ushqimin për kafshë, produktet e mbrojtjes së bimëve dhe inputet bujqësore.
- Organizon punën për trajnimin e certifikimin e inspektorëve të kontrollit te ushqimit, ushqimit për kafshë, mbrojtës së bimëve dhe inputeve bujqësore.
- Autorizon kryerjen e kontrolleve zyrtare në përputhje me planin vjetor të kontrolleve zyrtare me bazë risku të miratuar apo të akteve / urdhrave të veçantë ose të përgjithshëm të nxjerrë nga Drejtori i Përgjithshëm i AKU, Ministri dhe /ose Kryeministri.
- Autorizon kryerjen e inspektimit në funksion të procesit të licencimit, si dhe procesit të miratimeve paraprake për njësitë e tregtimit dhe thertoret edhe lëshimin e shkresës përkatëse.
- Autorizon kryerjen e kontrollit zyrtar në rastet e një kërkese nga OB/ ankesë/denoncimi apo informacione të marrë nga të tretët, nëse krijohet dyshimi i arsyeshëm për shkeljen e kërkesave ligjore.
- Autorizon kryerjen e kontrollit zyrtar në kushtet e flagrancës kur nga inspektori konstatohet shkelja e një kërkese ligjore brenda fushës së tij të inspektimit.
- Vendos për shtyrjen e kohëzgjatjes së autorizimit të inspektimit në përputhje me legjislacionin në fuqi për inspektimin.
- Vendos për zëvendësimin e inspektorëve gjatë inspektimit, sipas ligjit; Siguron nënshkrimin e të gjitha akteve zyrtare, njoftimeve dhe informacioneve që dalin nga drejtoria si dhe siglimin e të gjitha shkresave dhe akteve zyrtare që mbërrijnë pranë protokollit.
- Siguron planifikimin, koordinimin e punës, menaxhimin e riskut në nivel rajonal, zbatimin dhe raportimin e të gjitha aktiviteteve të kryera nga strukturat e Drejtorisë Rajonale.
- Mbikëqyr kryerjen e praktikave dhe proceduarve të unifikuara të kontrollit zyrtar në fushën e sigurisë ushqimore, për ushqimin dhe ushqimin për kafshë, produktet e mbrojtjes së bimëve dhe inputeve bujqësore në qarkun përkatës dhe kërkon nga DP. AKU asistencë teknike të specializuar apo trajnime në rastet kur është e nevojshme.
- Mbikëqyr kryerjen e kontrolleve paraprake zyrtare për të vërtetuar nëse janë plotësuar kërkesat tekniko-teknologjike, higjieno-sanitare, fitosanitare dhe veterinare, verifikimin e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin e pikave të tregtimit të mishit dhe licencimin e operatorëve të biznesit ushqimor, ushqimit për kafshë, produkteve të mbrojtjes së bimëve dhe inputeve bujqësore.
- Mbikëqyr kontrollin zyrtar dhe është përgjegjës për menaxhimin e riskut dhe marrjen e masave parandaluese e korrigjuese në lidhje me njoftimet që vijnë nga RASFF dhe/ ose ankesa nga burime të tjera informative për qarkun e tij, në fushën e sigurisë ushqimore, duke siguruar të dhëna të sakta dhe kthimin e përgjigjeve në Drejtorinë e Përgjithshme.
- Mbikëqyr kontrollin zyrtar të ushqimeve, ushqimeve për kafshë, produkteve të mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore, PMV, shëndetit të kafshëve, të importuara/eksportuara dhe tranzit në Pikën e Inspektimit Kufitar që ka nën varësi.
- Mbikëqyr dhe koordinon funksionimin efiçent të Pikave të Inspektimit Kufitar që ka nën varësi si dhe infrastrukturën, pajisjet, stafin, disiplinën në punë.
- Bashkëpunon me pushtetin vendor, policinë e rendit dhe institucione e tjera për kryerjen e veprimeve të përbashkëta ndërhyrëse në fushën e sigurisë ushqimore.
- Siguron informacione të nevojshme në funksion të procesit të vlerësimit të riskut në fushën e sigurisë ushqimore.
- Koordinon punën për menaxhimin efikas të burimeve njerëzore dhe financiare të drejtorisë.
- Kryen procesin e vlerësimit të rezultateve në punë, si dhe mbikëqyr administrimin e dokumentacionit në drejtorinë rajonale.
- Vlerëson dhe miraton paraprakisht planet vjetore të drejtorisë me qëllim përmbushjen e funksioneve të shërbimeve të brendshme të institucionit në përputhje me rregulloren e brendshme të funksionimit të institucionit.
- Merr pjesë dhe kontribuon në hartimin e Projekt-Buxhetit afatmesëm me qëllim sigurimin e burimeve materiale për realizimin e objektivave të drejtorisë.
- Shpërndan punën mes sektorëve, inspektoreve dhe specialistëve të drejtorisë rajonale përkatëse, në përputhje me ligjet/vendimet/udhëzimet e miratuara apo procedurat dhe standarde të tjera me qëllim që të sigurohet cilësia dhe realizimi në kohë i objektivave të planifikuara.
- Siguron nënshkrimin e të gjitha akteve zyrtare, njoftimeve dhe informacioneve që dalin nga drejtoria si dhe siglimin e të gjitha shkresave dhe akteve zyrtare që mbërrijnë pranë protokollit.
- Përgatit raportin vjetor për veprimtarinë e drejtorisë rajonale të AKU- së, sipas formatit dhe udhëzimeve të Drejtorit të përgjithshëm të AKU-së.
- Çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga legjislacioni në fuqi dhe Drejtori i Përgjithshëm.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penaliteti;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me kërkesën për pozicionin ku aplikohet, për konkurrimin nga jashtë, duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë, brenda datës 21/05/2026.
Rezultatet e Vlerësimit Paraprak
Në datën 25/05/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e konkurrimit nga jashtë sistemit.
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 04/06/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 04/06/2026, ora 12:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:
- Njohuritë mbi ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
- Njohuri mbi ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar,
- Njohuri mbi ligjin nr. 87/2012 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 16.8.2012, të Këshillit të Ministrave ‘Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre’”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 10081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 10416, datë 07.04.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, i ndryshuar;
- Njohuri mbi ligjin nr. 17/2020, datë 17.02.2020 “Për produktet plehëruese”;
- Njohuri mbi ligjin Nr. 15/2022, datë 03.02.2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 105/2016 “Për mbrojtjen e bimëve”.
Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimet e pozicionit të punës;
- Eksperiencat e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- Testimi me shkrim, deri në 60 (gjashtëdhjetë) pikë;
- Intervista me gojë deri në 30 (tridhjetë) pikë;
- vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 10 pikë;