Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, ligjit nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të inspektoratit Qendror dhe Inspektoratit të Përgjithshëm”, si dhe të Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, ”Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 708, datë 9.9.2020 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Urdhrit të Kryeministrit nr.7, datë 10.01.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Rregullores së Brendshme për organizimin dhe Funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të miratuar me Urdhrin nr. 297, datë 23.6.2022 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,
Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurat e pranimit të kandidatëve për lëvizjen paralele, si dhe konkurrimit për ngritjen në detyrë, në Inspektoratin e Përgjithshëm, në pozicionin:
I. POZICIONI VAKANT
- Pozicioni: Inspektor (Veteriner)
- Struktura: Sektori i Kontrollit në Pikën e Inspektimit Kufitar (Hani Hotit)
- Institucioni: Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Qarku Shkodër
Numri i vendeve vakante: 2 (dy)
Kategoria/klasa: IV-2
II. Lëvizja Paralele
Kandidati duhet të jetë i konfirmuar në pozicione me funksione inspektimi brenda së njëjtës kategori.
III. KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSAÇME
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit në njërin nga nivelet: “mirë”, “shumë mirë” ose “shkëlqyeshëm”;
- Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse.
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” në fushat Mjekësi Veterinare/ Bioteknologji Ushqimore/ Shkencat dhe Teknologjitë Ushqimore/ Shkencat e ushqimit dhe të ushqyerit /Mercologji/ Inxhinieri Agroushqimore në profilet Vreshtari- Enologji /Teknologji Agroushqimore /Inxhinieri Agrare në profilet – Zootekni – Zootekni dhe Siguria e Produkteve Blegtorale–Akuakulturë dhe Peshkim/ Bioteknologji Molekulare dhe Industriale/ Kimi/ Biologji/ Biokimi ose në fusha të tjera që përshtaten me pozicionin e shpallur vakant.
- Diplomat e marra jashtë vendit duhet të duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
- Të ketë përfunduar me sukses ciklin e studimeve, sipas kërkesave të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
- Të kenë njohuri të mira të procedurave administrative, si dhe në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office; Word; Excel; Power Point);
- Të plotësojë kriteret dhe kërkesat e posaçme për pozicionin e punës, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
IV. PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
Inspektori:
- Kryen kontrolle zyrtare në pikat e inspektimit kufitar për parandalimin, hyrjen apo përhapjen e sëmundjeve, parazitëve karantinorë, si dhe për të garantuar sigurinë gjatë importit/eksportit/tranzitit të ngarkesave të ushqimit dhe ushqimit për kafshë me origjinë shtazore, si dhe shëndetit të kafshëve dhe produkteve mjekësore veterinare.
- Kryen kontrollin e ngarkesave të ushqimit, ushqimit për kafshë me origjinë shtazore dhe të shëndetit të kafshëve, produkteve mjekësore veterinare, të cilat hyjnë, dalin ose tranzitojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe verifikon përputhshmërinë e dokumentacionit shoqërues të ngarkesave të importuara. Kur vërehen mangësi në dokumentacion, malli bllokohet.
- Kryen kontrolle në doganën më të afërt jashtë PIK-ut ose në doganën më të afërt në vendin /pikën e destinacionit në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimit për kafshë dhe fitosanitetit në Ballkanin Perëndimor.
- Kontrollon sigurinë e ngarkesave të ushqimit, ushqimit për kafshë me origjinë shtazore, të shëndetit të kafshëve, produkteve mjekësore veterinare, të cilat hyjnë, dalin ose tranzitojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ngarkesa e ushqimeve për të cilën ka dyshime, duhet të mbahet në ruajtje, brenda standardeve të lejuara, në magazinat doganore derisa të kryhet procedura e përcaktimit të sigurisë së tyre dhe procedura doganore.
- Inspektori i ushqimit dhe ushqimit për kafshë meorigjinë shtazore, në pikat e inspektimit kufitar, për të verifikuar sigurinë e ushqimit të importuar, ka të drejtë të marrë mostra pa pagesë dhe t’i dërgojë ato në laboratorët përkatës për kryerjen e analizave, në bazë të planit të hartuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe të miratuar nga ministri përgjegjës për ushqimin.
- Kontrollon certifikatat dhe dokumentet e tjera të sigurisë të cilat duhet të jenë në gjuhën shqipe dhe në gjuhen e vendit prej nga ato vijnë dhe siguron që ngarkesa e ushqimit të importuar të shoqërohet me certifikatë, në përputhje me kërkesat ndërkombëtare, për sigurinë e ushqimit që importohet.
- Mbledh dhe organizon informacion bazë, cilësor dhe sasior, në fushën e sigurisë së ushqimeve dhe të ushqimeve për kafshë me origjinë shtazore, të shëndetit të kafshëve, të produkteve mjekësore veterinare dhe e përcjellin në Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së, sipas kërkesave të saj.
V. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penaliteti;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
VI. AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, Adresa: Rr. “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Business, Kati 8, Tiranë. Afati i fundit: 07.05.2026
VII. FAZAT E KONKURRIMIT
1. Vlerësimi paraprak
- Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele: 11.05.2026
2. Testimi dhe intervista
- Intervista me gojee do të zhvillohet në datën 25.05.2026, ora 10:00 pranë Inspektoratit të Përgjithshëm
VIII. FUSHAT E TESTIMIT
Testimi do të përfshijë njohuri mbi:
- Ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Ligjin nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar;
- Ligjin nr. 10465, datë 29.09.2011 “Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
IX. VLERËSIMI I KANDIDATËVE
Vlerësimi bëhet sipas kësaj skeme:
- Intervista me gojë – deri në 60 pikë;
- Dokumentacioni – deri në 40 pikë.
I. NGRITJA NË DETYRË
Nëse pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele nuk ka kandidatë të kualifikuar ose nuk rezulton asnjë fitues, do të vijohet me procedurën e ngritjes në detyrë
II. KRITERET E PËRGJITHSHME DHE TË POSAÇME
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- Të ketë vlerësimin e rezultateve në punë për vitin e fundit në njërin nga nivelet: “mirë”, “shumë mirë” ose “shkëlqyeshëm”;
- Të zotërojë njohuritë në fushën e veprimtarisë së inspektoratit qendror, në përputhje me objektin e inspektimit në fushën përkatëse.
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” në fushat Mjekësi Veterinare/ Bioteknologji Ushqimore/ Shkencat dhe Teknologjitë Ushqimore/ Shkencat e ushqimit dhe të ushqyerit /Mercologji/ Inxhinieri Agroushqimore në profilet Vreshtari- Enologji /Teknologji Agroushqimore /Inxhinieri Agrare në profilet – Zootekni – Zootekni dhe Siguria e Produkteve Blegtorale–Akuakulturë dhe Peshkim/ Bioteknologji Molekulare dhe Industriale/ Kimi/ Biologji/ Biokimi ose në fusha të tjera që përshtaten me pozicionin e shpallur vakant.
- Diplomat e marra jashtë vendit duhet të duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
- Të ketë përfunduar me sukses ciklin e studimeve, sipas kërkesave të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
- Të kenë njohuri të mira të procedurave administrative, si dhe në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office; Word; Excel; Power Point)
- Të plotësojë kriteret dhe kërkesat e posaçme për pozicionin e punës, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
- Të mos ketë marrë masë disiplinore largimi nga puna 5 vitet e fundit.
- Për pozicionin “Inspektor” kandidati duhet të ketë të paktën 1 (një) vit përvojë pune në pozicionin “Inspektor” në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
III. PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I DETYRËS
Inspektori:
- Kryen kontrolle zyrtare në pikat e inspektimit kufitar për parandalimin, hyrjen apo përhapjen e sëmundjeve, parazitëve karantinorë, si dhe për të garantuar sigurinë gjatë importit/eksportit/tranzitit të ngarkesave të ushqimit dhe ushqimit për kafshë me origjinë shtazore, si dhe shëndetit të kafshëve dhe produkteve mjekësore veterinare.
- Kryen kontrollin e ngarkesave të ushqimit, ushqimit për kafshë me origjinë shtazore dhe të shëndetit të kafshëve, produkteve mjekësore veterinare, të cilat hyjnë, dalin ose tranzitojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe verifikon përputhshmërinë e dokumentacionit shoqërues të ngarkesave të importuara. Kur vërehen mangësi në dokumentacion, malli bllokohet.
- Kryen kontrolle në doganën më të afërt jashtë PIK-ut ose në doganën më të afërt në vendin /pikën e destinacionit në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimit për kafshë dhe fitosanitetit në Ballkanin Perëndimor.
- Kontrollon sigurinë e ngarkesave të ushqimit, ushqimit për kafshë me origjinë shtazore, të shëndetit të kafshëve, produkteve mjekësore veterinare, të cilat hyjnë, dalin ose tranzitojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ngarkesa e ushqimeve për të cilën ka dyshime, duhet të mbahet në ruajtje, brenda standardeve të lejuara, në magazinat doganore derisa të kryhet procedura e përcaktimit të sigurisë së tyre dhe procedura doganore.
- Inspektori i ushqimit dhe ushqimit për kafshë meorigjinë shtazore, në pikat e inspektimit kufitar, për të verifikuar sigurinë e ushqimit të importuar, ka të drejtë të marrë mostra pa pagesë dhe t’i dërgojë ato në laboratorët përkatës për kryerjen e analizave, në bazë të planit të hartuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe të miratuar nga ministri përgjegjës për ushqimin.
- Kontrollon certifikatat dhe dokumentet e tjera të sigurisë të cilat duhet të jenë në gjuhën shqipe dhe në gjuhen e vendit prej nga ato vijnë dhe siguron që ngarkesa e ushqimit të importuar të shoqërohet me certifikatë, në përputhje me kërkesat ndërkombëtare, për sigurinë e ushqimit që importohet.
- Mbledh dhe organizon informacion bazë, cilësor dhe sasior, në fushën e sigurisë së ushqimeve dhe të ushqimeve për kafshë me origjinë shtazore, të shëndetit të kafshëve, të produkteve mjekësore veterinare dhe e përcjellin në Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së, sipas kërkesave të saj.
IV. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penaliteti;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
V. AFATET DHE MËNYRA E APLIKIMIT
Dokumentet dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, Adresa: Rr. “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Business, Kati 8, Tiranë. Afati i fundit: 10.05.2026
VI. FAZAT E KONKURRIMIT
1. Vlerësimi paraprak
- Shpallja e listës paraprake të kandidatëve që përmbushin kriteret dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele: 13.05.2026
2. Testimi dhe intervista
- Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 27.05.2026, ora 10:00 pranë Inspektoratit të Përgjithshëm
- Intervista me gojw do të zhvillohet në datën 27.05.2026, ora 12:00 pranë Inspektoratit të Përgjithshëm
VIII. FUSHAT E TESTIMIT
Testimi do të përfshijë njohuri mbi:
- Ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
- Ligjin nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar;
- Ligjin nr. 10465, datë 29.09.2011 “Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimet e pozicioneve të punës;
- Eksperiencat e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.
IX. VLERËSIMI I KANDIDATËVE
Vlerësimi bëhet sipas kësaj skeme:
- Testimi me shkrim – deri në 40 pikë
- Intervista me gojë – deri në 40 pikë;
- Dokumentacioni – deri në 20 pikë.