Në zbatim të ligjit nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit Qendror dhe Inspektoratit të Përgjithshëm, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, Urdhrit nr. 232 datë 05.12.2024 për “Disa ndryshime në urdhrin nr. 119 datë 28.07.2022 të Kryeministrit “Për miratimin e strukturës dhe të Organikës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”, VKM nr. 241 datë 27.03.2013 “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor” si dhe të njoftimit për shpallje vende vakante të datës 24.06.2026, Inspektorati i Përgjithshëm njofton se:
Në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe të kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim për procedurën e lëvizjes paralele.
Nuk pati aplikant për pozicionet:
- Përgjegjës Sektori, Sektori i Inspektimeve të tjera Shëndetësore, Drejtoria e Koordinimit dhe Monitorimit të Inspektimit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor Qendror
- klasa III-2,
- numri i vendeve vakante 1 (një)