Në zbatim të ligjit nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të VKM nr. 330, datë 11.06.2025, “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Përgjithshëm”, të VKM nr. 712, datë 26.11.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë”, të VKM nr. 778, datë 19.12.2025, “Për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit, inspektorit të inspektoratit Qendror dhe Inspektoratit të Përgjithshëm”, si dhe të Urdhrit të Kryeministrit nr. 144, datë 02.09.2025, ”Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Inspektoratit të Përgjithshëm”, VKM nr. 708, datë 9.9.2020 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Urdhrit të Kryeministrit nr.7, datë 10.01.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, Rregullores së Brendshme për organizimin dhe Funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të miratuar me Urdhrin nr. 297, datë 23.6.2022 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe në vijim të njoftimit të shpalljes së datës 20.04.2026,
Inspektorati i Përgjithshëm shpall procedurën e pranimit të kandidatëve për jashtë sistemit të inspektimit, duke qenë se pas përfundimit të procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë nuk ka kandidatë të kualifikuar për pozicionin:
- Inspektor (Veteriner) në Sektorin e Kontrollit në Pikën e Inspektimit Kufitar (Rinas) në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Qarku Tiranë
– Klasa IV-2 (1 vakant)
Kërkesat që duhet të plotësojë kandidati:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar e të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Bachelor” në fushat: Mjekësi Veterinare/ Bioteknologji Ushqimore/ Shkencat dhe Teknologjitë Ushqimore/ Shkencat e ushqimit dhe të ushqyerit /Mercologji/ Inxhinieri Agroushqimore në profilet Vreshtari- Enologji /Teknologji Agroushqimore /Inxhinieri Agrare në profilet – Zootekni – Zootekni dhe Siguria e Produkteve Blegtorale–Akuakulturë dhe Peshkim/ Bioteknologji Molekulare dhe Industriale/ Kimi/ Biologji/ Biokimi ose në fusha të tjera që përshtaten me pozicionin e shpallur vakant.
- Diplomat e marra jashtë vendit duhet të duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
- Të kenë njohuri të mira të procedurave administrative, si dhe në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office; Word; Excel; Power Point)
- Preferohet të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze ose një gjuhe tjetër të BE-së.
- Të ketë njohuri shumë të mira të specialitetit brenda fushës profesionale.
- Të ketë aftësi shumë të mira Komunikimi dhe Prezantimi
- Të plotësojë kërkesat e posaçme për pozicionin e punës, të përcaktuara në shpalljen për konkurim
- Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Kryen kontrolle zyrtare në pikat e inspektimit kufitar për parandalimin, hyrjen apo përhapjen e sëmundjeve, parazitëve karantinorë, si dhe për të garantuar sigurinë gjatë importit/eksportit/tranzitit të ngarkesave të ushqimit dhe ushqimit për kafshë me origjinë shtazore, si dhe shëndetit të kafshëve dhe produkteve mjekësore veterinare.
- Kryen kontrollin e ngarkesave të ushqimit, ushqimit për kafshë me origjinë shtazore dhe të shëndetit të kafshëve, produkteve mjekësore veterinare, të cilat hyjnë, dalin ose tranzitojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe verifikon përputhshmërinë e dokumentacionit shoqërues të ngarkesave të importuara. Kur vërehen mangësi në dokumentacion, malli bllokohet.
- Kryen kontrolle në doganën më të afërt jashtë PIK-ut ose në doganën më të afërt në vendin /pikën e destinacionit në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimit për kafshë dhe fitosanitetit në Ballkanin Perëndimor.
- Kontrollon sigurinë e ngarkesave të ushqimit, ushqimit për kafshë me origjinë shtazore, të shëndetit të kafshëve, produkteve mjekësore veterinare, të cilat hyjnë, dalin ose tranzitojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ngarkesa e ushqimeve për të cilën ka dyshime, duhet të mbahet në ruajtje, brenda standardeve të lejuara, në magazinat doganore derisa të kryhet procedura e përcaktimit të sigurisë së tyre dhe procedura doganore.
- Inspektori i ushqimit dhe ushqimit për kafshë meorigjinë shtazore, në pikat e inspektimit kufitar, për të verifikuar sigurinë e ushqimit të importuar, ka të drejtë të marrë mostra pa pagesë dhe t’i dërgojë ato në laboratorët përkatës për kryerjen e analizave, në bazë të planit të hartuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe të miratuar nga ministri përgjegjës për ushqimin.
- Kontrollon certifikatat dhe dokumentet e tjera të sigurisë të cilat duhet të jenë në gjuhën shqipe dhe në gjuhen e vendit prej nga ato vijnë dhe siguron që ngarkesa e ushqimit të importuar të shoqërohet me certifikatë, në përputhje me kërkesat ndërkombëtare, për sigurinë e ushqimit që importohet.
- Mbledh dhe organizon informacion bazë, cilësor dhe sasior, në fushën e sigurisë së ushqimeve dhe të ushqimeve për kafshë me origjinë shtazore, të shëndetit të kafshëve, të produkteve mjekësore veterinare dhe e përcjellin në Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së, sipas kërkesave të saj.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar sipas formatit europass:
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe listën e notave) e noterizuar. Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit;
- Vërtetim i Gjykatës së Rrethit të Shkallës së Parë
- Dëshmi Penaliteti;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, gjuhë të huaj, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Rezultatet e Vlerësimit Paraprak
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara sa më sipër, së bashku me kërkesën ku për pozicionin ku aplikohet, për konkurrimin nga jashtë duhet të dorëzohen pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë, brenda datës 15/05/2026.
Në datën 18/05/2026, Inspektorati i Përgjithshëm do të shpallë në faqen zyrtare, listën paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën jashtë sistemit të inspektimit.
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 04/06/2026, ora 10:00 dhe Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 04/06/2026, ora 12:00, pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, me adresë: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Delijorgji, Godina MD Biznes, Kati i 8, 1023, Tiranë.
Fusha e njohurive mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim:
- Njohuritë mbi ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuritë mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin”, i ndryshuar;
- Njohuri mbi ligjin nr. 10465, datë 29.09.2011 “Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
Kandidatët gjatë intervistës me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencat e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Në vlerësimin e kandidatëve përfshihen:
- Testimi me shkrim, deri në 60 (gjashtëdhjetë) pikë;
- Intervista me gojë deri në 30 (tridhjetë) pikë;
- vlerësimi i dokumentacionit, vlerësimin e përvojës, të trajnimeve të lidhura me fushën e inspektimit dhe vlerësimin e rezultateve në punë 10 pikë;