Në lidhje me njoftimin për shpalljen e vendit vakant për pozicionin “Inspektor”, në Sektorin e Inspektimit të Pyjeve, Drejtoria Rajonale Tiranë, pranë Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, publikuar më datë 27.08.2026, per procedurën e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele sipas linkut: https://ip.gov.al/njoftim-per-shpallje-vende-vakante-236/, lidhur me kërkesën nr. 3935 prot., datë 02.07.2026, bëhet e ditur si vijon:
Nga verifikimi i kritereve të arsimit të miratuara me Urdhrin e Inspektorit të Përgjithshëm nr 181, date 15.05.2026 “Për miratimin e kritereve të arsimit për pozicionet e punës ‘Inspektor’ në IKMT”, rezulton se fusha e arsimit “Drejtësi” nuk parashikohet ndër kriteret e arsimit të miratuara për këtë pozicion pune.
Për këtë arsye, në zbatim të aktit të sipërcituar, kriteri i arsimit në fushën “Drejtësi” hiqet nga kriteret e arsimit të shpalljes në fjalë, si korrigjim i një gabimi material.
Kriteret e arsimit të vlefshme për këtë pozicion mbeten: Inxhinieri Pyjore; Biologji; Kimi; Agronomi.
Ky njoftim korrigjon, në pjesën përkatëse, njoftimin fillestar të publikuar më datë 27.08.2026 dhe është pjesë e tij.