NJOFTIM PËR SHPALLJE VENDE VAKANTE

Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, ligjit nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të  inspektoratit Qendror dhe Inspektoratit të Përgjithshëm”, si dhe të Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, ”Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 708, datë 9.9.2020 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Urdhrit të Kryeministrit nr.7, datë 10.01.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Rregullores së Brendshme për organizimin dhe Funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të miratuar me Urdhrin nr. 297, datë 23.6.2022 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe në  vijim të shpalljes së datës 30.04.2026,

Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurën e pranimit të kandidatëve për jashtë sistemit të inspektimit, duke qenë se pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë nuk ka kandidatë të kualifikuar.

I. POZICIONI VAKANT

  • Pozicioni: Inspektor  (Veteriner)
  • Struktura: Sektori i Kontrollit në Pikën e Inspektimit Kufitar (Hani Hotit)
  • Institucioni: Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Qarku Shkodër

Numri i vendeve vakante: 2 (dy)

Kategoria/klasa: IV-2 

II. Konkurrimi për jashtë sistemit të inspektimit

III. KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSAÇME

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos ketë marrë masë disiplinore largimi nga puna 5 vitet e fundit;
  • Të ketë aftësi shume te mira komunikimi dhe prezantimi:
  • Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” në fushat Mjekësi Veterinare/ Bioteknologji Ushqimore/ Shkencat dhe Teknologjitë Ushqimore/ Shkencat e ushqimit dhe të ushqyerit /Mercologji/ Inxhinieri Agroushqimore në profilet Vreshtari- Enologji /Teknologji Agroushqimore /Inxhinieri Agrare në profilet – Zootekni – Zootekni dhe Siguria e Produkteve Blegtorale–Akuakulturë dhe Peshkim/ Bioteknologji Molekulare dhe Industriale/ Kimi/ Biologji/ Biokimi ose në fusha të tjera që përshtaten me pozicionin e shpallur vakant;
  • Diplomat e marra jashtë vendit duhet të duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të kenë njohuri shumë të mira të specialitetit të fushës profesionale;
  • Të ketë njohuri të avancuara të procedurave administrative;
  • Të ketë aftësi për të përcaktuar objektivat, vendosur prioritete dhe respektuar afatet;
  • Të ketë aftësi për të shqyrtuar, verifikuar dhe vlerësuar informacione komplekse;
  • Të kenë njohuri të mira të procedurave administrative, si dhe në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office; Word; Excel; Power Point);
  • Preferohet të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze ose nje gjuhë tjetër të BE-së;
  • Preferohet  të ketë trajnim dhe certifikime në fushën e kërkuar dhe administrim publik.

IV. PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS

  • Kryen kontrolle zyrtare në pikat e inspektimit kufitar për parandalimin, hyrjen apo përhapjen e sëmundjeve, parazitëve karantinorë, si dhe për të garantuar sigurinë gjatë importit/eksportit/tranzitit të ngarkesave të ushqimit dhe ushqimit për kafshë me origjinë shtazore, si dhe shëndetit të kafshëve dhe produkteve mjekësore veterinare.
  • Kryen kontrollin e ngarkesave të ushqimit, ushqimit për kafshë me origjinë shtazore dhe të shëndetit të kafshëve, produkteve mjekësore veterinare, të cilat hyjnë, dalin ose tranzitojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe verifikon përputhshmërinë e dokumentacionit shoqërues të ngarkesave të importuara. Kur vërehen mangësi në dokumentacion, malli bllokohet.
  • Kryen kontrolle në doganën më të afërt jashtë PIK-ut ose në doganën më të afërt në vendin /pikën e destinacionit në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimit për kafshë dhe fitosanitetit në Ballkanin Perëndimor.
  • Kontrollon sigurinë e ngarkesave të ushqimit, ushqimit për kafshë me origjinë shtazore, të shëndetit të kafshëve, produkteve mjekësore veterinare, të cilat hyjnë, dalin ose tranzitojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ngarkesa e ushqimeve për të cilën ka dyshime, duhet të mbahet në ruajtje, brenda standardeve të lejuara, në magazinat doganore derisa të kryhet procedura e përcaktimit të sigurisë së tyre dhe procedura doganore.
  • Inspektori i ushqimit dhe ushqimit për kafshë meorigjinë shtazore, në pikat e inspektimit kufitar, për të verifikuar sigurinë e ushqimit të importuar, ka të drejtë të marrë mostra pa pagesë dhe t’i dërgojë ato në laboratorët përkatës për kryerjen e analizave, në bazë të planit të hartuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe të miratuar nga ministri përgjegjës për ushqimin.
  • Kontrollon certifikatat dhe dokumentet e tjera të sigurisë të cilat duhet të jenë në gjuhën shqipe dhe në gjuhen e vendit prej nga ato vijnë dhe siguron që ngarkesa e ushqimit të importuar të shoqërohet me certifikatë, në përputhje me kërkesat ndërkombëtare, për sigurinë e ushqimit që importohet.
  • Mbledh dhe organizon informacion bazë, cilësor dhe sasior, në fushën e sigurisë së ushqimeve dhe të ushqimeve për kafshë me origjinë shtazore, të shëndetit të kafshëve, të produkteve mjekësore veterinare dhe e përcjellin në Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së, sipas kërkesave të saj.

V. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

V. AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT

Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, Adresa: Rr. “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Business, Kati 8, Tiranë. Afati i fundit: 28.05.2026

VI. FAZAT E KONKURRIMIT

1. Vlerësimi paraprak

  • Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele: 01.06.2026

2. Testimi dhe intervista

  • Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën  18.06.2026, ora 10:00 pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm
  • Intervista me gojë do të zhvillohet në datën  18.06.2026, ora 12:00 pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm

VIII. FUSHAT E TESTIMIT

Testimi do të përfshijë njohuri mbi:

  • Ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • Ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  • Ligjin nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 10465, datë 29.09.2011 “Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Kandidatët gjatë testimit me shkrim do të vlerësohen në lidhje me:

Vlerësimin e njohurive të përgjithshme dhe të veçanta sipas kërkesave të pozicionit, në lidhje me;

  • legjislacionin për inspektimin;
  • të drejtën administrative dhe procedurën e saj;
  • rregullat e etikës;
  • fushat e veçanta, që lidhen me fushën e inspektimit të institucionit përkatës

Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Legjislacionin  e sipërcituar, njohuritë profesionale, kompetencat funksionale, aftësitë e komunikimit, motivimin dhe integritetin personal.

IX. VLERËSIMI I KANDIDATËVE

Vlerësimi bëhet sipas kësaj skeme:

  • Testimi me shkrim – deri në 60 pikë
  • Intervista me gojë – deri në 30 pikë;
  • Dokumentacioni – deri në 10 pikë.

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit