Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të inspektoratit Qendror dhe Inspektoratit të Përgjithshëm”, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 708, datë 9.9.2020 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Urdhrit të Kryeministrit nr.7, datë 10.01.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Rregullores së Brendshme për organizimin dhe Funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të miratuar me Urdhrin nr. 297, datë 23.6.2022 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe vijuar me shpalljen e datës 09.05.2026, të publikuar pas njoftimit të shpalljes së datës 30.04.2026.
Në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe të kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrimin nga jashtë sistemit të inspektimit, kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e konkurrimit për pozicionin:
Inspektor në Sektorin e Kontrollit të Ushqimit, Ushqimit për Kafshë dhe OBU në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Shkodër, janë:
Revis Okaj
Elsid Cubaj
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 07/07/2026, ora 10:00 dhe intervista me gojë do të zhvillohet në datën 07/07/2026, ora 12:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.