Në zbatim të ligjit nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 893, datë 04.11.2015 “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit”, i ndryshuar, Urdhrit të Kryeministrit nr. 22, datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” i ndryshuar, si dhe Rregullores së Brendshme të IKMT, miratuar me Urdhrin e Ministrit nr. 424, datë 25.11.2020, si dhe në vijim të kërkesës për shpallje nr. 3935 prot., datë 02.07.2026,
Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele për pozicionin:
POZICION VAKANT
- Pozicioni: Inspektor në Sektorin e Inspektimit të Pyjeve
- Struktura: Drejtoria Rajonale Tiranë
- Institucioni: Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
- Numri i vendeve vakante 2 (dy)
- Klasa IV-3
LËVIZJA PARALELE
I. KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSACME
Kandidati duhet të plotësoj këto kritere:
- Të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi që nuk është shuar sipas legjislacionit përkatës;
- Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit “mirë, “shumë mire” ose “shkëlqyeshëm”;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së Inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të zotërojë Diplomë Bachelor /Master Profesional / Shkencor, në shkencat e Inxhinierisë Pyjore, Biologji Kimi, Agronomi;
- Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
II. PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
- Mbulon veprimtarinë për ushtrimin e përgjegjësive dhe kompetencave të njëjta me Drejtorinë e Inspektimit të Pyjeve të IKMT- së qendër, por me juridiksion të kufizuar në përputhje me hierarkinë e skemës organizative të institucionit dhe shtrirjen territoriale administrative të qarkut që ato mbulojnë.
- Është përgjegjës dhe zbaton detyrat e sektorit përkatës në ushtrimin e detyrave funksionale.
- Është përgjegjës për organizimin dhe për cilësinë e efektivitetit të veprimtarisë së punës së tij.
- Merr pjesë në aktivitete trajnuese të cilat ndikojnë në përmirësimin dhe kualifikimin profesional.
- Sigurojnë zbatimin e parimit të përgjegjësisë mjedisore në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Kontrollon zbatimin e dispozitave ligjore dhe të akteve nënligjore në fuqi për pyjet, kullotat, zonat e mbrojtura, florën e egër, veprimtaritë e gjuetisë dhe veprimtaritë e tjera që zhvillohen në fondin pyjor nga subjektet private dhe publike.
- Parandalon, zbaton dhe lufton dëmtimin, pushtimin, shpërdorimin, tjetërsimin, shkatërrimin dhe degradimin e pyjeve të tokës pyjore, cënimin nga ndërhyrjet e pakontrolluara në fondin pyjor dhe mjedisin natyror.
- Bllokon veprimtaritë e ushtruara nga çdo person fizik,juridik që nuk shlyen detyrimet ligjore në afatet e caktuara ose që nuk respektojnë kushtet e kontratave.
- Garanton mbrojtjen dhe sigurinë e pyjeve përmes parandalimit, zbulimit dhe hetimit të veprave penale kundër pyjeve dhe procedimin penal të autoreve të tyre në përputhje me parashikimet e legjislacionit penal.
- Bashkëpunon me organet e Policisë së Shtetit, organet tatimore dhe organet e qeverisjes lokale për veprimtaritë dhe funksionet që parashikohen në ligje të tjera.
- Mbikëqyr zbatimin e legjislacionit për përdorimin dhe vjeljen e prodhimeve pyjore nga burimet pyjore e jo pyjore në pronësi apo përdorim të njësive të qeverisjes vendore, zonat e mbrojtura ose në pronësi private.
III. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- Kërkesën për punësim;
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass;
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penaliteti;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
IV. AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
Afati i fundit: 20/07/2026
V. FAZAT E KONKURRIMIT
1. Vlerësimi Paraprak
- Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele 23/07/2026.
2. Intervista me gojë
- Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 04/08/2026, ora 11:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
VI. FUSHAT E TESTIMIT
Testimi do të përfshijë njohuri mbi:
- Ligji Nr.99/2024, datë 12.09.2024, “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”
- Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Ligji 57/2020, datë 30.04.2020, “Për pyjet ne Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
- Ligji Nr.10120, datë 23.04.2009, “Për mbrojtjen e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore, tanifere natyrore”, i ndryshuar
- Ligji Nr.10 279, datë 20.05.2010, “Për Kundërvajtjet Administrative”
- Ligji Nr.10 006, datë 23.10.2008 “Për mbrojtjen e faunës së egër”, i ndryshuar
- Ligji Nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, i ndryshuar
- Ligji Nr.10 253, datë 11.03.2010, “Për Gjuetinë”
- Vendim Nr.604, datë 20.10.2021, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Brendshme”
- Ligji Nr. 9693, datë 19.03.2007, “Për fondin kullosor”, i ndryshuar.
Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen edhe në lidhje më:
- Njohuritë profesionale, kompetencat funksionale, aftësitë e komunikimit, motivimin dhe integritetin personal.
VII: MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
a. vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 40 (dyzet) pikë;
b. intervista me gojë 60 (gjashtëdhjetë) pikë.