Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm”, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 893, datë 04.11.2015 “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” i ndryshuar, Urdhrit të Kryeministrit nr. 22, datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” i ndryshuar, si dhe Rregullores së Brendshme të IKMT, miratuar me Urdhrin e Ministrit nr. 424, datë 25.11.2020, si dhe në vijim të njoftimit për shpallje të datës 16.06.2026,
Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurën e pranimit të kandidatëve për jashtë sistemit të inspektimit, duke qenë se pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë nuk ka kandidatë të kualifikuar për pozicionin:
- POZICIONI VAKANT
- Pozicioni: Përgjegjës Sektori, në Sektorin e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave
- Struktura: Drejtoria Rajonale Vlorë
- Institucioni: Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
- Numri i vendeve vakante 1 (një)
- Klasa III-2
- KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSAÇME
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos ketë masë disiplinore largimi nga puna 5 vitet e fundit;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi;
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose “Master Profesional” 120 kredite me kohëzgjatje 2 vite akademike, në shkencat e Inxhinieri e Mjedisit, Klima dhe Mjedisi, Kimi Industriale dhe Mbrojtje Mjedisi, Inxhinieri Agromjedisi dhe Ekologjike, inxhinierisë Agrare me profil shkenca Agronomike, Inxhinieri Agromjedisi, Menaxhim i Burimeve Natyrore dhe Diplomë në fushën e Inxhinierisë Navale;
- Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara sipas legjislacionit shqiptar në fuqi;
- Të ketë mbi 5 vite eksperiencë pune në administratën publike, në fusha që lidhen me inspektimin, mbrojtjen e territorit, mjedisin, burimet ujore ose administrimin e veprimtarive publike.
- Të ketë mbi 5 vite eksperiencë pune në pozicione drejtuese, koordinuese ose menaxheriale. Të ketë njohuri mbi legjislacionin administrativ, procedurat administrative dhe aktet ligjore e nënligjore në fuqi;
- Të ketë aftësi në verifikimin, kontrollin dhe monitorimin e veprimtarive në terren, si dhe në evidentimin dhe raportimin e problematikave të konstatuara;
- Të ketë aftësi për hartimin e raporteve, procesverbaleve, informacioneve, shkresave dhe dokumentacionit administrativ të nevojshëm për ushtrimin e detyrës;
- Të ketë aftësi të mira organizative, komunikuese dhe bashkëpunimi me institucionet shtetërore dhe subjektet e ndryshme;
- Të ketë njohuri në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office, Word, Excel, PowerPoint);
- Preferohet të jenë njohes të gjuhës angleze ose një gjuhe tjetër të Bashkimit Europian
III. PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
- Përveç detyrave të përgjithshme funksionale, organizative të përgjegjësit të sektorit, në përshtatje me kushtet specifike të punës në terren dhe për ushtrimin efektiv të juridiksionit përkatës territorial dhe respektimit të skemës së brendshme hierarkike, përgjegjësi i sektorit në Drejtorinë Rajonale, ushtron këto detyra dhe përgjegjësi:
- Në përputhje me orientimet e instancave eprore, vendos kontakte të vazhdueshme me institucionet e tjera të pushtetit vendor, instancat që ushtrojnë pushtetin e deleguar ekzekutiv, në nivel lokal, strukturat rajonale të inspektorateve të tjera shtetërore, grupet e interesit në funksion të sigurimit të një mbështetjeje sa më të gjerë publike dhe krijimit të raporteve institucionale, të nevojshme gjatë ushtrimit të veprimtarisë.
- Organizon punën me specialistët e sektorit me qëllim përmbushjen e detyrave të sektorit.
- Merr masa organizative për ushtrimin në vijimësi të kontrollit mbi territorin në juridiksion.
- Përgjigjet drejtpërdrejt për aspektin organizativ dhe efektivitetin e kontrolleve dhe inspektimit ne Drejtori.
- Përgatit dhe propozon për miratim, pranë instancave eprore, masa operacionale, teknike dhe organizative në rastet e ndërhyrjeve për ekzekutim.
IV. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass;
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë
- Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë;
- Dëshmi Penaliteti;
- Çdo dokumentacion tjetër, fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë), vlerësimin e fundit nga eprori direkt, vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi; trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
V. AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, Adresa: Rr. “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Business, Kati 8, Tiranë.
Afati i fundit: 19/07/2026
Rezultatet e Vlerësimit Paraprak
- Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën nga jashte sistemit 22/07/2026
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 7/08/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 7/08/2026, ora 12:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
VI. FUSHAT E TESTIMIT
Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:
- Ligjin nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Ligjin nr. 9780/2007 “Për Inspektimin dhe Mbrojtjen e Territorit nga Ndërtimet e Kundërligjshme” I ndryshuar me Aktin Normativ nr. 9 datë 01.10.2025;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 10448/2011 i ndryshuar me nr.52/2020 “Për Lejet e Mjedisit”;
- Njohuritë mbi ligjin nr 9115/2003 i ndryshuar me ligjin nr. 34/2013 “ Për Trajtimin Mjedisor të Ujërave të Ndotura”;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 10431/2011 i ndryshuar me ligjin nr. 53/2020 “ Per Mbrojtjen e Mjedisit”;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 29/2024 “Për Burimet Ujore”.
VII. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- Testimi me shkrim, deri në 60 (gjashtëdhjetë) pikë;
- Intervista me gojë deri në 30 (tridhjetë) pikë;
- vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 10 pikë;