Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të inspektoratit Qendror dhe Inspektoratit të Përgjithshëm”, të Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, ”Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 708, datë 9.9.2020 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Urdhrit të Kryeministrit nr.7, datë 10.01.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Rregullores së Brendshme për organizimin dhe Funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të miratuar me Urdhrin nr. 297, datë 23.6.2022 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe në vijim të shpalljes së datës 20.04.2026,
Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurën e pranimit të kandidatëve për jashtë sistemit të inspektimit, duke qenë se pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë nuk ka kandidatë të kualifikuar për pozicionin:
Drejtor në Drejtorinë e Menaxhimit të Riskut dhe Koordinimit të Kontrollit Zyrtar në Drejtorinë e Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit
– Klasa II-1 (1 vakantë)
Kërkesat që duhet të plotësojë kandidati:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos ketë marrë masë disiplinore largimi nga puna 5 vitet e fundit;
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” ose diplomë të nivelit “Master Profesional” ose diplomë të nivelit “Master i Shkencave” /“Master professional”, të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike” ose të barazvlefshme me to, në fushat: Mjekësi Veterinare/ Bioteknologji Ushqimore/ Shkencat dhe Teknologjitë Ushqimore/ Shkencat e ushqimit dhe të ushqyerit / Mercologji / Inxhinieri Agroushqimore në profilet Vreshtari- Enologji /Teknologji Agroushqimore / Inxhinieri Agrare në profilet – Zootekni – Zootekni dhe Siguria e Produkteve Blegtorale–Akuakulturë dhe Peshkim/ Inxhinieri Agrare në profilet Mbrojtje Bimësh/ Hortikulturë/ Prodhim Bimor /Agronomi e Përgjithshme/ Inxhineri Agromjedisi /Inxhinieri kimike / Inxhinieri mjedisi (kur lidhet me sigurinë ushqimore); Inxhinieri industriale (në fushën e prodhimit ushqimor); Shkencat e Natyrës: Bioteknologji Molekulare dhe Industriale/ Kimi/ Biologji/ Biokimi /Shkenca Ekonomike/ Shkenca Juridike ose në fusha të tjera që përshtaten me pozicionin e shpallur vacant Diplomat e marra jashtë vendit duhet të duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
- Të kenë njohuri të mira të procedurave administrative, si dhe në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office; Word; Excel; Power Point)
- Preferohet të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze ose një gjuhe tjetër të BE-së.
- Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune në profesion
- Preferohet të ketë eksperiencë pune në projekte ndërkombëtare apo në bashkëpunime institucionale ndërkombëtare.
- Preferohet të ketë trajnim dhe certifikime në menaxhim dhe drejtim
- Të plotësojë kërkesat e posaçme për pozicionin e punës, të përcaktuara në shpalljen për konkurim
- Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Përgjegjës për drejtimin e procesit të menaxhimit të riskut dhe koordinimit të kontrollit zyrtar në fushën e ushqimeve dhe ushqimeve për kafshë, mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore, prodhimit dhe tregtimit të duhanit si dhe produkteve të tij.
- Koordinon dhe bashkërendon kontrollin zyrtar të ushqimeve dhe ushqimeve për kafshë, të mbrojtjes së bimëve, të veprimtarive për prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe produkteve të tij, veprimtarisë së prodhimit e tregtimit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, produkteve plehëruese, si dhe të kontrollit në pikën e inspektimit kufitar të shëndetit të kafshëve, produkteve mjekësore veterinare dhe mbrojtjen e bimëve; sipas planifikimeve të kontrollit, të përcaktuara në legjislacionin e fushës përkatëse si dhe të atij për inspektimin.
- Menaxhon dhe koordinon procesin e licencimit në fushën e ushqimit, ushqimit për kafshë dhe në fushën e mbrojtjes së bimëve dhe inputeve bujqësore.
- Siguron unifikimin e praktikave të kontrollit të sigurisë së ushqimeve dhe ushqimeve për kafshë, të mbrojtjes së bimëve në shkallë vendi, në fushën e veprimtarive për prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe produkteve të tij, si dhe në fushën e veprimtarisë së prodhimit dhe tregtimit të materialit mbjellës e shumëzues bimor si dhe produkteve plehëruese.
- Bashkërendohet me DRAKU për menaxhimin e riskut me qëllim marrjen e masave parandaluese e korrigjuese në lidhje me njoftimet që vijnë nga RASFF apo informacionet nga burime të tjera dhe informon Drejtorin e Përgjithshëm, Drejtorin e Vlerësimit të Riskut, Drejtorin e Komunikimit të Riskut dhe Monitorimit, mbi rezultatet përfundimtare si dhe masat e marra gjatë menaxhimit të RASFF.
- Mbikqyr zbatimin e planit vjetor të inspektimit në lidhje me procedurat e ndjekura gjatë kontrollit zyrtar, bazuar në metodat më të përparuara dhe aktuale të menaxhimit të riskut.
- Është përgjegjës për mbarëvajtjen e punës në drejtori, përgatitjen çdo muaj të listëprezencës për punonjësit e drejtorisë, për mbikëqyrjen dhe menaxhimin efektiv të punonjësve të strukturës që mbulon, për ruajtjen e nivelit të tyre profesional dhe i raporton Drejtorit të Përgjithshëm në lidhje me realizimin e detyrave të ngarkuara dhe objektivat e realizuara.
- Në bashkëpunim me DRAKU inicion ngritjen e grupit të punës për monitorim në rastet e veçanta (denoncime, indicie nga te tretë, me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm).
- Përgatit raportet përkatëse sipas formatit të kërkuar për plotësimin e rekomandimeve te Raportit të Progresit, Nën-Komitetit BE-Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin mbi veprimtarinë e kryer nga drejtoria dhe është pjesë e takimeve dhe delegacionit për raportim, në lidhje me proceset me miratim nga Drejtori i Përgjithshëm.
- Udhëzon, këshillon dhe ndjek zbatimin e detyrave nga punonjësit e Drejtorisë duke pasur parasysh kërkesën për të monitoruar dhe vlerësuar aftësitë dhe performancën e tyre dhe realizon vlerësimin me shkrim të rezultateve të punës. Në rastet e konstatimit të shkeljeve disiplinore të punonjësve në varësi, i propozon Drejtorit të Përgjithshëm fillimin e ecurisë disiplinore për shqyrtimin e shkeljeve.
- Identifikon nevojën për ndryshime ligjore, si dhe propozon ndryshime apo shtesa në aktet ligjore e nënligjore me të cilat operon drejtoria gjatë ushtrimit te funksioneve.
- Përgatit raporte të rregullta mbi aktivitetet dhe detyrat e drejtorisë dhe raporton në kohë tek Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, si dhe përgatit raportin vjetor për vlerësimin e veprimtarisë së drejtorisë.
- Kryen vlerësimin e realizmit të detyrave të stafit të Drejtorisë.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penaliteti;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me kërkesën për pozicionin ku aplikohet, për konkurrimin nga jashtë, duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë, brenda datës 21/05/2026.
Rezultatet e Vlerësimit Paraprak
Në datën 25/05/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e konkurrimit nga jashtë sistemit.
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 04/06/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 04/06/2026, ora 12:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:
- Njohuritë mbi ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
- Njohuri mbi ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar,
- Njohuri mbi ligjin nr. 87/2012 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 16.8.2012, të Këshillit të Ministrave ‘Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre’”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 10081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 10416, datë 07.04.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, i ndryshuar;
- Njohuri mbi ligjin nr. 17/2020, datë 17.02.2020 “Për produktet plehëruese”;
- Njohuri mbi ligjin Nr. 15/2022, datë 03.02.2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 105/2016 ‘Për mbrojtjen e bimëve’.
Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimet e pozicionit të punës;
- Eksperiencat e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- Testimi me shkrim, deri në 60 (gjashtëdhjetë) pikë;
- Intervista me gojë deri në 30 (tridhjetë) pikë;
- vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 10 pikë;