Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ligjit Nr.7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për kategorinë Përgjegjës Sektori dhe specialist, për grupin e pozicioneve:
- Specialist në Sektorin e Prokurimeve dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë Ekonomike dhe e Burimeve Njerëzore, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm
– Kategoria: IV-2. (1 vakantë)
Kandidatët për pozicionin “specialist” duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” ose “Master Shkencor”, në Shkenca Ekonomike/Informatike ose të barasvlershme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë.
- Të ketë paktën 1 (një) vit përvojë pune në profesion;
- Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi penalitetit;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet që lidhen me fushën mundësisht preferohet të zotërojë titullin kontabilist i miratuar, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me një kërkesë ku ju specifikoni pozicionin ku dëshironi të konkurroni, duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë, brenda datës 11.04.2026.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- vlerësimi i jetëshkrimit të kandidatëve: që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën;
- intervista me gojë ku zhvillohet intervistimi i kandidatëve, i cili synon të evidentojë formimin e përgjithshëm, si dhe vizionin e tyre mbi veprimtarinë e Inspektoratit të Përgjithshëm dhe për pozicionin që konkurron.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatëve është 100, të cilat ndahen përkatësisht:
- për vlerësimin e jetëshkrimit (CV) të kandidatëve, deri në 60 pikë;
- për intervistën me gojë, deri në 40 pikë;
Kandidatët konkurrues kualifikohen nëse në total ka fituar mbi 70 pikë nga 100 pikë të mundshme, gjatë fazës së vlerësimit.
Intervista me gojë për pozicionet specialist do të zhvillohet në ambientet e Inspektoratit të Përgjithshëm, në datën 16/04/2026,ora 15:00.
4
SHPALLJE VENDE VAKANTE
Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ligjit Nr.7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për kategorinë specialist:
- Specialist në Sektorin e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë Ekonomike dhe e Burimeve Njerëzore, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm
– Kategoria: IV-2. (1 vakantë)
Candidates must meet the specific requirements as follows:
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” ose të jetë në proces ndjekjeje të studimeve të ciklit të dytë master, në Shkenca Ekonomike/ Shkenca Juridike/ Shkenca Sociale ose të barasvlershme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë.
- Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi penalitetit;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet që lidhen me fushën mundësisht preferohet të zotërojë titullin kontabilist i miratuar, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me një kërkesë ku ju specifikoni pozicionin ku dëshironi të konkurroni, duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Frosina Plaku”, Nr. 58, Godina e Observatorit, Kati 0, 1028, Tiranë, brenda datës 24/10/2025.
5
SHPALLJE VENDE VAKANTE
Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ligjit Nr.7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për kategorinë Shofer:
- Shofer në Sektorin e Prokurimeve dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë Ekonomike dhe e Burimeve Njerëzore, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm
– Kategoria: III. (1 vakantë)
Candidates must meet the specific requirements as follows:
- Të zotërojnë diplomë në arsimin e mesëm;
- Të zotërojnë patentë, kategoria B;