NJOFTIM PËR SHPALLJE VENDE VAKANTE

Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, ligjit nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të  inspektoratit Qendror dhe Inspektoratit të Përgjithshëm”, si dhe të Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 708, datë 9.9.2020 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Urdhrit të Kryeministrit nr.7, datë 10.01.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Rregullores së Brendshme për organizimin dhe Funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të miratuar me Urdhrin nr. 297, datë 23.6.2022 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe kërkesës për shpallje të vendeve vakante nr.2508 prot., datë 18.05.2026.

Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele, si dhe konkurrimit për ngritjen në detyrë në pozicionin:

I. POZICIONI VAKANT

  • Pozicioni: Inspektor
  • Struktura: Sektorin e Licencimit dhe Dokumentacionit të Operatorëve të Biznesit Ushqimor, në Drejtorinë e Menaxhimit të Riskut dhe Koordinimit të Kontrollit zyrtar
  • Institucioni: Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit,

– Numri i vendeve vakante: 1

– Kategoria/klasa: IV-1

II. Lëvizja Paralele

Kandidati duhet të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës

kategori.

III. KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSAÇME

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos ketë masë disiplinore të largimit nga detyra në fuqi, 
  • Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit në njërin nga nivelet: “mirë”, “shumë mirë” ose “shkëlqyeshëm”;
  • Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të zotërojë diplomë të nivelit minimal “Bachelor” ose  diplomë të nivelit “Master Profesional”, ose diplomë të nivelit “Master i Shkencave” /“Master profesional, të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike” ose të barazvlefshme me to, në fushat e kërkuara; Mjekësi Veterinare/ Bioteknologji Ushqimore/ Shkencat dhe Teknologjitë Ushqimore/ Shkencat e ushqimit dhe të ushqyerit /Mercologji/ Inxhinieri Agroushqimore në profilet Vreshtari- Enologji /Teknologji Agroushqimore /Inxhinieri Agrare në profilet – Zootekni – Zootekni dhe Siguria e Produkteve Blegtorale–Akuakulturë dhe Peshkim/ Bioteknologji Molekulare dhe Industriale/ Kimi/ Biologji/ Biokimi / /Inxhinieri Agrare në profilet – Zootekni – Zootekni dhe Siguria e Produkteve Blegtorale–Akuakulturë dhe Peshkim/ Bioteknologji Molekulare dhe Industriale/ Kimi/ Biologji/ Biokimi/- Inxhinieri Agrare në profilet Mbrojtje Bimësh/ Hortikulturë/ Prodhim Bimor/Agronomi e Përgjithshme/ ose në fusha të tjera që përshtaten me pozicionin e shpallur vakant.
  • Diplomat e marra jashtë vendit duhet të duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
  • Të ketë përfunduar me sukses ciklin e studimeve, sipas kërkesave të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
  • Të plotësojë kriteret dhe kërkesat e posaçme për pozicionin e punës, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

IV. PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS

  • Mbikëqyr dhe verifikon dokumentacionin e procedurës së licencimit në fushën e ushqimit, ushqimit për kafshë dhe në fushën e mbrojtjes së bimëve dhe inputeve bujqësore si dhe mbajtjen e dokumentacionit përkatës e dokumenteve të tjera shoqëruese.
  • Koordinon dhe ndjek procedurën e licencimit të operatorëve të biznesit dhe vlerëson procedurën e inspektimit të kryer nga sektorët e drejtorive rajonale sipas parashikimeve ligjore.
  • Ndjek dhe monitoron mbylljen e aplikimit brenda afateve ligjore, mbështetur në vendimin e Drejtorisë Rajonale.
  • Udhëzon dhe orienton drejtoritë rajonale që vendimi në rastet kur OBU plotëson kusshtet dhe kriteret përkatëse të licencimit duhet të përcaktojë bazën ligjore për to.
  • Udhëzon dhe drejton drejtoritë rajonale që vendimi në rastet kur OBU nuk plotëson kushtet dhe kriteret përkatëse të licencimit, të përcaktohet baza ligjore dheqartë shkaqet e mosmiratimit, të shprehura në mënyrë të tillë që t’i shërbejnë kërkuesit të kuptojë se ç’masa duhet të marrë që me një kërkesë të dytë të mund të pajiset me licencën e kërkuar.
  • Pas pezullimit përkohësisht nga drejtoritë rajonale të AKU-së, i përcjell autoritetit përkatës propozimin për revokimin e licencës me kërkesëtë Operatorëve të Biznesit ushqimore apo në rastet e kryerjes së kontrolleve zyrtare rezulton se nuk plotësohen kërkesat tekniko-teknologjike, higjieno-sanitare, fitosanitare apo veterinare, sipas legjislacionit në fuqi.
  • Identifikon problematikat në lidhje me procedurat e inspektimit, si dhe shkresat kthim përgjigje të ardhura nga DRAKU për OB të ushqimit dhe ushqimit për kafshë, të bimëve, produkteve të mbrojtjes së bimëve dhe Input-eve bujqesore dhe i raporton tek Drejtori i Menaxhimit të Riskut dhe Koordinimit të Kontrollit Zyrtar.
  • Identifikon problematika në sistemin aplikativ ne aplikimet që i përkasin operatorëve të biznesit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë, të bimëve, produkteve të mbrojtjes së bimeve dhe Input-eve bujqesore, si dhe i raporton tek Drejtori i Menaxhimit të Riskut dhe Koordinimit të Kontrollit Zyrtar duke rekomanduar dhe zgjidhjen e tyre.
  • Kryen verifikimin, vlerësimin dhe përcjelljen e dokumentacionit gjatë gjithë proçesit të aksesimit ne Sistemin e Qarkullimit të Dokumenteve me Nënshkrim Elektronik per miratimin paraprak te njesive te tregtimit te mishit dhe thertoreve.
  • Ruan gjithë dokumentacionit për liçencim sipas çdo kërkesë aplikimi të operatorëve të biznesit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë, të bimëve, produkteve të mbrojtjes së bimeve dhe Input-eve bujqesore, si dhe përgatit raporte të rregullta periodike në lidhje me këto kërkesa dhe i raporton në kohë tek Drejtori i Menaxhimit të Riskut dhe Kordinimit të Kontrollit Zyrtar.
  • Përgatit raporte periodike si dhe jep informacion brenda afateve ligjore sipas kërkesave të operatoreve te biznesit në lidhje me hapat proceduriale dhe dokumentacionin që nevojitet për tu pajisur me licencë në fushën e ushqimit, ushqimit për kafshë, të mbrojtjes së bimëve dhe Inputeve buqësore.
  • Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga drejtori i drejtorisë dhe që është parashikuar në rregulloren e brendshme.

V. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

VI. AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT

Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, Adresa: Rr. “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Business, Kati 8, Tiranë. 

Afati i fundit: 07.07.2026

VII. FAZAT E KONKURRIMIT

1. Vlerësimi paraprak

  • Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele: 10.07.2026

2. Testimi dhe intervista

  • Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 23.07.2026, ora 10:00 pranë Inspektoratit të Përgjithshëm

VIII. FUSHAT E TESTIMIT

Testimi do të përfshijë njohuri mbi:

  • Ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • Ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
  • Ligji Nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar;
  • Ligji Nr. 10081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”,  i ndryshuar;
  • VKM nr.538 datë 26.05.2009 “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga apo nëpërmjet Qëndrës Kombëtare të Licencimit (QKL) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, i ndryshuar.

IX. VLERËSIMI I KANDIDATËVE

Vlerësimi bëhet sipas kësaj skeme:

  • Intervista me gojë – deri në 60 pikë;
  • Dokumentacioni – deri në 40 pikë.

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit