Në zbatim të ligjit nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, ligjit nr. 9154, datë 6.11.2003 ‘’Për arkivat’’, i ndryshuar, si dhe në VKM nr. 821, datë 26.12.2024 ‘’Për miratimin e rregullores ‘’Për organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe të organeve që funksionojnë pranë saj’’, si dhe kërkesës për shpallje të vendeve vakante nr. 7217 Prot., datë 16.07.2026,
Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele dhe ngritjen në detyrë për pozicionin:
POZICION VAKANT
- Pozicioni: Përgjegjës Sektori
- Institucioni: Sektori Inspektimit Jug, Drejtoria e Inspektimit, DPA
- Numri i vendeve vakante 1 (një)
- Klasa III-2
I. LËVIZJA PARALELE
- KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSACME
Kandidati duhet të plotësoj këto kritere:
- Të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi që nuk është shuar sipas legjislacionit përkatës;
- Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit “mirë, “shumë mirë” ose “shkëlqyeshëm”;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse;
- Të ketë përfunduar me sukses ciklin e studimeve, sipas kërkesave të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
- Të plotësojë kriteret dhe kërkesat e posaçme për pozicionin e punës sipas kërkesave të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional” përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Shkenca shoqërore.
- Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njesuara sipas legjislacionit shqiptar.
III. PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
- Inspekton sekretari-arkivat e institucioneve shtetërore që ligji I detyron të dorëzoj dokumente pune arkivave të sistemit, si dhe ne arkivat e personave juridik e fizik privat që administrojnë dokumente me rëndësi historike kombëtare (RHK), sipas ligjit ‘’Për Arkivat’’, i ndryshuar dhe ligjit ‘’Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë’’.
- Organizon, drejton, koordinon dhe kontrollon punën e sketorit dhe të punonjësve që janë në varësi të tij.
- Mban kontakte pune dhe zyrtare me institucionet që ligji i detyron të dorëzojnë si pasuri kombëtare pranë arkivave të përhershëm në varësi të DPA-së, dokumentet e krijuara prej tyre në afatin e parashikuar nga ligji.
- Organizon konsulta e takime me arkivistë të institucioneve vendore për mbarëvajtjen e punëve arkivore.
- Mirëmban dhe mbikqyr databazën e konsoliduar të institucioneve vendore.
- Drejton, kontrollon dhe ndihmon inspektorët për pasurimin e fondeve arkivore të ardhura nga institucionet.
- Harton raporte paraprake dhe përfundimtare për veprimtarinë inspektuese.
IV. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- Kërkesa për punësim;
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penaliteti;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
V. AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
Afati i fundit: 27/07/2026.
VI. FAZAT E KONKURRIMIT
1. Vlerësimi Paraprak
- Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele 30 /07/2026,
2. Intervista me gojë
Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 11/08/2026, ora 11:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
VII. FUSHAT E TESTIMIT
Kandidatët gjatë testimit me shkrim do të vlerësohen në lidhje me:
- Ligji nr. 9154, datë 06.11.2003 ‘’Për Arkivat’’, i ndryshuar; -Normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë;
- Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 ‘’Për rregullat e etikës në administratën publike’’;
- Ligji nr. 119/2014 ‘’Për të drejtën e informimit’’;
- Ligji nr. 90/2012 ‘’Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore’’;
- Ligji nr. 99/2024’Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë’’ dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;
- VKM nr. 874, datë 29.09.20211 ‘’Për miratimin e rregullave për zbatimin e parimeve të etikës, të klasifikimit të veprimtarive të jashtme dhe vlerën e dhuratave, që mund të pranohen gjatë veprimtarisë së nëpunësit të administratës publike’’
Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen edhe në lidhje më:
- Njohuritë profesionale, kompetencat funksionale, aftësitë e komunikimit, motivimin dhe integritetin personal.
- MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 40 (dyzet) pikë;
- intervista me gojë 60 (gjashtëdhjetë) pikë.
II. NGRITJA NË DETYRË
- KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSACME
Kandidati duhet të plotësoj këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi që nuk është shuar sipas legjislacionit përkatës;
- Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit “mirë, “shumë mire” ose “shkëlqyeshëm”;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse;
- Të ketë përfunduar me sukses ciklin e studimeve, sipas kërkesave të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
- Të plotësojë kriteret dhe kërkesat e posaçme për pozicionin e punës sipas kërkesave të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Për pozicionin “përgjegjës sektori” kandidati duhet të ketë të paktën 3 (tri) vite përvojë pune në pozicionin “inspektor” në drejtorinë rajonale/2 (dy) vjet në drejtorinë qendrore të inspektorateve qendrore apo të strukturave të tjera inspektuese ose 1 (një) vit në Inspektoratin e Përgjithshëm.
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional” përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Shkenca shoqërore.
- Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njesuara sipas legjislacionit shqiptar.
II. PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
- Ushtron përgjegjësinë e drejtimit operativ të drejtorisë, bashkërendon punën ndërmjet sektorëve të kësaj drejtorie dhe ndihmon funksionimin e efektshëm të tyre;
- Miraton paraprakisht planet vjetore dhe mujore të sektorëve që përbëjnë DI-në, bën ndryshimet e nevojshme në përputhje me detyrat e përgjithshme dhe prioritetet e kësaj drejtorie dhe ia paraqet për miratim drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave;
- Propozon për shqyrtim te drejtori i Përgjithshëm i Arkivave planin vjetor të inspektimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për inspektimet, propozon për miratim planin mujor të inspektimit dhe ruan kontakt të vazhdueshëm me Inspektoriatin Qendror për detyrat në kuadër të inspektimit;
- Përgatit autorizimin e inspektimit, në përputhje dhe në bazë të programit të miratuar të inspektimit;
- Propozon shtyrjen e kohëzgjatjes së autorizimit, zëvendësimin e inspektorëve gjatë inspektimit, sipas ligjit;
- Propozon urdhra pune për përmirësimin e drejtimit të veprimtarisë së drejtorisësë inspektimit dhe DPA-së.
III. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- Kërkesa për punësim;
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penaliteti;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
V. AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
Afati i fundit: 30/07/2026.
VI. FAZAT E KONKURRIMIT
3. Vlerësimi Paraprak
- Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele 03/08/2026,
4. Intervista me gojë
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 17/08/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 17/08/2026, ora 12:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
VII. FUSHAT E TESTIMIT
Kandidatët gjatë testimit me shkrim do të vlerësohen në lidhje me:
- Ligji nr. 9154, datë 06.11.2003 ‘’Për Arkivat’’, i ndryshuar; -Normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë;
- Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 ‘’Për rregullat e etikës në administratën publike’’;
- Ligji nr. 119/2014 ‘’Për të drejtën e informimit’’;
- Ligji nr. 90/2012 ‘’Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore’’;
- Ligji nr. 99/2024’Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë’’ dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;
- VKM nr. 874, datë 29.09.20211 ‘’Për miratimin e rregullave për zbatimin e parimeve të etikës, të klasifikimit të veprimtarive të jashtme dhe vlerën e dhuratave, që mund të pranohen gjatë veprimtarisë së nëpunësit të administratës publike’’
Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen edhe në lidhje më:
- Njohuritë profesionale, kompetencat funksionale, aftësitë e komunikimit, motivimin dhe integritetin personal.
- MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 20 (njëzet) pikë;
- testimi me shkrim deri në 40 (dyzet) pikë;
intervista me gojë 40 (dyzet) pikë