Në zbatim të ligjit nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 893, datë 04.11.2015 “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit”, i ndryshuar, Urdhrit të Kryeministrit nr. 22, datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” i ndryshuar, si dhe Rregullores së Brendshme të IKMT, miratuar me Urdhrin e Ministrit nr. 424, datë 25.11.2020, si dhe në vijim të kërkesës për shpallje nr. 3935 prot., datë 02.07.2026,
Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele, dhe konkurrimit për ngritjen në detyrë, për pozicionin:
POZICION VAKANT
- Pozicioni: Përgjegjës Sektori, në Sektorin e Monitorimit dhe Analizës se Riskut
- Struktura: Drejtoria e Inspektimit të Pyjeve
- Institucioni: Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
- Numri i vendeve vakante 1 (një)
- Klasa III-2
- LËVIZJA PARALELE
- KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSACME
Kandidati duhet të plotësoj këto kritere:
- Të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi që nuk është shuar sipas legjislacionit përkatës;
- Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit “mirë, “shumë mire” ose “shkëlqyeshëm”;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së Inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të zotërojë Diplomë master shkencor/profesional me 120 kredite dhe me kohëzgjatje 2 vite, në shkencën e Inxhinierisë Pyjore..
- Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
- PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
- Kontrollon përditësimin e regjistrit të të dhënave statistikore, mbi aktivitetet e paligjshme në fondin pyjor, kullosor e atë të gjuetisë, me rubrikat dhe përmbajtjen përkatëse, procedime penale, zjarre në pyje e të tjera.
- Ndjek korrespondencën e evidencave të sektoreve të inspektimit në pyje të Drejtorive Rajonale.
- Kontrollon dokumentacionin dhe kontratat e të gjitha subjekteve që ushtrojnë aktivitet në fondin pyjor dhe kullosor në Republikën e Shqipërisë.
- Kontrollon hartimin e strategjive dhe planeve operative nga organet e qeverisjes vendore në kuadër të parandalimit të zjarreve në pyje dhe kullota.
- Hartojnë programin vjetor e mujor të kontrollit duke u mbështetur në metodologjinë e vlerësimit të riskut.
- Kontrollon dokumentacionin për heqjen e sipërfaqes nga fondi pyjor dhe rehabilitimin e tij, nga subjektet që ushtrojnë aktivitet ekonomik në fondin pyjor e kullosor në pronësi shtetërore apo private.
- Monitoron në mënyrë të vazhdueshme sistemin elektronik të monitorimit të pyjeve në Republikën e Shqipërisë.
- Rakordon me inspektorët në Drejtoritë Rajonale dhe sektorët e tjerë, informacionin e konstatuar nga monitorimi i kamerave dhe informacione të ndryshme.
- Mban kontakt të pandërprerë me inspektorët e Drejtorive Rajonale për mbarëvajtjet e zbatimit të ligjit në pyje, kullota dhe gjuetinë e paligjshme.
- Përgjigjet për përgatitjen e raporteve paraprake periodike apo me kërkesë të Drejtorit, për gjendjen e pyjeve, kullotave, faunës së egër, gjuetisë dhe bimëve eterovajore në nivel kombëtar, bazuar në raportet e inspektimit dhe raportet e dërguara nga sektori përkatës i Drejtorisë Rajonale të IKMT – së.
- Harton dhe ndjek realizimin e detyrave të parashikuara në planet mujore dhe vjetore të punës së sektorit, duke evidentuar problemet që dalin, si dhe sugjeron dhe propozon zgjidhje te eprorët e tij.
- Përgatit programin vjetor të inspektimit mbi bazën e riskut, si dhe raportin vjetor të inspektimeve i cili i përcillet Drejtorit dhe Kryeinspektorit.
- DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- Kërkesën për punësim;
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penaliteti;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
Afati i fundit: 20/07/2026.
- FAZAT E KONKURRIMIT
- Vlerësimi Paraprak
- Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele 23/07/2026.
- Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 04/08/2026, ora 11:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
- FUSHAT E TESTIMIT
- Ligji Nr.99/2024, datë 12.09.2024, “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”
- Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Ligji 57/2020, datë 30.04.2020, “Për pyjet ne Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
- Ligji Nr.10120, datë 23.04.2009, “Për mbrojtjen e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore, tanifere natyrore”, i ndryshuar
- Ligji Nr.10 279, datë 20.05.2010, “Për Kundërvajtjet Administrative”
- Ligji Nr.10 006, datë 23.10.2008 “Për mbrojtjen e faunës së egër”, i ndryshuar
- Ligji Nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, i ndryshuar
- Ligji Nr.10 253, datë 11.03.2010, “Për Gjuetinë”
- Vendim Nr.604, datë 20.10.2021, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Brendshme”
- Ligji Nr. 9693, datë 19.03.2007, “Për fondin kullosor”, i ndryshuar.
- MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 40 (dyzet) pikë;
- intervista me gojë 60 (gjashtëdhjetë) pikë
II.NGRITJA NË DETYRË
Nëse pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele nuk ka kandidatë të kualifikuar ose nuk rezulton asnjë fitues, do të vijohet me procedurën e ngritjes në detyrë.
I.KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSACME
Kandidati duhet të plotësoj këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi që nuk është shuar sipas legjislacionit përkatës;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit “mirë, “shumë mire” ose “shkëlqyeshëm;
- Të jetë i konfirmuar në pozicionin me funksione inspektimi;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së Inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të zotërojë Diplomë master shkencor/profesional me 120 kredite dhe me kohëzgjatje 2 vite, në shkencën e Inxhinierisë Pyjore.;
- Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
- Të ketë të paktën 3 (tri) vite përvojë pune në pozicionin “inspektor” në drejtorinë rajonale, 2 (dy) vjet në drejtorinë qendrore të inspektorateve qendrore apo të strukturave të tjera inspektuese ose 1 (një)vit në Inspektoratin e Përgjithshëm.
II.PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
- Kontrollon përditësimin e regjistrit të të dhënave statistikore, mbi aktivitetet e paligjshme në fondin pyjor, kullosor e atë të gjuetisë, me rubrikat dhe përmbajtjen përkatëse, procedime penale, zjarre në pyje e të tjera.
- Ndjek korrespondencën e evidencave të sektoreve të inspektimit në pyje të Drejtorive Rajonale.
- Kontrollon dokumentacionin dhe kontratat e të gjitha subjekteve që ushtrojnë aktivitet në fondin pyjor dhe kullosor në Republikën e Shqipërisë.
- Kontrollon hartimin e strategjive dhe planeve operative nga organet e qeverisjes vendore në kuadër të parandalimit të zjarreve në pyje dhe kullota.
- Hartojnë programin vjetor e mujor të kontrollit duke u mbështetur në metodologjinë e vlerësimit të riskut.
- Kontrollon dokumentacionin për heqjen e sipërfaqes nga fondi pyjor dhe rehabilitimin e tij, nga subjektet që ushtrojnë aktivitet ekonomik në fondin pyjor e kullosor në pronësi shtetërore apo private.
- Monitoron në mënyrë të vazhdueshme sistemin elektronik të monitorimit të pyjeve në Republikën e Shqipërisë.
- Rakordon me inspektorët në Drejtoritë Rajonale dhe sektorët e tjerë, informacionin e konstatuar nga monitorimi i kamerave dhe informacione të ndryshme.
- Mban kontakt të pandërprerë me inspektorët e Drejtorive Rajonale për mbarëvajtjet e zbatimit të ligjit në pyje, kullota dhe gjuetinë e paligjshme.
- Përgjigjet për përgatitjen e raporteve paraprake periodike apo me kërkesë të Drejtorit, për gjendjen e pyjeve, kullotave, faunës së egër, gjuetisë dhe bimëve eterovajore në nivel kombëtar, bazuar në raportet e inspektimit dhe raportet e dërguara nga sektori përkatës i Drejtorisë Rajonale të IKMT – së.
- Harton dhe ndjek realizimin e detyrave të parashikuara në planet mujore dhe vjetore të punës së sektorit, duke evidentuar problemet që dalin, si dhe sugjeron dhe propozon zgjidhje te eprorët e tij.
- Përgatit programin vjetor të inspektimit mbi bazën e riskut, si dhe raportin vjetor të inspektimeve i cili i përcillet Drejtorit dhe Kryeinspektorit.
III.DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- Kërkesa për punësim;
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penalitetit;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
IV.AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë:Rruga “Muhedin Llagami”,Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
Afati i fundit: 23/07/2026.
V.FAZAT E KONKURRIMIT
1.Vlerësimi Paraprak
Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë 27/07/2026.
2.Testimi dhe intervista
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 11/08/2026, ora 10:00 pranë Inspektoratit të Përgjithshëm
Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 11/08/2026, ora 14:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i
VI.FUSHAT E TESTIMIT
- Ligji Nr.99/2024, datë 12.09.2024, “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”
- Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Ligji 57/2020, datë 30.04.2020, “Për pyjet ne Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
- Ligji Nr.10120, datë 23.04.2009, “Për mbrojtjen e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore, tanifere natyrore”, i ndryshuar
- Ligji Nr.10 279, datë 20.05.2010, “Për Kundërvajtjet Administrative”
- Ligji Nr.10 006, datë 23.10.2008 “Për mbrojtjen e faunës së egër”, i ndryshuar
- Ligji Nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, i ndryshuar
- Ligji Nr.10 253, datë 11.03.2010, “Për Gjuetinë”
- Vendim Nr.604, datë 20.10.2021, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Brendshme”
- Ligji Nr. 9693, datë 19.03.2007, “Për fondin kullosor”, i ndryshuar.
VII.MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Vlerësimi behet sipas kësaj skeme:
a. 40 (dyzet) pikë për testimin me shkrim;
b. 40 (dyzet) pikë për intervistën me gojë; c. 20 (njëzet) pikë për vlerësimin e dokumentacionit, që konsiston në vlerësimin e përvojës, trajnimeve dhe certifikimeve të lidhura me fushën e inspektimit.