NJOFTIM PËR SHPALLJE VENDE VAKANTE

Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm”, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 893, datë 04.11.2015 “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” i ndryshuar, Urdhrit të Kryeministrit nr. 22, datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” i ndryshuar, Rregullores së Brendshme të IKMT, miratuar me Urdhrin e Ministrit nr. 424, datë 25.11.2020, si dhe në vijim të njoftimit për shpallje të datës 16.06.2026,

Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurën e pranimit të kandidatëve për jashtë sistemit të inspektimit, duke qenë se pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele nuk ka kandidatë të kualifikuar për pozicionin:

POZICIONI VAKANT

  • Pozicioni: Inspektor
  • Struktura: Sektori i  Inspektimit të Menaxhimit të Mbetjeve dhe Shkarkimeve të Lëngëta në Drejtorinë e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave
  • Institucioni: Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
  • numri i vendeve vakante 1 (një)
  • Klasa IV-1
  1. JASHTE SISTEMIT TË INSPEKTIMIT
  1. KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSAÇME

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos ketë masë disiplinore largimi nga puna 5 vitet e fundit;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi;
  • Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose “Master Profesional”, në shkencat e Inxhinieri e Mjedisit, Klima dhe Mjedisi, Kimi Industriale, Mbrojtje Mjedisi, Menaxhimi i Burimeve Natyrore, Agromjedis Ekologji.
  • Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara sipas legjislacionit shqiptar në fuqi;
  • Të ketë përvojë profesionale në fushën e mjedisit, monitorimit mjedisor, vlerësimit të ndikimit mjedisor ose inspektimi mjedisor;
  • Të ketë përvojë në kryerjen e inspektimeve në terren, evidentimin e shkeljeve dhe hartimin e procesverbaleve, raporteve teknike ose akteve administrative;
  • Të ketë njohuri të legjislacionit shqiptar në fushën e mbrojtjes së mjedisit, menaxhimit të mbetjeve, lejeve mjedisore dhe burimeve ujore, si dhe procedurave administrative;
  • Të jetë i gatshëm për lëvizje dhe inspektime në terren në të gjithë territorin sipas nevojave të institucionit;
  • Të ketë aftësi komunikimi, punë në grup dhe përballimi të situatave gjatë inspektimit në terren;
  • Të ketë aftësi në hartimin e raporteve teknike, analizave dhe dokumentacionit tekniko-ligjor në fushën e Mjedisit dhe të Ujërave;
  • Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office, Word, Excel, PowerPoint);
  • Preferohet të jetë njohës i gjuhës angleze ose një gjuhe tjetër të BE-së;
  • Preferohet të ketë trajnim dhe certifikime në fushën e kërkuar ose administrimit publik.
  1. PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
  • Kryen inspektime në territor për veprimtarinë e paligjshme mjedisore mbi menaxhimin e mbetjeve dhe shkarkimeve të lëngëta dhe krimeve mjedisore që parashikohen nga legjislacioni në fuqi, në përputhje me programet e miratuar të punës dhe porositë e rekomandimet e veçanta të instancave eprore.
  • Kryen inspektime mbi zbatimin e dispozitave ligjore për ato aktivitete të cilat janë të paautorizuara/pa leje mjedisore nga autoritet përgjegjëse për lejimin dhe licencimin e aktiviteteve të tilla, në përputhje me programet e miratuara të punës dhe porositë e rekomandimet e veçanta të instancave eprore.
  • Zbaton programin e punës sipas miratimit nga përgjegjësi i sektorit, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fushën e inspektimit;
  • Në zbatim të detyrave që i ngarkohen, ushtron kontrolle dhe verifikime të drejtpërdrejta, për problematikat të veçanta që përfshihen në objektin e veprimtarisë së sektorit;
  • Evidenton rezultatet e kontrollit dhe së bashku me mendimin e tij raporton konkluzionet tek përgjegjësi i sektorit;
  • Sipas porosive të eprorëve, përpilon shkresa dhe materiale të ndryshme që lidhen me korrespondencën zyrtare të institucionit, duke nënshkruar kopjen e dokumentit që arkivohet;
  • Mban kontakt të vazhdueshëm me Drejtoritë Rajonale të IKMT-së në lidhje me evidentimin e problemeve të ndryshme dhe zgjidhjeve të tyre, shkëmbimin e informacionit të nevojshëm si dhe çështje të tjera;
  • Në funksion të ushtrimit të iniciativës legjislative nga institucioni, merr pjesë në grupet e posaçme të punës, të ngritura me urdhër të veçantë të Kryeinspektorit, për hartimin e projekt akteve ligjore dhe nënligjore.
  1. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass;
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë;
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Çdo dokumentacion tjetër, fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë), vlerësimin e fundit nga eprori direkt, vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi; trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
  • AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT

Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, Adresa: Rr. “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Business, Kati 8, Tiranë.

  • Afati i fundit: 06/07/2026

Rezultatet e Vlerësimit Paraprak

  • Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën nga jashtë sistemit 09/07/2026
  • Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 27/07/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 27/07/2026, ora 12:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
  • FUSHAT E TESTIMIT

Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:

  • Ligjin nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  • Ligjin nr. 9780/2007 “Për Inspektimin dhe Mbrojtjen e Territorit nga Ndërtimet e Kundërligjshme” i ndryshuar me Aktin Normativ nr. 9 datë 01.10.2025;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 10448/2011 i ndryshuar me nr.52/2020 “Për Lejet e Mjedisit”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9115/2003 i ndryshuar me ligjin nr. 34/2013 “Për Trajtimin Mjedisor të Ujërave të Ndotura”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 10431/2011 i ndryshuar me ligjin nr. 53/2020 “Për Mbrojtjen e Mjedisit”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 29/2024 “Për Burimet Ujore”.

Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen edhe në lidhje me:

  • Legjislacionin e sipërcituar, njohuritë profesionale, kompetencat funksionale, aftësitë e komunikimit, motivimin dhe integritetin personal.
  • MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:

  1. Testimi me shkrim, deri në 60 (gjashtëdhjetë) pikë;
  2. Intervista me gojë deri në 30 (tridhjetë) pikë;
  3. Vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 10 (dhjetë) pikë.

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit