NJOFTIM PËR SHPALLJE VENDE VAKANTE

Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm”, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 893, datë 04.11.2015 “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” i ndryshuar, Urdhrit të Kryeministrit nr. 22, datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” i ndryshuar, si dhe Rregullores së Brendshme të IKMT, miratuar me Urdhrin e Ministrit nr. 424, datë 25.11.2020, si dhe në vijim të njoftimit për shpallje të datës 13.07.2026,

Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurën e pranimit të kandidatëve për jashtë sistemit të inspektimit, duke qenë se pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele nuk ka kandidatë të kualifikuar për pozicionin:

  1. POZICIONI VAKANT
  • Pozicioni: Inspektor në Sektorin e Inspektimit të Pyjeve
  • Struktura: Drejtoria Rajonale Tiranë
  • Institucioni: Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
  • Numri i vendeve vakante 2 (dy)
  • Klasa IV-3
  1. KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSAÇME

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos ketë masë disiplinore largimi nga puna 5 vitet e fundit;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi;
  • Të zotërojë Diplomë Bachelor /Master Profesional / Shkencor, në shkencat e Inxhinierisë Pyjore, Biologji Kimi, Agronomi.
  • Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara sipas legjislacionit shqiptar në fuqi;
  • Kandidati duhet të ketë mbi 1 vit eksperiencë pune, në fushën e pyjeve, në administratën publike.
  • Të ketë aftësi të mira bashkëpunimi në grup dhe njohuri në hartimin dhe përpilimin e akteve administrative.
  • Të ketë aftësi komunikimi dhe negocimi.
  • Të ketë aftësi për të punuar dhe menaxhuar situatat e vështira në terren.
  • Të ketë integritet profesioanl dhe etikë në ushtrimin e funksionit publik.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office: word, Excel, PowerPoint).
  • Të ketë aftësi të sistemeve të informacionit gjeografik (GIS/GPS) për monitorimin e sipërfaqeve pyjore përmes satelitit apo hartave digjitale.
  • Preferohet të ketë trajnim dhe certifikime të ndryshëm në fushën e Pyjeve
  • Preferohet të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze ose një gjuhe tjetër të BE-së.
  1. PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
  • Mbulon veprimtarinë për ushtrimin e përgjegjësive dhe kompetencave të njëjta me Drejtorinë e Inspektimit të Pyjeve të IKMT- së qendër, por me juridiksion të kufizuar në përputhje me hierarkinë e skemës organizative të institucionit dhe shtrirjen territoriale administrative të qarkut që ato mbulojnë.
  • Është përgjegjës dhe zbaton detyrat e sektorit përkatës në ushtrimin e detyrave funksionale.
  • Është përgjegjës për organizimin dhe për cilësinë e efektivitetit të veprimtarisë së punës së tij.
  • Merr pjesë në aktivitete trajnuese të cilat ndikojnë në përmirësimin dhe kualifikimin profesional.
  • Sigurojnë zbatimin e parimit të përgjegjësisë mjedisore në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  • Kontrollon zbatimin e dispozitave ligjore dhe të akteve nënligjore në fuqi për pyjet, kullotat, zonat e mbrojtura, florën e egër, veprimtaritë e gjuetisë dhe veprimtaritë e tjera që zhvillohen në fondin pyjor nga subjektet private dhe publike.
  • Parandalon, zbaton dhe lufton dëmtimin, pushtimin, shpërdorimin, tjetërsimin, shkatërrimin dhe degradimin e pyjeve të tokës pyjore, cënimin nga ndërhyrjet e pakontrolluara në fondin pyjor dhe mjedisin natyror.
  • Bllokon veprimtaritë e ushtruara nga çdo person fizik,juridik që nuk shlyen detyrimet ligjore në afatet e caktuara ose që nuk respektojnë kushtet e kontratave.
  • Garanton mbrojtjen dhe sigurinë e pyjeve përmes parandalimit, zbulimit dhe hetimit të veprave penale kundër pyjeve dhe procedimin penal të autoreve të tyre në përputhje me parashikimet e legjislacionit penal.
  • Bashkëpunon me organet e Policisë së Shtetit, organet tatimore dhe organet e qeverisjes lokale për veprimtaritë dhe funksionet që parashikohen në ligje të tjera.
  • Mbikëqyr zbatimin e legjislacionit për përdorimin dhe vjeljen e prodhimeve pyjore nga burimet pyjore e jo pyjore në pronësi apo përdorim të njësive të qeverisjes vendore, zonat e mbrojtura ose në pronësi private.

IV. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM

Kandidati duhet të dorëzojë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim;
  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass;
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë
  • Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë;
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Çdo dokumentacion tjetër, fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë), vlerësimin e fundit nga eprori direkt, vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi; trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

V. AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT

Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, Adresa: Rr. “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Business, Kati 8, Tiranë. 

  • Afati i fundit: 02/08/2026

Rezultatet e Vlerësimit Paraprak

  • Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën nga jashte sistemit 05/08/2026
  • Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 19/08/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 19/08/2026, ora 12:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.

VI. FUSHAT E TESTIMIT

Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:

  • Ligji Nr.99/2024, datë 12.09.2024, “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”
  • Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  • Ligji 57/2020, datë 30.04.2020, “Për pyjet ne Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
  • Ligji Nr.10120, datë 23.04.2009, “Për mbrojtjen e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore, tanifere natyrore”, i ndryshuar
  • Ligji Nr.10 279, datë 20.05.2010, “Për Kundërvajtjet Administrative”
  • Ligji Nr.10 006, datë 23.10.2008 “Për mbrojtjen e faunës së egër”, i ndryshuar
  • Ligji Nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, i ndryshuar
  • Ligji Nr.10 253, datë 11.03.2010, “Për Gjuetinë”
  • Vendim Nr.604, datë 20.10.2021, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Brendshme”
  • Ligji Nr. 9693, datë 19.03.2007, “Për fondin kullosor”, i ndryshuar.

VII. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:

  1. Testimi me shkrim, deri në 60 (gjashtëdhjetë) pikë;
  2. Intervista me gojë deri në 30 (tridhjetë) pikë;
  3. vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 10 pikë;

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit