Në zbatim të ligjit nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 893, datë 04.11.2015 “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit”, i ndryshuar, Urdhrit të Kryeministrit nr. 22, datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” i ndryshuar, si dhe Rregullores së Brendshme të IKMT, miratuar me Urdhrin e Ministrit nr. 424, datë 25.11.2020, si dhe në vijim të kërkesës për shpallje nr. 3283 prot., datë 26.05.2026,
Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurën e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele, në pozicionin:
POZICIONI VAKANT
- Pozicioni: Inspektor
- Struktura:Sektori i Inspektimit të Territorit në Drejtorinë e Inspektimit të Territorit dhe Planifikimit
- Institucioni: Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
numri i vendeve vakante 1 (një)
– Klasa IV-1
I. LËVIZJA PARALELE
II. KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSAÇME
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit në njërin nga nivelet: “mirë”, “shumë mirë” ose “shkëlqyeshëm”;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së Inspektoratit Qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse;
- Të ketë përfunduar me sukses ciklin e studimeve, sipas kërkesave të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të zotërojë diplomë të nivelit master shkencor, ose master profesional, në të gjitha degët e Inxhinierisë së Ndërtimit, Arkitekturës, Urbanistikës, Inxhinierisë Mekanike;
- Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
III. PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
- Zbaton programin e punës sipas miratimit nga përgjegjësi i sektorit, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fushën e inspektimit.
- Ushtron kontrolle në sektorët e Drejtorive Rajonale të IKMT– së, në bazë të metodikave dhe programeve të miratuara, jep ndihmesë për riparimin e të metave dhe përmirësimin e punës, sipas ndarjes organizative të mbulimit territorial.
- Në zbatim të detyrave që i ngarkohen, ushtron kontrolle dhe verifikime të drejtpërdrejta, për problematika të veçanta që përfshihen në objektin e veprimtarisë të sektorit.
- Evidenton rezultatet e kontrollit dhe së bashku me zgjidhjen e dhënë prej tij, raporton konkluzionet tek përgjegjësi i sektorit.
- Sipas porosive të eprorëve, përpilon shkresa dhe materiale të ndryshme që lidhen me korrespondencën zyrtare të institucionit, duke nënshkruar kopjen e dokumentit që arkivohet.
- Mban kontakt të vazhdueshëm me Drejtoritë Rajonale të IKMT- së, në lidhje me evidentimin e problemeve të ndryshme dhe zgjidhjen e tyre, shkëmbimin e informacionit të nevojshëm, si dhe çështje të tjera.
- Në funksion të ushtrimit të iniciativës legjislative nga institucioni, merr pjesë në grupet e posaçme të punës, të ngritura me urdhër të veçantë të Kryeinspektorit, për hartimin e projekt-akteve ligjore dhe nënligjore.
- Në mbështetje të punës të strukturave të inspektimit dhe ekzekutimit në aparatin qëndror, drejtorive rajoanale të IKMT- së, aktivizohet me detyra konkrete në terren (në përputhje me profilin profesional), sipas urdhërave të dhëna nga eprorët.
- Me urdhër të eprorit kompetent, merr pjesë në komisionet e ngritura për zbatimin e procedurave të prokurimit.
IV. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penaliteti;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
V. AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, Adresa: Rr. “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Business, Kati 8, Tiranë. Afati i fundit: 17/06/2026
VI. FAZAT E KONKURRIMIT
1. Vlerësimi paraprak
- Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën për procedurën e lëvizjes paralele më datë 22/06/2026
2. Intervista me gojë
- Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 06/07/2026, ora 10:00 pranë Inspektoratit të Përgjithshëm me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
VII. FUSHAT E TESTIMIT
Testimi do të përfshijë njohuri mbi:
- Ligjin nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Ligjin nr. 9780/2007 “Për Inspektimin dhe Mbrojtjen e Territorit nga Ndërtimet e Kundërligjshme” i ndryshuar me Aktin Normativ nr. 9 datë 01.10.2025;
- Ligjin nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” i ndryshuar me Aktin Normativ nr. 8 datë 01.10.2025;
- Ligjin nr 8402 datë 10.9.1998 “Për Kontrollin dhe Disiplinimin e Punimeve të Ndërtimit” i ndryshuar me Aktin Normativ nr. 7 datë 01.10.2025;
- Ligjin nr 9290, datë 7.10.2004 “Për Produktet e Ndërtimit”, i ndryshuar me Ligjin nr.19/2013.
Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen edhe në lidhje me:
- Njohuritë profesionale, kompetencat funksionale, aftësitë e komunikimit, motivimin dhe integritetin personal.
VIII. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimi i përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 40 (dyzet) pikë;
- intervista me gojë 60 (gjashtëdhjetë) pikë.