NJOFTIM PËR SHPALLJE VENDE VAKANTE

Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, ligjit nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të  inspektoratit Qendror dhe Inspektoratit të Përgjithshëm”, si dhe të Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 708, datë 9.9.2020 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Urdhrit të Kryeministrit nr.7, datë 10.01.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Rregullores së Brendshme për organizimin dhe Funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të miratuar me Urdhrin nr. 297, datë 23.6.2022 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Manualit mbi Kriteret e Rekrutimit për punonjësit me funksione inspektuese të Autoritetit Kombetar te Ushqimit, si dhe kërkesës për shpallje të vendeve vakante,

Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele, si dhe konkurrimit për ngritjen në detyrë, në Inspektoratin e Përgjithshëm, në pozicionin:

I. POZICIONI VAKANT

Pozicioni: Përgjegjës

Struktura: Sektori i Kontrollit të Mbrojtjes së Bimëve dhe Inputeve Bujqësore

Institucioni: Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Qarku Shkodër

Numri i vendeve vakante: 1 (një)

Kategoria/klasa: III-2 

II. LËVIZJA PARALELE

Kandidati duhet të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori.

III. KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSAÇME

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos ketë masë disiplinore të largimit nga detyra në fuqi, 
  • Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit në njërin nga nivelet: “mirë”, “shumë mirë” ose “shkëlqyeshëm”;
  • Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse.
  • Të zotërojë diplomë të nivelit minimal “Bachelor” ose diplomë te nivelit “master professional ose diplomë të nivelit “Master i shkencave”/ “Master professional”, të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike ose të barazvlefshme me to, në fushat: Inxhinieri Agrare në profilet Mbrojtje Bimësh/ Hortikulturë/ Prodhim Bimor/Agronomi e Përgjithshme/ ose në fusha të tjera që përshtaten me pozicionin e shpallur vakant.
  • Diplomat e marra jashtë vendit duhet të duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
  • Të ketë përfunduar me sukses ciklin e studimeve, sipas kërkesave të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
  • Të plotësojë kriteret dhe kërkesat e posaçme për pozicionin e punës, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

IV. PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS

  • Kryen kontrollet zyrtare në fushën e mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore, prodhimit dhe tregtimit të Duhanit si dhe produkteve të tij, në të gjitha hallkat e zinxhirit për prodhimin, ruajtjen dhe tregtimin e tyre.
  • Kryen kontrollet zyrtare paraprake për të vërtetuar/verifikuar nëse janë plotësuar kërkesat tekniko-teknologjike, si dhe verifikimin e dokumentacionit të nevojshëm për licencimin/pezullimin e aktivitetit apo propozim për revokimin e licencës të operatoreve të biznesit në fushën e mbrojtjes së bimëve dhe inputeve  bujqësore.
  • Kryen kontrollin zyrtar dhe është përgjegjës për marrjen e masave parandaluese e korrigjuese me qëllim menaxhimin e riskut në lidhje me njoftimet që vijnë nga RASFF dhe/ose ankesa nga burime të tjera informative, në fushën e mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore, prodhimit dhe tregtimit të duhanit si dhe produkteve të tij, duke siguruar të dhëna të sakta dhe kthimin e përgjigjeve në Drejtorinë e Përgjithshme.
  • Siguron dhe koordinon punën për mbledhjen dhe organizimin e informacionit bazë, cilësor dhe sasior, në fushën e mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore, prodhimit dhe tregtimit të duhanit, si dhe produkteve të tij.
  • Koordinon punën dhe udhëzon punonjësit në varësi për përgatitjen e planit vjetor me bazë risku dhe marrjes së mostrave për kontrollin zyrtar në fushën e mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore, prodhimit dhe tregtimit të duhanit si dhe produkteve të tij.
  • Ndihmon në koordinimin dhe unifikimin e procedurave dhe praktikave të kontrolleve zyrtare në fushën e mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore, duhanit si dhe produkteve të tij, në të gjitha hallkat e zinxhirit për prodhimin, ruajtjen dhe tregtimin e tyre në nivel kombëtar nëpërmjet përgatitjes dhe prezantimit të manualeve të Procedurave Standarde dhe standardizimit të listës së kontrollit.
  • Përgatit raporte pune mbi kontrollet zyrtare të kryera sipas veprimtarisë së sektorit.
  • Bën raportim ditor të aktivitetit të tij pranë Kryeinspektorit Rajonal.
  • Me miratimin e Kryeinspektorit rajonal bashkëpunon me policinë e rendit, tatim-taksa dhe institucione të tjera për kryerjen e veprimeve të përbashkëta ndërhyrëse në fushën e sigurisë ushqimore.
  • Përgjigjet për plotësimin dhe ruajtjen e dokumentacionit që përdoret gjatë kontrollit zyrtar deri në dorëzimin e tij.
  • Përditëson regjistrin e marrjes së mostrave dhe regjistrin e masave administrative.
  • Raporton tek Kryeinspektori rajonal për mbarëvajtjen, ecurinë dhe problematikat e hasura gjatë kryerjes së detyrave të ngarkuara.
  • Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Kryeinspektori Rajonal.

V. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

VI. AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT

Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, Adresa: Rr. “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Business, Kati 8, Tiranë. Afati i fundit: 02.06.2026

VII. FAZAT E KONKURRIMIT

1. Vlerësimi paraprak

  • Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele: 05.06.2026

2. Testimi dhe intervista

  • Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 18.06.2026, ora 10:00 pranë Inspektoratit të Përgjithshëm

VIII. FUSHAT E TESTIMIT

Testimi do të përfshijë njohuri mbi:

  • ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  • ligjin nr. Ligji nr. 10416, datë 07.04.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, i ndryshuar;
  • ligjin nr. 17/2020, datë 17.02.2020 “Për produktet plehëruese”;
  • ligjin nr. 15/2022, datë 03.02.2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 105/2016 ‘Për mbrojtjen e bimëve’.

IX. VLERËSIMI I KANDIDATËVE

Vlerësimi bëhet sipas kësaj skeme:

  • Intervista me gojë – deri në 60 pikë;
  • Dokumentacioni – deri në 40 pikë.

I. NGRITJA NË DETYRË

Kandidati duhet të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori.

II. KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSAÇME

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos ketë masë disiplinore të largimit nga puna 5 vitet e fundit; 
  • Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit në njërin nga nivelet: “mirë”, “shumë mirë” ose “shkëlqyeshëm”;
  • Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të zotërojë diplomë të nivelit minimal “Bachelor” ose diplomë te nivelit “master professional ose diplomë të nivelit “Master i shkencave”/ “Master professional”, të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike ose të barazvlefshme me to, në fushat: Mjekësi Veterinare/ Bioteknologji Ushqimore/ Shkencat dhe Teknologjitë Ushqimore/ Shkencat e ushqimit dhe të ushqyerit /Mercologji/ Inxhinieri Agroushqimore në profilet Vreshtari- Enologji /Teknologji Agroushqimore /Inxhinieri Agrare në profilet – Zootekni – Zootekni dhe Siguria e Produkteve Blegtorale–Akuakulturë dhe Peshkim/ Bioteknologji Molekulare dhe Industriale/ Kimi/ Biologji/ Biokimi / Inxhinieri Agrare në profilet Mbrojtje Bimësh/ Hortikulturë/ Prodhim Bimor/Agronomi e Përgjithshme/ ose në fusha të tjera që përshtaten me pozicionin e shpallur vakant.
  • Të ketë 1 (një) vit përvojë pune në pozicionin “inspector” në Drejtorinë Rajonale, 1 (një) vit përvojë pune në pozicionin “inspektor” në Drejtorinë Qendrore të Inspektorateve qendrore apo strukturave të tjera inspektuese, ose 1 (një) vit në Inspektoratin e Përgjithshëm.
  • Diplomat e marra jashtë vendit duhet të duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
  • Të ketë përfunduar me sukses ciklin e studimeve, sipas kërkesave të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
  • Të plotësojë kriteret dhe kërkesat e posaçme për pozicionin e punës, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

III. PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS

  • Kryen kontrollet zyrtare në fushën e mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore, prodhimit dhe tregtimit të Duhanit si dhe produkteve të tij, në të gjitha hallkat e zinxhirit për prodhimin, ruajtjen dhe tregtimin e tyre.
  • Kryen kontrollet zyrtare paraprake për të vërtetuar/verifikuar nëse janë plotësuar kërkesat tekniko-teknologjike, si dhe verifikimin e dokumentacionit të nevojshëm për licencimin/pezullimin e aktivitetit apo propozim për revokimin e licencës të operatoreve të biznesit në fushën e mbrojtjes së bimëve dhe inputeve  bujqësore.
  • Kryen kontrollin zyrtar dhe është përgjegjës për marrjen e masave parandaluese e korrigjuese me qëllim menaxhimin e riskut në lidhje me njoftimet që vijnë nga RASFF dhe/ose ankesa nga burime të tjera informative, në fushën e mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore, prodhimit dhe tregtimit të duhanit si dhe produkteve të tij, duke siguruar të dhëna të sakta dhe kthimin e përgjigjeve në Drejtorinë e Përgjithshme.
  • Siguron dhe koordinon punën për mbledhjen dhe organizimin e informacionit bazë, cilësor dhe sasior, në fushën e mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore, prodhimit dhe tregtimit të duhanit, si dhe produkteve të tij.
  • Koordinon punën dhe udhëzon punonjësit në varësi për përgatitjen e planit vjetor me bazë risku dhe marrjes së mostrave për kontrollin zyrtar në fushën e mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore, prodhimit dhe tregtimit të duhanit si dhe produkteve të tij.
  • Ndihmon në koordinimin dhe unifikimin e procedurave dhe praktikave të kontrolleve zyrtare në fushën e mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore, duhanit si dhe produkteve të tij, në të gjitha hallkat e zinxhirit për prodhimin, ruajtjen dhe tregtimin e tyre në nivel kombëtar nëpërmjet përgatitjes dhe prezantimit të manualeve të Procedurave Standarde dhe standardizimit të listës së kontrollit.
  • Përgatit raporte pune mbi kontrollet zyrtare të kryera sipas veprimtarisë së sektorit.
  • Bën raportim ditor të aktivitetit të tij pranë Kryeinspektorit Rajonal.
  • Me miratimin e Kryeinspektorit rajonal bashkëpunon me policinë e rendit, tatim-taksa dhe institucione të tjera për kryerjen e veprimeve të përbashkëta ndërhyrëse në fushën e sigurisë ushqimore.
  • Përgjigjet për plotësimin dhe ruajtjen e dokumentacionit që përdoret gjatë kontrollit zyrtar deri në dorëzimin e tij.
  • Përditëson regjistrin e marrjes së mostrave dhe regjistrin e masave administrative.
  • Raporton tek Kryeinspektori rajonal për mbarëvajtjen, ecurinë dhe problematikat e hasura gjatë kryerjes së detyrave të ngarkuara.
  • Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Kryeinspektori Rajonal.

IV. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

V. AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT

Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, Adresa: Rr. “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Business, Kati 8, Tiranë. Afati i fundit: 05.06.2026

VI. FAZAT E KONKURRIMIT

1. Vlerësimi paraprak

  • Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele: 08.06.2026

2. Testimi dhe intervista

  • Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën  25.06.2026, ora 10:00 pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm
  • Intervista me gojë do të zhvillohet në datën  25.06.2026, ora 12:00 pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm

VII. FUSHAT E TESTIMIT

Testimi do të përfshijë njohuri mbi:

  • ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  • ligjin nr. Ligji nr. 10416, datë 07.04.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, i ndryshuar;
  • ligjin nr. 17/2020, datë 17.02.2020 “Për produktet plehëruese”;
  • ligjin nr. 15/2022, datë 03.02.2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 105/2016 ‘Për mbrojtjen e bimëve’.

VIII. VLERËSIMI I KANDIDATËVE

Vlerësimi bëhet sipas kësaj skeme:

  • Testimi me shkrim – deri në 40 pikë
  • Intervista me gojë – deri në 40 pikë;
  • Dokumentacioni – deri në 20 pikë.

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit