NJOFTIM PËR SHPALLJE VENDE VAKANTE

Në zbatim të ligjit nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 893, datë 04.11.2015 “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit”, i ndryshuar, Urdhrit të Kryeministrit nr. 22, datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” i ndryshuar, si dhe Rregullores së Brendshme të IKMT, miratuar me Urdhrin e Ministrit nr. 424, datë 25.11.2020, si dhe në vijim të kërkesës për shpallje nr. 3935 prot., datë 02.07.2026,

Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele për pozicionin:

POZICION VAKANT

  • Pozicioni: Inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit
  • Struktura: Drejtoria Rajonale Tiranë
  • Institucioni: Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
  • Numri i vendeve vakante 1 (një)
  • Klasa IV-3

LËVIZJA PARALELE

I. KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSACME

Kandidati duhet të plotësoj këto kritere:

  • Të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi që nuk është shuar sipas legjislacionit përkatës;
  • Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit “mirë, “shumë mire” ose “shkëlqyeshëm”;
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së Inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të zotërojë Diplomë Bachelor /Master Profesional / Shkencor,  në të gjitha fushat e Inxhinierisë së Ndërtimit, Arkitekturës, Urbanistikës, Gjeologjisë, Inxhinierisë Mekanike;
  • Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

II. PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS

  • Mbulon veprimtarinë për ushtrimin e përgjegjësive dhe kompetencave në fushën e ndërtimit dhe planifikimit brenda territorit të qarkut, në koordinim me Drejtorinë e Inspektimit të Territorit dhe Planifikimit qendër dhe me miratim të Kryeinspektorit.
  • Punon në vijimësi për përditësimin e informacionit mbi situatën ndërtimore, si dhe njohjen e detajuar të shtrirjes gjeografike të territorit që mbulon.
  • Zbaton me përpikmëri grafikët e miratuar, apo urdhrat e veçantë të eprorit kompetent, për kontrollin dhe mbikëqyrjen sistematike të territorit.
  • Përgjigjet drejtpërdrejt për zbatimin e ligjshmërisë dhe respektimin e etikës zyrtare dhe korrektesës në marrëdhënie me subjektet që i nënshtrohen procedurave të kontrollit dhe inspektimit.
  • Përgjigjet drejtpërdrejt për zbatimin e ligjshmërisë dhe ushtrimin e përgjegjësive proceduriale të kontrollit të inspektimit

III. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  • Kërkesën për punësim;
  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass;
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

IV. AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT

Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë:Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë.

Afati i fundit: 20/07/2026.

V. FAZAT E KONKURRIMIT

1. Vlerësimi Paraprak

  • Shpallja  e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin  kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele 23/07/2026.

2. Intervista me gojë

  • Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 04/08/2026, ora 11:00, pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë.

VI. FUSHAT E TESTIMIT

Testimi do të përfshijë njohuri mbi:

  • Ligjin nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  • Ligjin nr. 9780/2007 “Për Inspektimin dhe Mbrojtjen e Territorit nga Ndërtimet e Kundërligjshme” i Ndryshuar me Aktin Normativ nr. 9 datë 01.10.2025;
  • Ligjin nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” i ndryshuar me Aktin Normativ nr. 8 datë 01.10.2025;
  • Ligjin nr 8402 datë 10.9.1998 “Për Kontrollin dhe Disiplinimin e Punimeve të Ndërtimit” i ndryshuar me Aktin Normativ nr. 7 datë 01.10.2025;
  • Ligjin nr 9290, datë 7.10.2004 “Për Produktet e Ndërtimit”, i ndryshuar me Ligjin nr.19/2013

Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen edhe në lidhje më:

  • Njohuritë profesionale, kompetencat funksionale, aftësitë e komunikimit, motivimin dhe integritetin personal.

VII: MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:

a. vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e  përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë  40 (dyzet) pikë;

b. intervista me gojë 60 (gjashtëdhjetë) pikë.

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit