NJOFTIM PËR SHPALLJE VENDE VAKANTE

Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, ligjit nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të  inspektoratit Qendror dhe Inspektoratit të Përgjithshëm”, si dhe të Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 708, datë 9.9.2020 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Urdhrit të Kryeministrit nr.7, datë 10.01.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Rregullores së Brendshme për organizimin dhe Funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të miratuar me Urdhrin nr. 297, datë 23.6.2022 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe kërkesës për shpallje të vendeve vakante nr.2508 prot., datë 18.05.2026.

Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele, në pozicionin:

I. POZICIONI VAKANT

Pozicioni: Inspektor (Fitosanitar)

Struktura: Sektorin e Kontrollit në Pikën e Inspektimit Kufitar (Morinë)

Institucioni: Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Qarku Kukës

Kategoria/klasa: IV-2

Numri i vendeve vakante: 1

II. LËVIZJA PARALELE

Kandidati duhet të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori.

III. KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSAÇME

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos ketë masë disiplinore të largimit nga detyra në fuqi, 
  • Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit në njërin nga nivelet: “mirë”, “shumë mirë” ose “shkëlqyeshëm”;
  • Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse.
  •  Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të zotërojë diplomë të nivelit minimal “Bachelor” në fushat e kërkuara: Inxhinieri Agrare në profilet Mbrojtje Bimësh/ Hortikulturë/ Prodhim Bimor/Agronomi e Përgjithshme/ ose në fusha të tjera që përshtaten me pozicionin e shpallur vakant.
  • Diplomat e marra jashtë vendit duhet të duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
  • Të ketë përfunduar me sukses ciklin e studimeve, sipas kërkesave të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
  • Të plotësojë kriteret dhe kërkesat e posaçme për pozicionin e punës, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

IV. PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS

  • Kryen kontrolle në Pikat e Inspektimit Kufitar (PIK) për parandalimin, hyrjen dhe përhapjen e sëmundjeve, parazitëve karantinorë si dhe për të garantuar sigurinë gjatë importit/eksportit/tranzitit të ngarkesave të produkteve të mbrojtjes së bimëve dhe të inputeve bujqësore, duhanit dhe produktet e tij dhe për një mbrojtje sa më të mirë të konsumatorëve në territorin e Republikës së Shqipërisë.
  • Kryen kontrollin e ngarkesave të mbrojtjes së bimëve dhe të inputeve bujqësore, duhanit dhe produktet e tij, të cilat hyjnë, dalin ose tranzitojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe verifikon përputhshmërinë e dokumentacionit shoqërues, të ngarkesave të importuara. Kur vërehen mangësi në dokumentacion, malli bllokohet.
  • Kryen kontrolle në doganën më të afërt jashtë PIK-ut ose në doganën më të afërt në vendin/pikën e destinacionit në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimit për kafshë dhe fitosanitetit në Ballkanin Perëndimor.
  • Kontrollon sigurinë e  ngarkesave të mbrojtjes së bimëve dhe të inputeve bujqësore, duhanit dhe produktet e tij, të cilat hyjnë, dalin ose tranzitojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ngarkesa e ushqimeve për të cilën ka dyshime, duhet të mbahet në ruajtje, brenda standardeve të lejuara, në magazinat doganore derisa të kryhet procedura e përcaktimit të sigurisë së tyre dhe procedura doganore.
  • Kontrollon certifikatat dhe dokumentet e tjera të sigurisë të cilat duhet të jenë në gjuhën shqipe dhe në gjuhen e vendit prej nga ato vijnë dhe siguron që ngarkesa e ushqimit të importuar të shoqërohet me certifikatë, në përputhje me kërkesat ndërkombëtare, për sigurinë e ushqimit që importohet.
  • Mbledh dhe organizon informacion bazë, cilësor dhe sasior, në fushën e sigurisë të mbrojtjes së bimëve dhe të inputeve bujqësore dhe e përcjellin në Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së, sipas kërkesave të saj.

V. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

VI. AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT

Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, Adresa: Rr. “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Business, Kati 8, Tiranë. 

Afati i fundit: 09/07/2026

VII. FAZAT E KONKURRIMIT

1. Vlerësimi paraprak

  • Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele: 13/07/2026

2. Intervista

  • Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 27/07/2026, ora 10:00 pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.

VIII.  FUSHAT E TESTIMIT

Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi me gojë:

  • Ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • Ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
  • Ligjin nr. Ligji nr. 10416, datë 07.04.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 17/2020, datë 17.02.2020 “Për produktet plehëruese”;
  • Ligjin nr. 15/2022, datë 03.02.2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 105/2016 “Për mbrojtjen e bimëve”.

Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen edhe në lidhje me:

  • Legjislacionin e sipërcituar, njohuritë profesionale, kompetencat funksionale, aftësitë e komunikimit, motivimin dhe integritetin personal.

IX.MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:

  • Intervista me gojë deri në 60 (gjashtëdhjetë) pikë;
  • Dokumentacioni deri në 40 (dyzet) pikë.

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit