Në zbatim të ligjit nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 893, datë 04.11.2015 “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit”, i ndryshuar, Urdhrit të Kryeministrit nr. 22, datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” i ndryshuar, si dhe Rregullores së Brendshme të IKMT, miratuar me Urdhrin e Ministrit nr. 424, datë 25.11.2020, si dhe në vijim të kërkesës për shpallje nr. 3688 prot., datë 15.06.2026,
Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele për pozicionin:
POZICION VAKANT
- Pozicioni: Inspektor në Sektorin e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave
- Struktura: Drejtoria Rajonale Berat
- Institucioni: Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
Numri i vendeve vakante 2 (dy)
– Klasa IV-3
- LËVIZJA PARALELE
- KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSACME
Kandidati duhet të plotësoj këto kritere:
- Të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi që nuk është shuar sipas legjislacionit përkatës;
- Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit “mirë, “shumë mire” ose “shkëlqyeshëm”;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së Inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos ketë marrë masë disiplinore largimi nga puna 5 vitet e fundit;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
- Të zotërojë Diplomë Bachelor /master profesional dhe shkencor në shkencat e Inxhinierisë së Mjedisit, Klima dhe Mjedisi, Kimi Industriale dhe Mbrojtje Mjedisi, Inxhinieri Agrare, Inxhinieri Agromjedisi dhe Ekologjike, Inxhinieri Agrare me profil shkenca Agronomike, Inxhinieri Agromjedisi, Menaxhim i Burimeve Natyrore, Biokimi, Gjeologji, Agronomi, dhe Inxhinieri nafte.
- Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi:
- PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
- Përveç detyrave të përgjithshme funksionale, në përshtatje me kushtet specifike të punës në terren dhe për ushtrimin efektiv të juridiksionit përkatës territorial dhe respektimit të skemës së brendshme hierarkike, Specialisti (Inspektori) i Drejtorisë Rajonale ushtron këto detyra të veçanta:
- Punon në vijimësi për përditësimin e informacionit mbi situatën mjedisore, si dhe njohjen e detajuar të shtrirjes gjeografike të territorit që mbulon;
- Zbaton me përpikmëri grafikët e miratuar, apo urdhërat e veçantë të eprorit kompetent, për kontrollin dhe mbikëqyrjen sistematike të territorit;
- Përgjigjet drejtpërdrejt për zbatimin e ligjshmërisë dhe respektimin e etikës zyrtare dhe korrektesës në marrëdhënie me subjektet që i nënshtrohen procedurave të kontrollit dhe inspektimit;
- Përgjigjet drejtpërdrejtë për zbatimin e ligjshmërisë, evidentimin dhe plotësimin korrekt të formularëve që dokumentojnë ushtrimin e përgjegjësive procedurale të kontrollit të inspektimit;
- Bashkërendon punën me përgjegjësin e sektorit për përmbushjen e detyrave dhe objektivave të mësipërm.
- DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- Kërkesa për punësim;
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penaliteti;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë:Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë. Afati i fundit: 26/06/2026.
FAZAT E KONKURRIMIT
1. Vlerësimi Paraprak
Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele 29/06/2026.
2. Intervista me gojë
Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 13.07.2026, ora 11:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
- FUSHAT E TESTIMIT
Testimi do të përfshijë njohuri mbi:
- Ligjin nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Ligjin nr. 9780/2007 “Për Inspektimin dhe Mbrojtjen e Territorit nga Ndërtimet e Kundërligjshme” i ndryshuar me Aktin Normativ nr. 9 datë 01.10.2025;
- Njohuritë mbi ligjin nr 9115/2003 i ndryshuar me ligjin nr. 34/2013 “ Për Trajtimin Mjedisor të Ujërave të Ndotura”;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 29/2024 “Për Burimet Ujore”.
Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen edhe në lidhje më:
- Njohuritë profesionale, kompetencat funksionale, aftësitë e komunikimit, motivimin dhe integritetin personal.
- MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 40 (dyzet) pikë;
- intervista me gojë 60 (gjashtëdhjetë) pikë.