NJOFTIM PËR SHPALLJE VENDE VAKANTE

Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të  inspektoratit Qendror dhe Inspektoratit të Përgjithshëm”, të Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, ”Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 708, datë 9.9.2020 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Urdhrit të Kryeministrit nr.7, datë 10.01.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Rregullores së Brendshme për organizimin dhe Funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të miratuar me Urdhrin nr. 297, datë 23.6.2022 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe në  vijim të shpalljes së datës 20.04.2026,

Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurën e pranimit të kandidatëve për jashtë sistemit të inspektimit, duke qenë se pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë nuk ka kandidatë të kualifikuar për pozicionin:

Drejtor në Drejtorinë e Menaxhimit të Riskut dhe Koordinimit të Kontrollit Zyrtar në Drejtorinë e Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

– Klasa II-1 (1 vakantë)

Kërkesat që duhet të plotësojë kandidati:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos ketë marrë masë disiplinore largimi nga puna 5 vitet e fundit;
  • Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” ose diplomë të nivelit “Master Profesional” ose diplomë të nivelit “Master i Shkencave” /“Master professional”, të përfituar në fund të studimeve   të  ciklit   të   dytë  me   120   kredite  dhe   me   kohëzgjatje   normale   2   (dy)   vite akademike” ose të barazvlefshme me to,  në  fushat:  Mjekësi Veterinare/ Bioteknologji Ushqimore/   Shkencat   dhe   Teknologjitë   Ushqimore/   Shkencat   e   ushqimit   dhe   të ushqyerit / Mercologji / Inxhinieri Agroushqimore në profilet Vreshtari- Enologji /Teknologji Agroushqimore   /   Inxhinieri   Agrare   në   profilet   –   Zootekni   –   Zootekni   dhe   Siguria   e Produkteve Blegtorale–Akuakulturë dhe Peshkim/ Inxhinieri Agrare në profilet Mbrojtje Bimësh/ Hortikulturë/  Prodhim  Bimor /Agronomi  e  Përgjithshme/ Inxhineri  Agromjedisi /Inxhinieri   kimike / Inxhinieri   mjedisi   (kur   lidhet   me   sigurinë   ushqimore);   Inxhinieri industriale   (në   fushën   e   prodhimit   ushqimor);   Shkencat   e   Natyrës: Bioteknologji  Molekulare  dhe  Industriale/  Kimi/  Biologji/  Biokimi /Shkenca Ekonomike/ Shkenca Juridike ose në fusha të tjera që përshtaten me pozicionin e shpallur vacant Diplomat e marra jashtë vendit duhet të duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
  • Të kenë njohuri të mira të procedurave administrative, si dhe në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office; Word; Excel; Power Point)
  • Preferohet të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze ose një gjuhe tjetër të BE-së.
  • Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune në profesion
  • Preferohet të ketë eksperiencë pune në projekte ndërkombëtare apo në bashkëpunime institucionale ndërkombëtare.
  • Preferohet të ketë trajnim dhe certifikime në menaxhim dhe drejtim
  • Të plotësojë kërkesat e posaçme për pozicionin e punës, të përcaktuara në shpalljen për konkurim
  • Përshkrimi i përgjithshëm i punës
  • Përgjegjës për drejtimin e procesit të menaxhimit të riskut dhe koordinimit të kontrollit zyrtar në fushën e ushqimeve dhe ushqimeve për kafshë, mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore, prodhimit dhe tregtimit të duhanit si dhe produkteve të tij.
  • Koordinon dhe bashkërendon kontrollin zyrtar të ushqimeve dhe ushqimeve për kafshë, të mbrojtjes së bimëve, të veprimtarive për prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe produkteve të tij, veprimtarisë së prodhimit e tregtimit të materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, produkteve plehëruese, si dhe të kontrollit në pikën e inspektimit kufitar të shëndetit të kafshëve, produkteve mjekësore veterinare dhe mbrojtjen e bimëve;  sipas planifikimeve të kontrollit, të përcaktuara në legjislacionin e fushës përkatëse si dhe të atij për inspektimin.
  • Menaxhon dhe koordinon procesin e licencimit në fushën e ushqimit, ushqimit për kafshë dhe në fushën e mbrojtjes së bimëve dhe inputeve bujqësore.
  • Siguron unifikimin e praktikave të kontrollit të sigurisë së ushqimeve dhe ushqimeve për kafshë, të mbrojtjes së bimëve në shkallë vendi, në fushën e veprimtarive për prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe produkteve të tij, si dhe në fushën e veprimtarisë së prodhimit dhe tregtimit të materialit mbjellës e shumëzues bimor si dhe produkteve plehëruese.
  • Bashkërendohet me DRAKU për menaxhimin e riskut me qëllim marrjen e masave parandaluese e korrigjuese në lidhje me njoftimet që vijnë nga RASFF apo informacionet nga burime të tjera dhe informon Drejtorin e Përgjithshëm, Drejtorin e Vlerësimit të Riskut, Drejtorin e Komunikimit të Riskut dhe Monitorimit, mbi rezultatet përfundimtare si dhe masat e marra gjatë menaxhimit të RASFF.
  • Mbikqyr zbatimin e planit vjetor të inspektimit në lidhje me procedurat e ndjekura gjatë kontrollit zyrtar, bazuar në metodat më të përparuara dhe aktuale të menaxhimit të riskut.
  • Është përgjegjës për mbarëvajtjen e punës në drejtori, përgatitjen çdo muaj të listëprezencës për punonjësit e drejtorisë, për mbikëqyrjen dhe menaxhimin efektiv të punonjësve të strukturës që mbulon, për ruajtjen e nivelit të tyre profesional dhe i raporton Drejtorit të Përgjithshëm në lidhje me realizimin e detyrave të ngarkuara dhe objektivat e realizuara.
  • Në bashkëpunim me DRAKU inicion ngritjen e grupit të punës për monitorim në rastet e veçanta (denoncime, indicie nga te tretë, me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm).
  • Përgatit raportet përkatëse sipas formatit të kërkuar për plotësimin e rekomandimeve te Raportit të Progresit, Nën-Komitetit BE-Shqipëri për Bujqësinë dhe Peshkimin mbi veprimtarinë e kryer nga drejtoria dhe është  pjesë e takimeve dhe delegacionit për raportim, në lidhje me proceset me miratim nga Drejtori i Përgjithshëm.
  • Udhëzon, këshillon dhe ndjek zbatimin e detyrave nga punonjësit e Drejtorisë duke pasur parasysh kërkesën për të monitoruar dhe vlerësuar aftësitë dhe performancën e tyre dhe realizon vlerësimin me shkrim të rezultateve të punës. Në rastet e konstatimit të shkeljeve disiplinore të punonjësve në varësi, i propozon Drejtorit të Përgjithshëm fillimin e ecurisë disiplinore për shqyrtimin e shkeljeve.
  • Identifikon nevojën për ndryshime ligjore, si dhe propozon ndryshime apo shtesa në aktet ligjore e nënligjore me të cilat operon drejtoria gjatë ushtrimit te funksioneve.
  • Përgatit raporte të rregullta mbi aktivitetet dhe detyrat e drejtorisë dhe raporton në kohë tek Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, si dhe përgatit raportin vjetor për vlerësimin e veprimtarisë së drejtorisë.
  • Kryen vlerësimin e realizmit të detyrave të stafit të Drejtorisë.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me kërkesën për pozicionin ku aplikohet, për konkurrimin nga jashtë, duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë, brenda datës 21/05/2026.

Rezultatet e Vlerësimit Paraprak

Në datën 25/05/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e konkurrimit  nga jashtë sistemit.

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 04/06/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 04/06/2026, ora 12:00, pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë.

Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:

  • Njohuritë mbi ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar,
  • Njohuri mbi ligjin nr. 87/2012 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 16.8.2012, të Këshillit të Ministrave ‘Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre’”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 10081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 10416, datë 07.04.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, i ndryshuar;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 17/2020, datë 17.02.2020 “Për produktet plehëruese”;
  • Njohuri mbi ligjin Nr. 15/2022, datë 03.02.2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 105/2016 ‘Për mbrojtjen e bimëve’.

Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimet e pozicionit të punës;
  • Eksperiencat e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:

  1. Testimi me shkrim, deri në 60 (gjashtëdhjetë) pikë;
  2. Intervista me gojë deri në 30 (tridhjetë) pikë;
  3. vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e  përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 10 pikë;

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit