Komisioni i Rekrutimit dhe Ecurisë në Karrierë, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, i ngritur me anë të Urdhërit nr. 25, datë 13.02.2026, për zhvillimin e procedurës së konkurrimit për pozicionin “Zëvendësinspektor i Përgjithshëm”, si dhe në zbatim të ligjit 99/2024, “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E INSPEKTORATIT TË PËRGJITHSHËM”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE TE HOLLESISHME PER FUNKSIONIMIN E KREK”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “PËRZGJEDHJEN, EMËRIMIN, VLERËSIMIN E REZULTATEVE NË PUNË, DISIPLINËN, SHKARKIMIN DHE LIRIMIN NGA DETYRA TË KRYEINSPEKTORIT, INSPEKTORIT TË INSPEKTORATIT QENDROR DHE INSPEKTORATIT TË PËRGJITHSHËM”, në përfundim të procedurës së pranimit të kandidatëve njofton se për pozicionin Klasa II-1:
- Zëvendësinspektor i Përgjithshëm, në Inspektoratin e Përgjithshëm
– Kategoria: II-1
Kandidati fitues është:
- Z. Tomi Thomo