Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të Inspektoratit të Përgjithshëm”, Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 893, datë 04.11.2015 “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” i ndryshuar, Urdhrit të Kryeministrit nr. 22, datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” i ndryshuar, si dhe Rregullores së Brendshme të IKMT, miratuar me Urdhrin e Ministrit nr. 424, datë 25.11.2020, si dhe në vijim të njoftimit për shpallje të datës 13.07.2026,
Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurën e pranimit të kandidatëve për jashtë sistemit të inspektimit, duke qenë se pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë nuk ka kandidatë të kualifikuar për pozicionin:
- POZICIONI VAKANT
- Pozicioni: Përgjegjës Sektori, në Sektorin e Monitorimit dhe Analizës se Riskut
- Struktura: Drejtoria e Inspektimit të Pyjeve
- Institucioni: Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit
- Numri i vendeve vakante 1 (një)
- Klasa III-2
- KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSAÇME
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos ketë masë disiplinore largimi nga puna 5 vitet e fundit;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi;
- Të zotërojë Diplomë master shkencor/profesional me 120 kredite dhe me kohëzgjatje 2 vite, në shkencën e Inxhinierisë Pyjore;
- Diplomat e marra jashtë vendit duhet të jenë të njehsuara sipas legjislacionit shqiptar në fuqi;
- Kandidati duhet të ketë eksperiencë pune, në fushën e pyjeve, në administratën publike;
- Të zotërojë njohuri të mira të legjislacionit në fushën e pyjeve dhe procedurave të inspektimit.
- Të ketë aftësi për organizimin, drejtimin dhe koordinimin e punës së sektorit, si dhe për planifikimin e aktiviteteve të kontrollit dhe monitorimit.
- Të ketë aftësi në hartimin e planeve të punës, raporteve analitike, informacioneve dhe dokumentacionit administrativ;
- Të ketë aftësi drejtuese dhe vendimmarrëse, si dhe përvojë në menaxhimin dhe koordinimin e proceseve të punës.
- Të ketë aftësi për të punuar nën presion, për të respektuar afatet dhe për të marrë vendime në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office: word, Excel, PowerPoint).
- Të ketë aftësi të sistemeve të informacionit gjeografik (GIS/GPS) për monitorimin e sipërfaqeve pyjore përmes satelitit apo hartave digjitale.
- Preferohet të ketë trajnim dhe certifikime të ndryshëm në fushën e Pyjeve.
- Preferohet të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze ose një gjuhe tjetër të BE-së.
- PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
- Kontrollon përditësimin e regjistrit të të dhënave statistikore, mbi aktivitetet e paligjshme në fondin pyjor, kullosor e atë të gjuetisë, me rubrikat dhe përmbajtjen përkatëse, procedime penale, zjarre në pyje e të tjera.
- Ndjek korrespondencën e evidencave të sektoreve të inspektimit në pyje të Drejtorive Rajonale.
- Kontrollon dokumentacionin dhe kontratat e të gjitha subjekteve që ushtrojnë aktivitet në fondin pyjor dhe kullosor në Republikën e Shqipërisë.
- Kontrollon hartimin e strategjive dhe planeve operative nga organet e qeverisjes vendore në kuadër të parandalimit të zjarreve në pyje dhe kullota.
- Hartojnë programin vjetor e mujor të kontrollit duke u mbështetur në metodologjinë e vlerësimit të riskut.
- Kontrollon dokumentacionin për heqjen e sipërfaqes nga fondi pyjor dhe rehabilitimin e tij, nga subjektet që ushtrojnë aktivitet ekonomik në fondin pyjor e kullosor në pronësi shtetërore apo private.
- Monitoron në mënyrë të vazhdueshme sistemin elektronik të monitorimit të pyjeve në Republikën e Shqipërisë.
- Rakordon me inspektorët në Drejtoritë Rajonale dhe sektorët e tjerë, informacionin e konstatuar nga monitorimi i kamerave dhe informacione të ndryshme.
- Mban kontakt të pandërprerë me inspektorët e Drejtorive Rajonale për mbarëvajtjet e zbatimit të ligjit në pyje, kullota dhe gjuetinë e paligjshme.
- Përgjigjet për përgatitjen e raporteve paraprake periodike apo me kërkesë të Drejtorit, për gjendjen e pyjeve, kullotave, faunës së egër, gjuetisë dhe bimëve eterovajore në nivel kombëtar, bazuar në raportet e inspektimit dhe raportet e dërguara nga sektori përkatës i Drejtorisë Rajonale të IKMT – së.
- Harton dhe ndjek realizimin e detyrave të parashikuara në planet mujore dhe vjetore të punës së sektorit, duke evidentuar problemet që dalin, si dhe sugjeron dhe propozon zgjidhje te eprorët e tij.
- Përgatit programin vjetor të inspektimit mbi bazën e riskut, si dhe raportin vjetor të inspektimeve i cili i përcillet Drejtorit dhe Kryeinspektorit.
IV. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass;
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë
- Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë;
- Dëshmi Penaliteti;
- Çdo dokumentacion tjetër, fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë), vlerësimin e fundit nga eprori direkt, vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi; trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.
V. AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, Adresa: Rr. “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Business, Kati 8, Tiranë.
- Afati i fundit: 02/08/2026
Rezultatet e Vlerësimit Paraprak
- Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën nga jashtë sistemit 05/08/2026
- Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 19/08/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 19/08/2026, ora 12:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
VI. FUSHAT E TESTIMIT
Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:
- Ligji Nr.99/2024, datë 12.09.2024, “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”
- Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Ligji 57/2020, datë 30.04.2020, “Për pyjet ne Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
- Ligji Nr.10120, datë 23.04.2009, “Për mbrojtjen e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore, tanifere natyrore”, i ndryshuar
- Ligji Nr.10 279, datë 20.05.2010, “Për Kundërvajtjet Administrative”
- Ligji Nr.10 006, datë 23.10.2008 “Për mbrojtjen e faunës së egër”, i ndryshuar
- Ligji Nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, i ndryshuar
- Ligji Nr.10 253, datë 11.03.2010, “Për Gjuetinë”
- Vendim Nr.604, datë 20.10.2021, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Brendshme”
- Ligji Nr. 9693, datë 19.03.2007, “Për fondin kullosor”, i ndryshuar.
VII. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- Testimi me shkrim, deri në 60 (gjashtëdhjetë) pikë;
- Intervista me gojë deri në 30 (tridhjetë) pikë;
- vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 10 pikë;