Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të...
Dy rrugë të drejtpërdrejta për të hyrë në shërbimet kryesore të portalit.
Hyr si institucion, inspektor ose subjekt për të ndjekur proceset në mënyrë elektronike.
Paraqit një ankesë, shqetësim ose kërkesë për
inspektim në një rrjedhë të qartë.
Raporte vjetore, udhezime procedurale
dhe materiale te tjera zyrtare.
Based on Article 7 of Law no. 33/2022, “On Open Data and the Reuse of Public Sector Information,” every person has the right to reuse existing documents of a public sector body for commercial or non-commercial purposes, in accordance with the provisions of this law.
The public sector body determines the list of existing documents that can be provided in an open data format and makes it publicly available.
A unified platform for inspectors, institutions, and entities, enabling the planning, execution, and reporting of inspections electronically.
Platforma ndihmon institucionet të organizojnë, ndjekin dhe raportojnë
proceset e inspektimit në mënyrë të strukturuar.
Platforma ndihmon institucionet të organizojnë, ndjekin dhe raportojnë
proceset e inspektimit në mënyrë të strukturuar.
Platforma ndihmon institucionet të organizojnë, ndjekin dhe raportojnë
proceset e inspektimit në mënyrë të strukturuar.
Plotëso me kujdes të dhënat dhe përshkruaj në mënyrë sa më të
detajuar çështjen që dëshiron të raportosh. Kjo rrjedhë synon
trajtim më të shpejtë, më transparent dhe më efikas.
info@ip.gov.al
+355 69 1234567
Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.
Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.
Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.
Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.
Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit