Komisionit i Rekrutimit dhe Ecurisë në Karrierë, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, i ngritur me anë të urdhrit Nr.84, date 08/04/2026 “Për ngritjen e Komisionit të Rekrutimit dhe Ecurisë në Karrierë (KREK), për plotësimin e vendeve vakante në pozicionin “Inspektor” pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU)”, si dhe në zbatim të ligjit Nr. 99 / 2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ligjit nr.7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të vkm nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të vkm nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të vkm nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm”, në përfundim të procedurës të pranimit të kandidatëve njofton se për pozicionin:
Inspektor (Veteriner) në Sektorin e Kontrollit në Pikën e Inspektimit Kufitar (Rinas) në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Qarku Tiranë, Klasa IV-1 (1 vakante)
Kandidati fitues është:
- Etrit Berisha