Në zbatim të ligjit nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, Urdhrit nr. 232 datë 05.12.2024 për “Disa ndryshime në urdhrin nr. 119 datë 28.07.2022 të Kryeministrit “Për miratimin e strukturës dhe të Organikës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”, VKM nr. 241 datë 27.03.2013 “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”. si dhe në vijim të njoftimit për shpallje të datës 24.06.2026,
Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurën e pranimit të kandidatëve për jashtë sistemit të inspektimit, duke qenë se pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele nuk ka kandidatë të kualifikuar për pozicionin:
I.POZICIONI VAKANT
- Pozicioni: Inspektor
- Struktura: Sektori i Inspektimeve të tjera Shëndetësor
- Institucioni: Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Rajonale Tiranë
-Numri i vendeve vakante 1 (një)
– Klasa IV-3
II. KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSAÇME
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje:;
- Të mos ketë masë disiplinore largimi nga puna 5 vitet e fundit;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi;
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor”,nivelit “Master i Shkencave” ose “Master Profesional” në një nga fushat e studimit të ofruara në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, që përfshijnë fushat, në shkencat juridike, inxhinierike (inxhinieri mekanike, inxhinieri elektronike), mjekësore, ekonomike, të natyrës (biologji, fizikë, kimi), sociale, në përputhje me objektin e sektorit.
- Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara sipas legjislacionit shqiptar në fuqi;
- Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë pune në profesion;
- Të ketë njohuri shumë të mira në fushën e përgatitjes dhe zbatimit të metodologjive të inspektimit;
- Të ketë aftësi shumë të mira analitike dhe në hartimin e dokumenteve teknike;
- Të ketë njohuri të mira të procedurave administrative;
- Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office: Word, Excel, PowerPoint);
- Preferohet të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze ose një gjuhe tjetër të BE-së.
- Preferohet të ketë eksperiencë pune në projekte ndërkombëtare ose në bashkëpunime institucionale ndërkombëtare;
- Preferohet të ketë trajnim dhe certifikime në administrim publik
III. PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
- Kryen inspektime, sipas përcaktimeve në programimin e inspektimit.
- Zbaton procedurat dhe hapat e inspektimit sipas ligjit “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjeve e akteve të tjera nënligjore në fushën e shëndetit publik që janë në fuqi.
- Kryen detyrat që i ngarkohen konform legjislacionit në fuqi, në kohë dhe me cilësi si dhe duke respektuar me rigorozitet kërkesat dhe parimet kryesore si objektiviteti, korrektësia, konfidencialiteti, profesionalizmi etj.
- Gjatë ushtrimit të detyrës, ruan konfidencialitetin e të dhënave dhe jep informacion vetëm në bazë dhe brenda kufijve të ligjit dhe rregullores te institucionit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të dhënave që lidhen me veprimtarinë tregtare apo profesionale të subjektit të inspektimit apo personave të tjerë.
- Gjatë ushtrimit të kontrollit, është i detyruar të zbatojë të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi si dhe akte të tjera administrative që janë në funksion të veprimtarisë në fushën e inspektimeve.
- Mban lidhje të vazhdueshme me përgjegjësin e sektorit dhe i njofton ata për ecurinë dhe problemet që evidentohen gjatë ushtrimit të inspektimit dhe për masat e ndërhyrjet që kërkohen në proces në varësi të këtyre problemeve.
- I kërkon përgjegjësit të sektorit për zgjatjen e afatit të programuar për përfundimin e inspektimit, kur e gjykon të nevojshme dhe e argumenton atë me volum më të madh pune nga parashikimi apo për probleme të ndryshme të dala gjatë procesit të inspektimit.
- Bazuar në rezultatet dhe dokumentacionin e inspektimit, harton relacion inspektimi, ku pasqyrohen përfundimet e arritura nga inspektimi.
- Merr dokumente për sigurimin e provave dhe fotokopje të vërtetuara me origjinalin të dokumenteve për veprimet që kanë lidhje me inspektimin që ushtrohet.
- Në përfundim të të gjithë fazave dhe procedurave të kontrollit të çdo subjekti plotëson dosjen e kontrollit në inventarin e së cilës evidentohet dhe administratohet i gjithë dokumentacioni i kontrollit sipas kërkesave të përcaktuara.
- Dorëzon tek përgjegjësi i sektorit ose një punonjësi të autorizuar prej tij, dosjen e plotësuar si më sipër dhe me shkresën evidentuese për çdo inspektim të përfunduar.
- Mban përgjegjësi ligjore, disiplinore, administrative, sipas rastit, për vërtetësinë dhe saktësinë e rezultateve të punës së tij inspektuese.
- Inspektorët që ngarkohen me shqyrtimin e denoncimeve duhet të marrin çdo informacion dhe dokumentacion të nevojshëm nga përgjegjësi i sektorit dhe për përfundimet e procesit të njoftojnë organet përkatëse dhe subjektin denoncues.
- Merr masë administrative në rastet e konstatimit të shkeljeve ligjore së bashku me inspektorët e tjerë të grupit.
- Përgjigjet para përgjegjësit të Sektorit për realizimin e detyrave të ngarkuara.
- Mban përgjegjësi për bazën materiale të praktikave inspektuese
IV. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass;
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë;
- Dëshmi Penaliteti;
- Çdo dokumentacion tjetër, fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë), vlerësimin e fundit nga eprori direkt, vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi; trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
V. AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, Adresa: Rr. “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Business, Kati 8, Tiranë
- Afati i fundit: 16/07/2026
Rezultatet e Vlerësimit Paraprak
- Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën nga jashte sistemit 20/07/2026
- Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 06/08/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 06/08/2026, ora 12:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
VI. FUSHAT E TESTIMIT
Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:
- Ligjin nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Ligjin nr. 7643 datë 09.12.1992 “Për Inspektimin Sanitar” i ndryshuar;
- Ligjin nr. 15/2016 “Për Parandalimin dhe Luftimin e Infeksioneve dhe Sëmundjeve Infektive”, i ndryshuar;
- Ligjin Nr.10 107, datë 30.3.2009 “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
VII. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- Testimi me shkrim, deri në 60 (gjashtëdhjetë) pikë;
- Intervista me gojë deri në 30 (tridhjetë) pikë;
- vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 10 pikë;