Në zbatim të ligjit nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, Urdhrit nr. 232 datë 05.12.2024 për “Disa ndryshime në urdhrin nr. 119 datë 28.07.2022 të Kryeministrit “Për miratimin e strukturës dhe të Organikës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”, VKM nr. 241 datë 27.03.2013 “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor”, si dhe në vijim të kërkesës për shpallje nr. 894 prot., datë 07.07.2026,
Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele për pozicionin:
POZICION VAKANT
- Pozicioni: Inspektor
- Institucioni: Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Rajonale Durrës
- Numri i vendeve vakante 2 (dy)
- Klasa IV-3
LËVIZJA PARALELE
- KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSACME
Kandidati duhet të plotësoj këto kritere:
- Të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi që nuk është shuar sipas legjislacionit përkatës;
- Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit “mirë, “shumë mire” ose “shkëlqyeshëm”;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së Inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor”, nivelit “Master i Shkencave” ose “Master Profesional” në një nga fushat e studimit të ofruara në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, që përfshijnë fushat, në shkencat juridike, inxhinierike (inxhinieri mekanike, inxhinieri elektronike), mjekësore, ekonomike, të natyrës (biologji, fizikë, kimi), sociale, në përputhje me objektin e sektorit dhe sipas përcaktimeve të miratuara nga Inspektori i Përgjithshëm.
- Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njehsuara sipas legjislacionit shqiptar.
- Të ketë përfunduar me sukses ciklin e studimeve, sipas kërkesave të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
- Të plotësojë kriteret dhe kërkesat e posaçme për pozicionin e punës sipas kërkesave të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
II. PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
- Kryen inspektime, sipas përcaktimeve në programimin e inspektimit.
- Zbaton procedurat dhe hapat e inspektimit sipas ligjit Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjeve e akteve të tjera nënligjore në fushën e shëndetit publik që janë në fuqi.
- Kryen detyrat që i ngarkohen konform legjislacionit në fuqi, në kohë dhe me cilësi si dhe duke respektuar me rigorozitet kërkesat dhe parimet kryesore si objektiviteti, korrektësia, konfidencialiteti, profesionalizmi etj.
- Gjatë ushtrimit të detyrës, ruan konfidencialitetin e të dhënave dhe jep informacion vetëm në bazë dhe brenda kufijve të ligjit dhe rregullores te institucionit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të dhënave që lidhen me veprimtarinë tregtare apo profesionale të subjektit të inspektimit apo personave të tjerë.
- Gjatë ushtrimit të kontrollit, është i detyruar të zbatojë të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi si dhe akte të tjera administrative që janë në funksion të veprimtarisë në fushën e inspektimeve.
- Mban lidhje të vazhdueshme me përgjegjësin e sektorit dhe i njofton ata për ecurinë dhe problemet që evidentohen gjatë ushtrimit të inspektimit dhe për masat e ndërhyrjet që kërkohen në proces në varësi të këtyre problemeve.
- I kërkon përgjegjësit të sektorit për zgjatjen e afatit të programuar për përfundimin e inspektimit, kur e gjykon të nevojshme dhe e argumenton atë me volum më të madh pune nga parashikimi apo për probleme të ndryshme të dala gjatë procesit të inspektimit.
- Bazuar në rezultatet dhe dokumentacionin e inspektimit, harton relacion inspektimi, ku pasqyrohen përfundimet e arritura nga inspektimi.
- Merr dokumente për sigurimin e provave dhe fotokopje të vërtetuara me origjinalin të dokumenteve për veprimet që kanë lidhje me inspektimin që ushtrohet.
- Në përfundim të të gjithë fazave dhe procedurave të kontrollit të çdo subjekti plotëson dosjen e kontrollit në inventarin e së cilës evidentohet dhe administratohet i gjithë dokumentacioni i kontrollit sipas kërkesave të përcaktuara.
- Dorëzon tek përgjegjësi i sektorit ose një punonjësi të autorizuar prej tij, dosjen e plotësuar si më sipër dhe me shkresën evidentuese për çdo inspektim të përfunduar.
- Mban përgjegjësi ligjore, disiplinore, administrative, sipas rastit, për vërtetësinë dhe saktësinë e rezultateve të punës së tij inspektuese.
- Inspektorët që ngarkohen me shqyrtimin e denoncimeve duhet të marrin çdo informacion dhe dokumentacion të nevojshëm nga përgjegjësi i sektorit dhe për përfundimet e procesit të njoftojnë
organet përkatëse dhe subjektin denoncues.
- Merr masë administrative në rastet e konstatimit të shkeljeve ligjore së bashku me inspektorët e tjerë të grupit.
- Përgjigjet para përgjegjësit të Sektorit për realizimin e detyrave të ngarkuara.
- Mban përgjegjësi për bazën materiale të praktikave inspektuese.
III. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- Kërkesa për punësim;
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penaliteti;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
IV. AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
Afati i fundit: 27/07/2026.
V. FAZAT E KONKURRIMIT
1. Vlerësimi Paraprak
- Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele 30 /07/2026,
2. Intervista me gojë
Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 11/08/2026, ora 11:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
VI. FUSHAT E TESTIMIT
Kandidatët gjatë testimit me shkrim do të vlerësohen në lidhje me:
- Ligjin nr. 99/2024 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 7643 datë 09.12.1992 “Për Inspektimin Sanitar” i ndryshuar;
- Ligjin nr. 15/2016 “Për Parandalimin dhe Luftimin e Infeksioneve dhe Sëmundjeve Infektive”, i ndryshuar;
- Ligjin Nr.10 107, datë 30.3.2009 “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”.
Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen edhe në lidhje më:
- Njohuritë profesionale, kompetencat funksionale, aftësitë e komunikimit, motivimin dhe integritetin personal.
- MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 40 (dyzet) pikë;
- intervista me gojë 60 (gjashtëdhjetë) pikë.