NJOFTIM PËR SHPALLJE VENDE VAKANTE

Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të  inspektoratit Qendror dhe Inspektoratit të Përgjithshëm”, si dhe të Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, ”Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 708, datë 9.9.2020 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Urdhrit të Kryeministrit nr.7, datë 10.01.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Rregullores së Brendshme për organizimin dhe Funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të miratuar me Urdhrin nr. 297, datë 23.6.2022 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe nee vijim tee njoftimit të shpalljes së datës 20.04.2026,

Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurën e pranimit të kandidatëve për jashtë sistemit të inspektimit, duke qenë se pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë nuk ka kandidatë të kualifikuar për pozicionin:

  • Kryeinspektor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Qarku Tiranë

Klasa IIII (1 vakant)

Kërkesat që duhet të plotësojë kandidati:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos ketë marrë masë disiplinore largimi nga puna 5 vitet e fundit;
  • Të zotërojë diplomë të nivelit minimal “Bachelor” ose diplomë të nivelit “Master Profesional” ose diplomë të nivelit “Master i Shkencave” /“Master profesional, të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike” ose të barazvlefshme me to, në fushat: Mjekësi Veterinare/ Bioteknologji Ushqimore/ Shkencat dhe Teknologjitë Ushqimore/ Shkencat e ushqimit dhe të ushqyerit /Mercologji/ Inxhinieri Agroushqimore në profilet Vreshtari- Enologji /Teknologji Agroushqimore /Inxhinieri Agrare në profilet – Zootekni – Zootekni dhe Siguria e Produkteve Blegtorale–Akuakulturë dhe Peshkim/ Bioteknologji Molekulare dhe Industriale/ Kimi/ Biologji/ Biokimi / Inxhinieri Agrare në profilet – Zootekni – Zootekni dhe Siguria e Produkteve Blegtorale–Akuakulturë dhe Peshkim/ Bioteknologji Molekulare dhe Industriale/ Kimi/ Biologji/ Biokimi/- Inxhinieri Agrare në profilet Mbrojtje Bimësh/ Hortikulturë/ Prodhim Bimor/Agronomi e Përgjithshme/ Shkenca Ekonomike/ Shkenca Juridike/Diploma në fushën e Sigurisë ose ose në fusha të tjera që përshtaten me pozicionin e shpallur vakant.
  • Diplomat e marra jashtë vendit duhet të duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
  • Të kenë njohuri të mira të procedurave administrative, si dhe në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office; Word; Excel; Power Point)
  • Preferohet të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze ose një gjuhe tjetër të BE-së.
  • Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune në profesion
  • Preferohet të ketë eksperiencë pune në projekte ndërkombëtare apo në bashkëpunime institucionale ndërkombëtare.
  • Preferohet të ketë trajnim dhe certifikime në menaxhim dhe drejtim
  • Të plotësojë kërkesat e posaçme për pozicionin e punës, të përcaktuara në shpalljen për konkurim
  • Përshkrimi i përgjithshëm i punës
  • Organizon, koordinon dhe menaxhon punën me cilësi dhe efektivitet për kryerjen e veprimtarisë inspektuese të drejtorisë rajonale, në fushat e saj përgjegjëse.
  • Organizon punën për analizimin dhe menaxhimin e riskut për ushqimin dhe ushqimin për kafshë, produktet e mbrojtjes së bimëve dhe inputet bujqësore.
  • Organizon punën për trajnimin e certifikimin e inspektorëve të kontrollit te ushqimit, ushqimit për kafshë, mbrojtës së bimëve dhe inputeve bujqësore.
  • Autorizon kryerjen e kontrolleve zyrtare në përputhje me planin vjetor të kontrolleve zyrtare me bazë risku të miratuar apo të akteve / urdhrave të veçantë ose të përgjithshëm të nxjerrë nga Drejtori i Përgjithshëm i AKU, Ministri dhe /ose Kryeministri.
  • Autorizon kryerjen e inspektimit në funksion të procesit të licencimit, si dhe procesit të miratimeve paraprake për njësitë e tregtimit dhe thertoret edhe lëshimin e shkresës përkatëse.
  • Autorizon kryerjen e kontrollit zyrtar në rastet e një kërkese nga OB/ ankesë/denoncimi apo informacione të marrë nga të tretët, nëse krijohet dyshimi i arsyeshëm për shkeljen e kërkesave ligjore.
  • Autorizon kryerjen e kontrollit zyrtar në kushtet e flagrancës kur nga inspektori konstatohet shkelja e një kërkese ligjore brenda fushës së tij të inspektimit.
  • Vendos për shtyrjen e kohëzgjatjes së autorizimit të inspektimit në përputhje me legjislacionin në fuqi për inspektimin.
  • Vendos për zëvendësimin e inspektorëve gjatë inspektimit, sipas ligjit; Siguron nënshkrimin e të gjitha akteve zyrtare, njoftimeve dhe informacioneve që dalin nga drejtoria si dhe siglimin e të gjitha shkresave dhe akteve zyrtare që mbërrijnë pranë protokollit.
  • Siguron planifikimin, koordinimin e punës, menaxhimin e riskut në nivel rajonal, zbatimin dhe raportimin e të gjitha aktiviteteve të kryera nga strukturat e Drejtorisë Rajonale.
  • Mbikëqyr kryerjen e praktikave dhe proceduarve të unifikuara të kontrollit zyrtar në fushën e sigurisë ushqimore, për ushqimin dhe ushqimin për kafshë, produktet e mbrojtjes së bimëve dhe inputeve bujqësore në qarkun përkatës dhe kërkon nga DP. AKU asistencë teknike të specializuar apo trajnime në rastet kur është e nevojshme.
  • Mbikëqyr kryerjen e kontrolleve paraprake zyrtare për të vërtetuar nëse janë plotësuar kërkesat tekniko-teknologjike, higjieno-sanitare, fitosanitare dhe veterinare, verifikimin e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin e pikave të tregtimit të mishit dhe licencimin e operatorëve të biznesit ushqimor, ushqimit për kafshë, produkteve të mbrojtjes së bimëve dhe inputeve bujqësore.
  • Mbikëqyr kontrollin zyrtar dhe është përgjegjës për menaxhimin e riskut dhe marrjen e masave parandaluese e korrigjuese në lidhje me njoftimet që vijnë nga RASFF dhe/ ose ankesa nga burime të tjera informative për qarkun e tij, në fushën e sigurisë ushqimore, duke siguruar të dhëna të sakta dhe kthimin e përgjigjeve në Drejtorinë e Përgjithshme.
  • Mbikëqyr kontrollin zyrtar të ushqimeve, ushqimeve për kafshë, produkteve të mbrojtjes së bimëve, inputeve bujqësore, PMV, shëndetit të kafshëve, të importuara/eksportuara dhe tranzit në Pikën e Inspektimit Kufitar që ka nën varësi.
  • Mbikëqyr dhe koordinon funksionimin efiçent të Pikave të Inspektimit Kufitar që ka nën varësi si dhe infrastrukturën, pajisjet, stafin, disiplinën në punë.
  • Bashkëpunon me pushtetin vendor, policinë e rendit dhe institucione e tjera për kryerjen e veprimeve të përbashkëta ndërhyrëse në fushën e sigurisë ushqimore.
  • Siguron informacione të nevojshme në funksion të procesit të vlerësimit të riskut në fushën e sigurisë ushqimore.
  • Koordinon punën për menaxhimin efikas të burimeve njerëzore dhe financiare të drejtorisë.
  • Kryen procesin e vlerësimit të rezultateve në punë, si dhe mbikëqyr administrimin e dokumentacionit në drejtorinë rajonale.
  • Vlerëson dhe miraton paraprakisht planet vjetore të drejtorisë me qëllim përmbushjen e funksioneve të shërbimeve të brendshme të institucionit në përputhje me rregulloren e brendshme të funksionimit të institucionit.
  • Merr pjesë dhe kontribuon në hartimin e Projekt-Buxhetit afatmesëm me qëllim sigurimin e burimeve materiale për realizimin e objektivave të drejtorisë.
  • Shpërndan punën mes sektorëve, inspektoreve dhe specialistëve të drejtorisë rajonale përkatëse, në përputhje me ligjet/vendimet/udhëzimet e miratuara apo procedurat dhe standarde të tjera me qëllim që të sigurohet cilësia dhe realizimi në kohë i objektivave të planifikuara.
  • Siguron nënshkrimin e të gjitha akteve zyrtare, njoftimeve dhe informacioneve që dalin nga drejtoria si dhe siglimin e të gjitha shkresave dhe akteve zyrtare që mbërrijnë pranë protokollit.
  • Përgatit raportin vjetor për veprimtarinë e drejtorisë rajonale të AKU- së, sipas formatit dhe udhëzimeve të Drejtorit të përgjithshëm të AKU-së.
  • Çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga legjislacioni në fuqi dhe Drejtori i Përgjithshëm.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
  • Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Rezultatet e Vlerësimit Paraprak

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me kërkesën ku për pozicionin ku aplikohet, për konkurrimin nga jashtë duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë, brenda datës 15/05/2026.

Në datën 18/05/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën jashtë sistemit të inspektimit.

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 04/06/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 04/06/2026, ora 12:00, pranë Inspektoratit  të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes,  Kati i 8,  1023, Tiranë.

Fusha e njohurive mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:

  • Njohuritë mbi ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”,
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar,
  • Njohuri mbi ligjin nr. 87/2012 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 16.8.2012, të Këshillit të Ministrave ‘Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre’”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 10081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 10416, datë 07.04.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, i ndryshuar;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 17/2020, datë 17.02.2020 “Për produktet plehëruese”;
  • Njohuri mbi ligjin Nr. 15/2022, datë 03.02.2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 105/2016 “Për mbrojtjen e bimëve”.

Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimet e pozicionit të punës;
  • Eksperiencat e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:

  1. Testimi me shkrim, deri në 60 (gjashtëdhjetë) pikë;
  2. Intervista me gojë deri në 30 (tridhjetë) pikë;
  3. vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e  përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 10 pikë;

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit e trupave inspektuese

Vijojnë takimet intensive të Inspektorit të Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, me Kryeinspektorët e inspektorateve shtetërore dhe drejtuesit  e trupave inspektuese aktuale, të cilat do ti nënshtrohen ristrukturimit dhe riorganizimit të trupave inspektuese në inspektorate qendrore, në zbatim të ligjit për inspektimin nr. 99/2024.

Gjatë takimeve u theksua rëndësia e angazhimit të plotë të të gjitha strukturave aktuale dhe ministrive përgjegjëse në realizimin dhe finalizimin me sukses të kësaj reforme.

Ristrukturimi i inspektorateve ndodhet në një fazë delikate dhe vendimtare dhe për këtë qëllim  Inspektorati i Përgjithshëm, përmes ngritjes së grupeve të posaçme të punës, do të ofrojë të gjithë asistencën e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e këtij procesi, për krijimin e strukturave optimale në ushtrimin sa më efektiv dhe eficient të veprimtarisë inspektuese.

Gjithashtu, u bë e ditur iniciativa e Inspektorit të Përgjithshëm për ngritjen e një grupi paralel pune, i cili do të punojë për harmonizimin e strukturave dhe lidhjen e pagave, me pozicionet e punës, me funksione inspektimi, në të gjitha inspektoratet qendrore, me përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm, ministritë e linjës dhe strukturat aktuale inspektuese.

Një rëndësi të veçantë pati ritheksimi i faktit se, nuk do të ketë asnjë tolerim në lidhje me zbatimin rigoroz të detyrimeve që parashikon ligji nr. 99/2024 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”  për të gjitha strukturat inspektuese. Zbatimi i plotë dhe i njëtrajtshëm i këtij ligji do të garantojë kalimin drejt një sistemi inspektimi të standardizuar, të dixhitalizuar dhe të planifikuar mbi bazë të analizës së riskut, duke rritur transparencën, efikasitetin dhe barazinë në trajtimin e subjekteve të inspektimit