Në zbatim të ligjit nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 893, datë 04.11.2015 “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit”, i ndryshuar, Urdhrit të Kryeministrit nr. 22, datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” i ndryshuar, si dhe Rregullores së Brendshme të IKMT, miratuar me Urdhrin e Ministrit nr. 424, datë 25.11.2020, si dhe në vijim të kërkesës për shpallje nr. 4231 prot., datë 21.07.2026,
Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele, dhe konkurrimit për ngritjen në detyrë, për pozicionin:
POZICION VAKANT
- Pozicioni: Përgjegjës Sektori, në Sektorin e Inspektimit të Territorit
- Struktura: Drejtoria Rajonale Vlorë
- Institucioni: Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
- Numri i vendeve vakante 1 (një)
– Klasa III-2
- LËVIZJA PARALELE
- KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSACME
Kandidati duhet të plotësoj këto kritere:
- Të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi që nuk është shuar sipas legjislacionit përkatës;
- Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit “mirë, “shumë mire” ose “shkëlqyeshëm”;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së Inspektoratit të Përgjithshëm, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të zotërojë Diplomë Master Shkencor dhe Profesional me 120 kredite dhe me kohëzgjatje 2 vite, në të gjitha fushat e Inxhinierisë së Ndërtimit, Arkitekturës, Urbanistikës dhe Gjeologjisë;
- Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
- Të ketë përfunduar me sukses ciklin e studimeve, sipas kërkesave të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
- Të plotësojë kriteret dhe kërkesat e posaçme për pozicionin e punës, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim
- PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
- Mbulon veprimtarinë për ushtrimin e përgjegjësive dhe kompetencave në fushën e ndërtimit dhe planifikimit brenda territorit të qarkut, në koordinim me Drejtorinë e Inspektimit të Territorit dhe Planifikimit qendër dhe me miratim të Kryeinspektorit.
- Në përputhje me orientimet e instancave eprore, vendos kontakte të vazhdueshme me IMT- të, institucionet e tjera të pushtetit vendor, instancat që ushtrojnë pushtetin e deleguar ekzekutiv në nivel lokal, strukturat rajonale të inspektorateve të tjera shtetërore, grupet e interesit në funksion të sigurimit të një mbështetjeje sa më të gjerë publike dhe krijimit të raporteve institucionale, të nevojshme gjatë ushtrimit të veprimtarisë.
- Merr masa organizative për ushtrimin në vijimësi të kontrollit mbi territorin në juridiksion.
- Përgjigjet drejtpërdrejte për aspektin organizativ dhe efektivitetin e kontrolleve dhe inspektimit pranë IMT- ve dhe/ose subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e ndërtimit.
- Përgatit dhe propozon për miratim, pranë instancave eprore, masa operacionale, teknike dhe organizative në rastet e ndërhyrjeve për ekzekutim.
- Jep mendimin e tij për aktet procedurale të mbajtura nga Sektori, si dhe për probleme të veçanta që i ngarkohen për trajtim dhe vlerësim dhe ia paraqet eprorit.
- DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- Kërkesën për punësim;
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penaliteti;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë. Afati i fundit: 11/08/2026.
VI. FAZAT E KONKURRIMIT
- Vlerësimi Paraprak
- Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele 14/08/2026.
- Intervista me gojë
Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 25/08/2026, ora 11:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
- FUSHAT E TESTIMIT
- Ligjin nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Ligjin nr. 9780/2007 “Për Inspektimin dhe Mbrojtjen e Territorit nga Ndërtimet e Kundërligjshme” i Ndryshuar me Aktin Normativ nr. 9 datë 01.10.2025;
- Ligjin nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” i ndryshuar me Aktin Normativ nr. 8 datë 01.10.2025;
- Ligjin nr 8402 datë 10.9.1998 “Për Kontrollin dhe Disiplinimin e Punimeve të Ndërtimit” i ndryshuar me Aktin Normativ nr. 7 datë 01.10.2025;
- Ligjin nr 9290, datë 7.10.2004 “Për Produktet e Ndërtimit”, i ndryshuar me Ligjin nr.19/2013
- MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 40 (dyzet) pikë;
- intervista me gojë 60 (gjashtëdhjetë) pikë
II.NGRITJA NË DETYRË
Nëse pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele nuk ka kandidatë të kualifikuar ose nuk rezulton asnjë fitues, do të vijohet me procedurën e ngritjes në detyrë.
II.KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSACME
Kandidati duhet të plotësoj këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi që nuk është shuar sipas legjislacionit përkatës;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit “mirë, “shumë mire” ose “shkëlqyeshëm;
- Të jetë i konfirmuar në pozicionin me funksione inspektimi;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së Inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të zotërojë Diplomë Master Shkencor dhe Profesional me 120 kredite dhe me kohëzgjatje 2 vite, në të gjitha fushat e Inxhinierisë së Ndërtimit, Arkitekturës, Urbanistikës dhe Gjeologjisë;
- Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
- Të ketë të paktën 3 (tri) vite përvojë pune në pozicionin “Inspektor” në drejtorinë rajonale, 2 (dy) vite në drejtorinë qendrore të inspektorateve qendrore apo të strukturave të tjera inspektuese ose 1 (një)vit në Inspektoratin e Përgjithshëm.
- Të plotësojë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
III.PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
- Mbulon veprimtarinë për ushtrimin e përgjegjësive dhe kompetencave në fushën e ndërtimit dhe planifikimit brenda territorit të qarkut, në koordinim me Drejtorinë e Inspektimit të Territorit dhe Planifikimit qendër dhe me miratim të Kryeinspektorit.
- Në përputhje me orientimet e instancave eprore, vendos kontakte të vazhdueshme me IMT- të, institucionet e tjera të pushtetit vendor, instancat që ushtrojnë pushtetin e deleguar ekzekutiv në nivel lokal, strukturat rajonale të inspektorateve të tjera shtetërore, grupet e interesit në funksion të sigurimit të një mbështetjeje sa më të gjerë publike dhe krijimit të raporteve institucionale, të nevojshme gjatë ushtrimit të veprimtarisë.
- Merr masa organizative për ushtrimin në vijmësi të kontrollit mbi territorin në juridiksion.
- Përgjigjet drejtpërdrejte për aspektin organizativ dhe efektivitetin e kontrolleve dhe inspektimit pranë IMT- ve dhe/ose subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e ndërtimit.
- Përgatit dhe propozon për miratim, pranë instancave eprore, masa operacionale, teknike dhe organizative në rastet e ndërhyrjeve për ekzekutim.
- Jep mendimin e tij për aktet proceduriale të mbajtura nga Sektori, si dhe për probleme të veçanta që i ngarkohen për trajtim dhe vlerësim dhe ia paraqet eprorit.
IV.DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- Kërkesa për punësim;
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penalitetit;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
V.AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë:Rruga “Muhedin Llagami”,Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë. Afati i fundit: 14/08/2026.
VI.FAZAT E KONKURRIMIT
1.Vlerësimi Paraprak
Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes në detyrë 17/08/2026.
2.Testimi dhe intervista
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 01/09/2026, ora 10:00 pranë Inspektoratit të Përgjithshëm
Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 01/09/2026, ora 14:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i
VII.FUSHAT E TESTIMIT
- Ligjin nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Ligjin nr. 9780/2007 “Për Inspektimin dhe Mbrojtjen e Territorit nga Ndërtimet e Kundërligjshme” i Ndryshuar me Aktin Normativ nr. 9 datë 01.10.2025;
- Ligjin nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” i ndryshuar me Aktin Normativ nr. 8 datë 01.10.2025;
- Ligjin nr 8402 datë 10.9.1998 “Për Kontrollin dhe Disiplinimin e Punimeve të Ndërtimit” i ndryshuar me Aktin Normativ nr. 7 datë 01.10.2025;
- Ligjin nr 9290, datë 7.10.2004 “Për Produktet e Ndërtimit”, i ndryshuar me Ligjin nr.19/2013
VIII.MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Vlerësimi behet sipas kësaj skeme:
a. 40 (dyzet) pikë për testimin me shkrim;
b. 40 (dyzet) pikë për intervistën me gojë;
c. 20 (njëzet) pikë për vlerësimin e dokumentacionit, që konsiston në vlerësimin e përvojës, trajnimeve dhe certifikimeve të lidhura me fushën e inspektimit.