Në zbatim të ligjit nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 893, datë 04.11.2015 “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit”, i ndryshuar, Urdhrit të Kryeministrit nr. 22, datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” i ndryshuar, si dhe Rregullores së Brendshme të IKMT, miratuar me Urdhrin e Ministrit nr. 424, datë 25.11.2020, si dhe në vijim të kërkesës për shpallje nr. 3610 prot., datë 10.06.2026,
Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele për pozicionin:
POZICION VAKANT
- Pozicioni: Inspektor në Sektorin e Inspektimit të Rezervave Ujore, Shkarkimeve dhe Monitorimit të Ujërave
- Struktura: Drejtorinë e Inspektimit të Mjedist dhe Ujërave
- Institucioni: Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
Numri i vendeve vakante 1 (një)
– Klasa IV-1
- LËVIZJA PARALELE
- KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSACME
Kandidati duhet të plotësoj këto kritere:
- Të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi që nuk është shuar sipas legjislacionit përkatës;
- Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit “mirë, “shumë mire” ose “shkëlqyeshëm”;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së Inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose “Master Profesional”, në shkencat e Inxhinieri e Mjedisit, Klima dhe Mjedisi, Kimi Industriale, Mbrojtje Mjedisi, Menaxhimi i Burimeve Natyrore, Agromjedis Ekologji.
- Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi:
- PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
- Kryen inspektime në territor për evidentimin dhe parandalimin e shfrytëzimit të paautorizuar të rezervave ujore, shkarkimeve në trupat sipërfaqësor ujor, ndotjen e peizazhit ujor (lumenj, liqene, dete) që kanë të bëjnë me veprimtari të paligjshme mjedisore sipas legjislacionit në fuqi, në përputhje me programet e miratuara të punës dhe porositë e rekomandimet e veçanta të instancave eprore.
- Zbaton programin e punës sipas miratimit nga përgjegjësi i sektorit, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fushën e inspektimit;
- Në zbatim të detyrave që i ngarkohen, ushtron kontrolle dhe verifikime të drejtpërdrejta, për problematikat të veçanta që përfshihen në objektin e veprimtarisë së sektorit;
- Evidenton rezultatet e kontrollit dhe së bashku me mendimin e tij raporton konkluzionet tek përgjegjësi i sektorit;
- Sipas porosive të eprorëve, përpilon shkresa dhe materiale të ndryshme që lidhen me korrespondencën zyrtare të institucionit, duke nënshkruar kopjen e dokumentit që arkivohet;
- Mban kontakt të vazhdueshëm me Drejtoritë Rajonale të IKMT-së në lidhje me evidentimin e problemeve të ndryshme dhe zgjidhjeve të tyre, shkëmbimin e informacionit të nevojshëm si dhe çështje të tjera;
- Në funksion të ushtrimit të iniciativës legjislative nga institucioni, merr pjesë në grupet e posaçme të punës, të ngritura me urdhër të veçantë të Kryeinspektorit, për hartimin e projekt akteve ligjore dhe nënligjore.
- DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- Kërkesa për punësim;
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penaliteti;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë:Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë. Afati i fundit: 23/06/2026.
- FAZAT E KONKURRIMIT
1. Vlerësimi Paraprak
- Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele 26/06/2026,
2. Intervista me gojë
Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 09.07.2026, ora 11:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
- FUSHAT E TESTIMIT
Testimi do të përfshijë njohuri mbi:
- Ligjin nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Ligjin nr. 9780/2007 “Për Inspektimin dhe Mbrojtjen e Territorit nga Ndërtimet e Kundërligjshme” i ndryshuar me Aktin Normativ nr. 9 datë 01.10.2025;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 10448/2011 i ndryshuar me nr.52/2020 “Për Lejet e Mjedisit”;
- Njohuritë mbi ligjin nr 9115/2003 i ndryshuar me ligjin nr. 34/2013 “ Për Trajtimin Mjedisor të Ujërave të Ndotura”;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 10431/2011 i ndryshuar me ligjin nr. 53/2020 “ Per Mbrojtjen e Mjedisit”;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 29/2024 “Për Burimet Ujore”.
Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen edhe në lidhje më:
- Njohuritë profesionale, kompetencat funksionale, aftësitë e komunikimit, motivimin dhe integritetin personal.
- MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 40 (dyzet) pikë;
- intervista me gojë 60 (gjashtëdhjetë) pikë.